Është rikonstruktuar salla e fizkulturës në SHF “Braqa Milladinovci” në Aerodrom

Salla e sportit në SHF :Braqa Milladinovci" Foto: Komuna Aerodrom.

Projekt: Rikonstruktimi i sallës së sportit në SHF “Braqa Milladinovci”

Përshkrimi i projektit: Rikonstruktimi do të përfshirë edhe ndërrimin e dyshemesë, inventarin, rekuizitën sportive, rikonstruktimi i instalimit elektrik dhe rikonstruktimi i zhveshtores dhe pllakave sanitare në të gjithë sallën. (Mjetet: 2.000.000 denarë Burimi i financimit: Buxheti i Komunës Afati: shtator i vitit 2013)

 

ARSYETIM:

Kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica Konevski në zgjedhjet lokale të vitit 2013, në Programin e tij zgjedhor të titulluar: “Vepra të reja për zhvillim t ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë!” në pjesën “Arsimi dhe shkenca” (faqe 23), premtoi rikonstruktim të sallës së sportit në shkollën fillore “Braqa Milladinovcki. Ky është premtim i realizuar i tij. Sipas informacioneve të publikuara në mediume, salla e sportit në shkollën “Braqa Milladinovci” filloi që të rinovohet në pranverën e vitit 2013, në suazaprojektit për rikonstruktim të sallës sportive në shkollat fillore në Aerodrom (“Dimitar Makeodonski”, “Lazo Angellovski”, “Gjorgjia Pulevski”, “Ljuben Lape”, “Braqa Milladinovci” dhe “Bllazhe Koneski”) dhe e njëjta u rinovua tërësisht para fillimit të vitit shkollor (2013). Në informacionin për mediume të gushtit 2013 mund që të lexohet edhe se është në përfundim projekti për rinovim të sallave të fizkulturës në këtë Komunë. Në gazetën e komunës numër 54 (shtator- tetor 2013) u publikua edhe shkrimi me titull: “Rikonstruktimi i sallave të sportit” (faqe 7), në të cilin thuhet se ministri i atëhershëm i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski dhe kryetari i Komunës Aerodrom, Ivica Konevski

 me 26.8.2013 solemnisht u lëshuan në përdorim sallat e rikonstruktuara të në shkollat fillore në Komunë.

Фото: Принтскрин Весник на Општина Аеродром бр.54 (стр.7)
Foto: Printscreen Gazeta e Komunës Aerodrom nr. 54 (faqe 7)

I njëjti informacion është edhe në ueb-faqen e Komunës Aerodrom, ku, mes tjerash thuhet:

Në suaza të projektit për rikonstruktim të sallave të sportit u përfshinë edhe zhveshtoret, si dhe hapësirat për rekuizitë. Po ashtu, u rikonstruktuan edhe çatitë e sallave të sportit në disa shkolla, u ndërrua edhe inventari i brendshëm, u rinovuan pllakat sanitare, i vendosen grilla mbrojtës për dritare dhe në dyert e sallave të sportit, u ndërruan dyshemetë dhe pllakat në zhveshtore dhe korridore. U lyen muret dhe tavanet, u rikonstruktua edhe ujësjellësi, kanalizimi dhe instalimi elektrik dhe u instaluar nxemja dhe freskimi i sallave. Mjetet janë rreth 30 milion dollar u siguruan nga Buxheti i Komunës Aerodrom (Konevski)

Në lidhje me këtë projekt, nga Komuna Aerodrom për “Vërtetmatësin” vërtetuan se rikosntruktimi i sallave nëpër shkollat e Aerodromir, përfshirë këtu edhe SHF “Braqa Milladinovci”, është bërë para fillimi të vitit shkollor 2013-2014.

BURIME:

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.