Është rikonstruktuar rruga deri te Liqeni i Prilepit

Foto: prilep.gov.mk

Rikonstruktimi i rrugës ekzistuese deri te liqeni artificial 

[Burimi: Programi zgjedhor i Ilija Jovanoski për zgjedhjet lokale 2017-2020 – “Jetë në Prilep për zë gjithë” (faqe 32)data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Në periudhën para zgjedhjeve lokale (tetor 2017) kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, si kandidati i LSDM-së për kryetar komune, premtoi rikonstruktimin e rrugës deri te Liqeni i Prilepit. Premtimi i përmendur është dhënë në programin zgjedhor të Jovanovski: “Jetë në Prilep për të gjithë” (faqe 32), si pjesë e një prej projekteve më të ndërlikuara për avancimin e sportit edhe në suaza të impenjimeve për ringjalljen e Liqenit artificial në Prilep. Ky premtim zgjedhor është realizuar. 

Rikonstruktimi i rrugës prej Prilepit deri te Liqeni artificial është bëtë verën e kaluar (2019) në bashkëpunim me Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe me Ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore. 

Aktivitet ndërtuese të kësaj rruge zhvillohen në dy faza. Përgjatë vitit 2018 është realizuar faza e parë ku janë rinovuar 2,6 km e rrugës, përderisa faza e dytë është realizuar në vitin 2019 kur janë asfaltuar rreth 4,5 km të pjesës Prilep-Liqeni i Prilepit.

Në gusht të vitit 2019 ministri Goran Sugareski në profilin e tij në Facebook publikoi informacione dhe video nga rikonstruktimi komunikacionit, për realizimin e të cilit Komuna e Prilepit dhe NP për rrugë shtetërore ndanë 840.000 euro.

Për rikonstruktimi e rrugës janë informuar edhe një pjesë e mediumeve, ndërsa shkrime për këtë ka të publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Prilepit.

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.