Është rindërtuar rruga e cila lidh Lisiçen e Epërme dhe atë të Poshtme

Në vend që të kushtoj 21,4 milion denarë, rikonstruktimi ka kushtuar 24 milion denarë Foto: printscreen Raporti Konevski (Komuna e Aerodromit)

Projekt: Rindërtimi rrugës lokale f. Lisiçe e Epërme – f. Lisiçe e Poshtme

Përshkrimi i projektit: Me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përmes Drejtorisë për rrugë shtetërore do të kryhet rikonstruktimit i rrugës lokale f. Lisiçe e poshtme – f. Lisiçe e epërme, me gjatësi prej 3.580 metër, me vlerë prej 21.400.000 denarë. (Afati: viti 2013-2014)

ARSYETIM:

Rruga lokale e cila lidh Lisiçen e epërme dhe të poshtme është rikonstruktuar në shtator të vitit 2013. Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Aerodromit Ivica Konevski, të dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom të ri! (Transport dhe infrastruktura, faqe 55). Për rikonstruktimin janë harxhuar 24 milion denarë, gjë që është për 2.6 milion denarë (rreth 42.000 euro) më shumë se mjetet e planifikuara në programin zgjedhor të Konevskit – 21.4 milion denarë.

Rikonstruktimi dhe zgjerimi i rrugës Lisiçe e epërme – e poshtme filloi me fillimin e mandatit të kryetarit të Komunës Aerodrom, Ivica Konevski. Në fillimin zyrtarë të punëve ndërtuese (25 prill të vitit 2013) Konevski lajmëroi se bëhet fjalë për projekt kapital, të lajmëruar edhe si një nga projektet me prioritet në programin e tij parazgjedhor, i cili realizohet në bashkëpunim me Fondin për rrugë regjionale dhe magjistrale dhe me Ministrinë e transportit dhe lidhjeve dhe pritet që të realizohet tërësisht deri në fund të vitit 2013.

Ky projekt është mjaft i rëndësishëm për banorët e Lisiçes së Epërme dhe të Poshtme, sepse me ndërtimin e kësaj rruge të dëmtuar me vite dhe të ngushtë, kjo rrugë do ju mundësojë komunikacion më të shpejtë me pjesët tjera të komunës dhe qendrës së qytetit. (Konevski)  

Me 26 shtator të vitit 2013 zyrtarisht u lëshua në përdorim rruga e sanuar mes Lisiçes së Epërme dhe të Poshtme.

Në rrugën më parë nuk ka pas mundësi të lëvizet me  vetura kur ka pasur më shumë sasi uji, dhe ka pasur edhe gropa të mëdha. Për një periudhë ka qenë e ndaluar lëvizja e autobusëve. Bëhet fjalë për investime prej 400 mijë eurosh. Kjo rrugë është një prej qindra projekteve të realizuara në periudhën e fundit, deklaroi Ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski i cili u shfaq së bashku me kryetarin e Komunës Aerodrom, Konevski në hapjen zyrtare të rrugës. 

Kjo rrugë lokale përmendet edhe në raportin e Konevskit për vitin 2013 (faqe.4), ku, mes tjerash është shkruar se “gjatësia e rrugës prej Lisiçes së Epërme deri te Lisiçja e Poshtme arrin deri në 3.5 kilometra, ndërsa gjerësia 6 metra“. Në raportin, po ashtu, është shtuar se “rikonstruktimi i rrugës Lisiçe e Epërme – dhe të Poshtme i cili doli nga kornizat e Programit për rehabilitim dhe përmirësim të rrjetit lokal në Republikën e Maqedonisë, që kushton 24 milion denarë të siguruara prej bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim“. Shumë kjo e cila për 2,6 milion denarë kalon projektin zgjedhor për këtë projekt – 21.4 milion denarë.

 

BURIMET:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.