Është një gënjeshtër morbide që “Vanja është gjallë”
Pretendimi se Vanja Gjorçevska është gjallë është i pavërtetë dhe lojë brutale me ndjenjat e familjes, por edhe me faktet e shpërndara para gjithë opinionit, në gjykimin publik që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Shkupit, përfshirë edhe dëshminë e ekspertit nga autopsia e Vanjës.
Po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook, ku shpërndahet fotografia e vajzës së vrarë Vanja Gjorçevska, së bashku me të akuzuarit për vrasjen e saj (dhe ndihmën në rrëmbim) dhe thuhet:
Vanja është gjallë!
Ky është një dezinformim morbid, i vrazhdë, i cili luan me ndjenjat e familjes, por edhe me faktet e shpërndara para gjithë opinionit, në gjykimin publik që po zhvillohet në Gjykatën Penale të Shkupit, përfshirë edhe dëshminë e ekspertit nga autopsia e kryer ndaj Vanja Gjorçevskës.
Prokuroria Publike më 5 dhjetor 2023 ka konfirmuar se gjetjet e autopsisë për Vanja Gjorçevskën kanë përfunduar dhe trupi i pajetë i është dorëzuar familjes. Gjatë gjykimit publik, të cilin e ndoqën gazetarët nga redaksitë më të mëdha në vend, prokurorja Zhaklina Trajkovska shpjegoi 180 nga gjithsej 197 prova që kanë të bëjnë me lokacionet ku janë gjetur viktimat, gjetjet dhe njohuritë e autoriteteve hetuese., gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë dhe raportet nga ekzaminimet psikiatrike. Vajza u varros pasi u gjet dhe përfundoi autopsia.
Prokurori ka shpjeguar në detaje para gjykatës se viktimat (njëra prej tyre është Vanja Gjorçevska, ndërsa tjetri Pançe Zhezovski) janë vrarë me nga një plumb në kokë nga afër, me plumb 9 milimetrash. Autopsia tregoi se Gjorçevska nuk ishte mbytur, domethënë ajo ishte gjallë në momentin e vrasjes. Në shiritin mbi gojën e saj janë gjetur gjurmë ADN-je të të pandehurit Velibor Manev.
Një pjestarë policie ka dëshmuar në gjykatë se ka qenë i pranishëm në momentin kur është gjetur trupi i pajetë i Vanja Gjorçevskës. Në momentin e zbulimit, vajza kishte duart dhe këmbët e lidhura dhe gojën e saj të mbyllur.
Më 03.12.2023, në orët e mbrëmjes, Prokuroria Publike njoftoi se pas masave dhe aktiviteteve të shumta të ndërmarra nga punonjësit e policisë nga MPB Shkup, më 3 dhjetor, në afërsi të Shkupit është gjetur trupi i pajetë i 14-vjeçares Vanja Gjorçevskës.
Më shumë detaje rreth autopsisë dhe analizave të ADN-së që u ndanë në sallën e gjyqit mund të lexoni në linkun e mëposhtëm.
Vanja Gjorçevska u raportua e zhdukur ditën e hënë, më 27 nëntor, kur ishte nisur për në shkollë. Përveç trupit të Vanja Gjorçevskës, është gjetur edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezovski, i cili ishte raportuar i zhdukur më 24 nëntor. Në të dyja rastet dyshohen dhe akuzohen pesë persona.
Pretendimi se Gjorçevska është gjallë është i pavërtetë dhe një lojë e vrazhdë me ndjenjat e familjes.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë publikimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari