Është ndërtuar parku për fëmijë në Teferiç

Parku i lojërave në teferiç me sipërfaqe 70 metër katrorë. Foto: ube-faqja e Komunës së Kisella Vodës

Ndërtimi i parkut për fëmijë me lokacion në Teferiç. (Afati i realizimit: korrik 2014)

 

ARSYETIM:

 

Parku i lojërave për fëmijë në teferiç është ndërtuar në gusht të vitit 2015. “Ndërtimi i parkut për fëmijë në Teferiç, kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec – Aleksiq,  në programin zgjedhor (2013-2017)  premtoi “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Kisella Vodë më të mirë!” (Punë komunale dhe infrastrukturë – parqe faqe 43). Kështu që, ky është një premtim i realizuar i kryetares Belipanec -Aleksiq, me vërejtje se është realizuar një vit më vonë nga afati i caktuar në programin zgjedhor ( korrik 2014).

Parku i lojërave u lëshua në përdorim me 22 gusht të vitit 2015. Mediat atëherë informuan që sheshi i lojërave:

 Shtrihet në sipërfaqe prej 70 metër katror dhe është i pajisur me rekuizita fëmijërore të cilat fëmijëve dhe të rinjve ju jep mundësi për argëtim dhe relaksim. 

Fëmijët tani maksimalisht i shfrytëzojnë rekuizitat e vendosura – karosel, rrëshqitëset, luhatëse dhe karrige lëkundëse. Këndi për fëmijë është i mbushur me edhe me shporta për hudhje të mbeturinave dhe ulëse. Për këtë shesh lojërash për fëmijë, Komuna e Kisella Vodës ka investuar 150 000 denarë, ndërsa e realizoi kompania “Punëtoria artizane- Çardak”- Shkup.  

Paralelisht, kompania e njejtë, sipas urdhrit të komunës, ka punuar për rindërtimin fushës së sportit të Teferiç, e cila gjendet menjëherë afër parkut për fëmijë. Është vendosur gardhi, janë ngjyrosur shtyllat, janë vendosur rrjeta të reja nëpër kosha,  ky kompleks është gati dhe i disponueshëm për të gjithë adhuruesit e futbollit dhe basketbollit në këtë pjesë të qytetit. Për rindërtimin e kësaj fushe sporti, Komuna e Kisella Vodës nga buxheti i saj ndau 80 000 denarë. 

 

Informacionin e njëjtë për ndërtimin e parkut për lojëra fëmijësh në Teferiç mund të lexohet edhe në ueb-faqen e Komunës së Kisella Vodës.

 

BURIMET:

 

Оценето од: Оливера Војновска Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.