Është ndërtuar rruga “Anastas Mitrev 3” në Miçurin
Projekt: Ndërtimi i rrugës së sapo-projektuar Anastas Mitrev 3 (Miçurin)
Përshkrim i projektit: Ndërtimi përfshinë realizimin e pjesës ndërtuese, asfaltim të rrugës me ndërtimin e trotuareve. (Mjete: 11.000.000 denarë Burimi i financimit: Komuna Aerodrom Afati: vitet 2016-2017)
ARSYETIM:
Rruga e projektuar Anastas Mitrev 3 (Miçurin) është ndërtuar dhe lëshuar në përdorim në qershor të vitit 2015. Ky është premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Aerodromit Ivica Konevski, i dhënë në programin e tij zgjedhor (2013-2017), Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Aerodrom më të mirë! (Transport dhe infrastruktura rrugore, faqe 56).
Ndërtimi i rrugës së re e cila i lidh rrugët “Venjamin Maçukovski” dhe “Petar Acev”, filloi në fillim të prillit të vitit 2015, ndërsa fillimin e punëve e shënuan kryetari i Qytetit të Shkupit dhe i Komunës Aerodrom, Koce Trajanovski dhe Ivica Konevski. Mediumet kanë informuar se “gjatësia e rrugës së re do të jetë rreth 200 metra, ndërsa gjerësia 6 metra, në pajtim me Planin e detajuar urbanistik.”
Skajeve të rrugës së re do të ndërtohen trotuare me gjerësi prej 1,5 metra nga të dy anët, si dhe linja të reja për ndriçim rrugor. Për këtë projekt Komuna Aerodrom do të ndajë 5 milion denarë nga buxheti i vet.
Me 24 qershor të vitit 2015 kryetari i Komunës Aerodrom, Konevski, së bashku me ministrin për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski, zyrtarisht lëshuan në përdorim rrugën e re në lagjen më të vjetër të Komunës Aerodrom, Miruçin. Kryetari i komunës Koneski atëherë, mes tjerash, tha:
Projekti përfshin ndërtimin e rrugës së re “Atanas Mitrev 3” me infrastrukturë të re, rrugë e cila lidh rrugët “Venjamin Maçukovski” dhe “Petar Acev”.
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Општина Аеродром“, (Транспорт и патна инфраструктура, стр.56) [Пристапено: 13.03.2017]
- Вести ( 08.04.2015): Почна изградба на нова улица во Аеродром [Пристапено: 13.03.2017]
- Лидер ( 08.04.2015): Почна изградба на нова улица во Аеродром [Пристапено: 13.03.2017]
- Вести: (24.06.2015): Пуштена во употреба „Анастас Митрев 3“ во Мичурин [Пристапено: 13.03.2017]
- Репортер (24.06.2015): Пуштена во употреба новата улица во Мичурин [Пристапено: 13.03.2017]
- Прес 24 (24.06.2017): ФОТО: Пресечена црвената лента – Коневски пушти нова улица во Мичурин [Пристапено: 13.03.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari