Është ndërtuar unaza mes Autokomandës dhe Hekurishtes
PROJEKT: Ndërtimi i unazës në mes rrugës së 16. Brigada Maqedonase me rrugën Koce Metallec, në bashkëpunim me qytetin e Shkupit. (Afati: viti 2015) (Toni Trajnovski)
PËRPUNIMI I PROJEKTIT PËR UNAZËN NË MES “16. BRIGADA MAQEDONASE” DHE RRUGËS “KOCE METALLEC” Përshkrim i projektit: Në bashkëpunim me Komunën e Gazi Babës, për lehtësimin e trafikut në komunikacion, Qyteti i Shkupit do të përpunojë dokumentacion teknik për unazën e re mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe rruga “Koce Metallec”. (Afat: viti 2015) (Koce Trajanvoski)
ARSYETIM:
Kryetari i Shkupit dhe Komunës së Gazi Babës, Koce Trajanvoski dhe Toni Trajanovski, për zgjedhjet lokale në vitin 2013 premtuan ndërtimin e unazës mes lagjeve Autokomandës dhe Hekurishtes, më saktë mes rrugëve “16. Brigada maqedonase” dhe “Koce Metallec” me afat për realizim vitin 2015. Ky premtim i dhënë në programet zgjedhore të Trajanovskit (faqe 58) dhe Trajkovskit (faqe 74), është premtim i realizuar, me vërejtje se është kryer me vonesë prej një viti. Unaza te Autkomanda është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim me 12 korrik të vitit 2016. Nga vendngjarje mediumet emetuan deklaratën e Trajanovskit në të cilën ai shprehet:
Në vendin e udhëkryqit ekzistuese mes rrugëve 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec u ndërtua unaza me diametër të rripit të gjelbër prej 60 metrave. Në vet unazë janë ndërtuat 2 linja komunikacioni me gjerësi të përgjithshme prej 9 metrave. Është realizuar edhe rikonstruktimi i korisë në rrugën 16. Brigada maqedonase, me gjatësi prej 390 metrave, si dhe një pjesë e rrugës Koce Metallec, me gjatësi prej 240 metrave. Përreth unazës dhe në rrugët hyrëse është rregulluar trotuari i ri me gjerësi prej 3 metrash dhe rruga për biçikleta me gjerësi 2,5 metra të mbuluar me pllaka begatoni. Për ndarjen e ujërave atmosferik në unazën e re është ndërtuar kanalizimi atmosferik me F 600 milimetra dhe F 400 milimetra, në gjatësi prej 634 metrave. Gjatë aktiviteteve ndërtuese është siguruar edhe mbrojtja e tubave të gazit, ndërsa është vendosur edhe rrjet i ri për furnizim me ujë me F 200 milimetra, në gjatësi prej 52 metrave
Asokohe opinioni u informua që vlera e përgjithshme e projektit për ndërtimin dhe rregullimin e unazës mes rrugës 16. Brigada maqedonase dhe Koce Metallec arrin shifrën rreth 53,6 milion denarë. Kjo unazë, e cila gjendet në Llogaridhënien e Trajanovskit për atë që është punuar në katër vitet e fundit, është theksuar se është unaza më e madhe në Shkup, filloi të ndërtohet në gusht të vitit 2015. Premtimin e përmendur zgjedhor “Vërtetmatësi” e ka analizuar në prill të vitit 2016 dhe atëherë vlerësimi ishte “duke u realizuar”. (Vonon ndërtimi i unazës te Hekurishtja)
BURIME:
- Изборна програма на Тони Трајковски за локалните избори во 2013 година (стр. 74) [Пристапено на: 04.09.2017]
- Изборна програма на Коце Трајановски за локалните избори во 2013 година (стр. 58) [Пристапено на: 04.09.2017]
- Тајм.мк (12.07.2016): Нов кружен тек во Автокоманда [Пристапено на: 04.09.2017]
- Нетпрес (12.07.2016): Автокоманда доби нов кружен тек [Пристапено на: 04.09.2017]
- Отчет на Коце Трајановски „4 години за Скопје (2013-2017)“ , стр 4 [Пристапено на: 04.09.2017]
- Тајм.мк (23.08.2015): Наскоро нов кружен тек во Автокоманда [Пристапено на: 04.09.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari