Është rindërtuar dhe zgjeruar rruga deri në fshatin Krivollak

Rindërtimi dhe asfaltimit ka përfunduar gjashtë muaj e gjysmë pas afatit. Foto: Komuna e Negotinës.

Rindërtimi dhe zgjerimi i rrugës lokale në f. Krivollak për shkak të rritjes së sigurisë në komunikacion në rrugën Krivollak – Negotinë, do ta zgjerojmë, rrafshojmë dhe asfaltojmë rrugën lokale në f. Krivollak. (Burim i mjeteve: buxheti i Komunës, Afati i realizimit: vitit 2014-2015)

 

ARSYETIM

programin zgjedhor me të cilin kërkoi besimin e qytetarëve në zgjedhjet lokale të vitit 2013 si kandidat i VMRO DPMNE-së, kryetari aktual i komunës së Negotinës, Vanço Apostollov, në faqen 61 premtoi rindërtim dhe zgjerim të rrugës lokale deri në fshatin Krivollak, i cili përdoret edhe për qasje deri te poligoni ushtarak “Krivollak”. Afati për përmbushjen e asaj që është premtuar janë vitet 2014-2015. Informacioni deri e i cili erdhëm tregoi se realizimi i asaj që është premtuar ka filluar në afatin e shënuar në programin e Apostollov, por ka përfundua gjashtë muaj e gjysmë pas, gjegjësisht në mes korrikut të këtij viti. Përsëri, sipas metodologjisë së Vërtetmatësit, premtimi i Vanço Apostollov konsiderohet si i realizuar. Rindërtimi zyrtarisht ka filluar me 5 shtator të vitit 2015, gjatë të cilës nga lajmi i agjencisë AIM, të transmetuar nga disa mediume, kuptuam se:

… të rindërtohet dhe asfaltohet tre kilometra rruga e cila nga Negotina çon deri te fshati Krivollak, gjatë së cilës drejtimi rrugor ekzistues do të zgjerohet për 5,5 metra, në disa vende do të vendosen murre rezistuese, si dhe gardh elastik. 

Informacionin e radhës të cilin e morëm është se punët kryesisht “shtrihen” përafërsisht tre kilometra, andaj përgatitjet për asfaltim të rrugës nga ura e Vardarit deri te qendra e fshatit Krivollak, fillojnë me 22 qershor të këtij viti, me heqje të asfaltit të vjetër, vendosje të mureve rezistuese dhe tuba për kanalizim, ashtu siç transmetohet në informacionin në ueb-faqen e Komunës së Negotinës, në të cilin thuhet se asfaltimi do të filloj në fundjavë. Tani më me 15 korrik të këtij viti, u njoftuam se rindërtimi dhe zgjerimi i rrugës ka përfunduar, gjatë të cilës ajo prej 3,2 metra është zgjeruar në 5,5 metra.

…punët zhvillohen sipas dinamikë paraprakisht të treguar, gjatë së cilës së pari u krye zgjerimi dhe asfaltimi i pjesës që nuk ka qenë e asfaltuar më parë ajo pjesa e rrugës me qëllim që në vend që të ketë gjerësi prej 3,2 metra të zgjerohet në 5,5 metra edhe kjo pjesë e punëve ka përfunduar me vendosjen e shtresës së asfaltit prej 8 cm, përderisa në rrugën ekzistuese në të cilën u hoq asfalti i vjetër, u vendos asfalt i ri prej 5 cm dhe gardh elastik përreth rrugës me gjatësi prej 1.260 m. 

Sipas asaj që mund të shihet, ky premtim i kryetarit të komunës së Negotinës, Vanço Apostollov, është realizuar.

BURIMET

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.