Është ndërtuar rruga deri te Liqeni i Mantovës

Afro 383.000 euro janë harxhuar për rrugën prej 4,5 km. Foto: Komuna e Shtipit.

Projekt: Rindërtim dhe ndërtim i rrugës lokale prj M-6 deri te liqeni artifivial “Mantovo” (ndërlidhje me Komunën Konçe)
Rindërtimi dhe ndërtimi i referohet infrastrukturës rrugore në gjatësi prej 4,5 km. (Mjetet: 25.100,000 denarë, Burimi i financimit: Buxheti i RM-së, Afati: viti 2013)

ARSYETIM

Në faqen e 66 të programit zgjedhor me të cilin në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kërkoi besimin e qytetarëve në Komunën e Shtipit për funksion të kryetarit të komunës, kandidati i VMRO DPMNE-së Ilço Zahariev, premtoi edhe rindërtimin dhe ndërtimin e rrugës lokale deri te Liqeni artificial “Mantovo”, duke dhënë si afat të fundit vitin 2013, gjegjësisht më së voni deri në fund të atij viti. Sipas asaj që kuptuam, ky premtim i Zaharievit është i realizuar.

Këtë herë kanë një histori ndryshe. Planet që të ndërtohet dhe asfaltohet rruga prej 20 kilometrash në drejtimin Shtip-Radovish-Negotino është prej vitit 2010, në mandatin paraardhësit të Zaharievit, Zoran Aleksov. Ai me 22 qershor të vitit 2010 theksoi se bëhet fjalë edhe për 4,5 kilometra rrugë e cila duhet të asfaltohet. Afro dy muaj më pas, lexojmë për aktivitete konkrete të ndërmarra për këtë plan. Në tekstin e publikuar me 11 gusht të vitit 2010 lexojmë se në atë  periudhë rruga e paasfaltuar Shtip-Negotino deri te penda Mantovo është 7,5 kilometra, 4,5 prej të cilave janë në territorin e Komunës së Shtipit, ndërsa territori i mbetur është i Komunës Konçe. Kuptojmë se dy ekipet e mëparshme të ndërmarrjes publike “Shtip projekt” kanë dal në terren dhe kanë filluar me studim të zhvillimit të projektit për asfaltim të 4,5 kilometrave në pjesën e Shtipit. Thuhet që nëse gjithçka shkon në rregull dhe nëse gjenden mjete “Gjithçka do të filloj në pranverën e ardhshme pasi që “Shtip projekt” të rregullojë gjithë dokumentacionin”. Theksohet se asfaltimi i kësaj rruge do të shkurtojë udhëtimin e banorëve të komunës Konçe për në Shtip, gjegjësisht ata nuk do të duhet të shkojnë përmes Radovishit që të arrijnë në Shtip. Po ashtu, me asfaltimin e rrugës, Liqeni i Mantovës do të jetë më i disponueshëm për shtipjanët.

Dy vite pas këtij qëndrimi vijmë te lajmi i ri që për rrugën deri në Mantovë – janë siguruar parat nga qeverisë dhe që atë vit (2012) rruga do të shtresohet me zall, ndërsa një vit pas do të fillojë asfaltimi i bazave dhe do të kryhet i gjithë asfaltimi.

Përsëri, projekti filloi në mandatin e Zaharievit, gjegjësisht në fillin e tij. Me 19 prill të vitit 2013, Zahriev del në terren që të informohet për gjendjen dhe thotë se derë me 1 korrik (2013), rruga do të jetë në funksion.

Por, rruga është lëshuar në përdorim me 17 nëntor të vitit 2913. Përgjatë asaj, prej lajmit kuptojmë se këtë herë janë harxhuar 23,6 milion denarë, gjegjësisht 384.000 euro për 4,5 kilometra, gjegjësisht 85.000 euro për kilometër, ndërsa falë rrugës së re banorët e komunës Konçe do të kenë 25 kilometra më pak që të arrijnë në Shtip.

Interes përbën edhe faqja e 7 e llogaridhënies së Ilço Zaharievit për periudhën 2013-2015, ku ky projekt është i vendosur si i parë mes projekteve të realizuara, thuhet se ndërtimi ka kushtuar 500.000 euro, gjegjësisht 111.111 euro për kilometër.

ASFALTIMI I RRUGËS DERI TE PENDA “MANTOVO”
Me këtë projekt është siguruar qasja dhe dalja e shpejtë e të gjithë automjeteve në Liqenin artificial Mantovo. 
Komuna e Shtipit ndërtoi 4,5 kilometra prej rrugës që janë nën kompetencat e komunës. Projekti me vlerë prej 500.000 eurove, ndërsa mjetet janë siguruar përmes NP për rrugët shtetërore. 

Sipas asaj që kuptuam, premtimi “Rindërtimi dhe ndërtimi i rrugës lokale prej M-6 deri te Liqeni artificial i “Mantovës” është realizuar.

 

BURIME

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.