Është ndërtuar parku sportiv në Karposh

Foto: Printscreen

Premtimi: Park në Karposh 4

 Parku i ri është planifikuar të bëhet në Karposh 4, nga gjelbërimi mbrojtës përgjatë puseve, përgjatë lumit Vardar dhe do të lidhet me zonën rekreative sportive (te fushat e tenisit dhe shkëmbit artificial)… Afati: 2018-2020

[Burimi:  Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – “Jetë në Karpos për të gjithë” (fq. 21) , data: Tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Në prag të zgjedhjeve lokale (Tetor 2017), Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, si kandidat i LSDM-së për kryetar komune, premtoi ndërtimin e një parku të ri në Karposh 4, te “Shkëmbi i alpinizmit” përgjatë rrjedhës së lumit Vardar. Projekti i përmendur është pjesë e programit zgjedhor të Bogoev, “Jetë në Karposh për të gjithë!” (fq. 21) dhe ky premtim zgjedhor i tij është realizuar.

Parku sportiv pas shkëmbit për alpinizëm në Karposh 4, i cili filloi të ndërtohet në tetor të vitit të kaluar, tashmë është i ndërtuar plotësisht dhe pritet që së shpejti të lëshohet zyrtarisht në përdorim. Bëhet fjalë për një zonë të re me sipërfaqe të gjelbëruar, zonë sportive-rekreative që zë një sipërfaqe prej rreth 10,000 m2.

Kryetari i Komunës së Karposhit, Bogoev, gjatë vizitës së tij të fundit në park (18.08.2020) tha se lokacioni i lënë pas dore me vite ka tani një pamje krejtësisht të ndryshuar:

Te shkëmbi për alpinizëm, sot kemi pjesë edhe për rritjen e adrenalinës, fusha volejbolli dhe futbolli në rërë, shesh lojërash për fëmijë, shesh, park patinazhi të rinovuar dhe pajisje të reja urbane (ulëse, shporta për mbeturina, vende për biçikleta dhe ndriçim me efikasitet energjetik). Fokusi ynë është gjelbërimi i plotë i pjesës për ngjitje deri te puset e lumit Lepnec, ngjitur me urën “Gazela”, me çka do të kurorëzohet kjo iniciativë, tha Bogoev.

Kryetari i Komunës gjithashtu informoi se janë mbajtur trajnimet e nevojshme për personat që do të jenë përgjegjës për pjesën e adrenalinës, dhe për atë qëllim përfaqësuesit e Federatës Maqedonase të Sportit – federata e ngjitjes realizoi një trajnim tre-ditorë, nën monitorimin e një kompanie të certifikuar sipas standardit EN 15567.

Së bashku me Bogoev, në inspektimin e gjendjes së parkut të ri ishte edhe zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje ekonomike Mila Carovska, si dhe shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian, Nikola Bertolini.  Ky park është pjesë e Projektit për konkurrencës lokale dhe rajonale, i financuar nga Qeveria, Komuna e Karposhit, Delegacionit i Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me Zyrën e Bankës Botërore.

Sipas zëvendëskryeministres Carovska, është e rëndësishme për qytetin e Shkupit, por edhe për Komunën e Karposhit që të ketë sa më shumë sipërfaqe rekreuese dhe pikërisht parku, i ndërtuar në një lokacion që është lënë pas dore me vite, tani ofron një numër ambientesh sportive dhe rekreative për fëmijë, të rinj, por edhe për të rriturit.

Informacioni, fotot dhe video-materialet për parkun e ndërtuar në Karposh 4 janë publikuar në ueb-faqen e Komunës dhe në disa  media.

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.