Është ndërtuar mur i qëndrueshëm në Lagjen Turke në Strumicë
Premtim: Të ndërtojmë një mur të qëndrueshëm në Lagjen Turke me gjatësi prej 25 m
[Burimi: Programi zgjedhor i Kosta Janevskit për zgjedhjet lokale 2017 – 2021 – “Jetë në Strumicë për të gjithë” (faqe 41) , data: tetorë 2017]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Komunës së Strumicës Kosta Janevski se në mëhallën Turke do të ndërtohet një mur i qëndrueshëm, dhënë për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit zgjedhor të titulluar si: “Jetë në Strumicë për të gjithë“, në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE”, (faqe 41).
Me 26 prill të vitit 2018 një pjesë e mediumeve informuan për vizitën e kryetarit të Komunës Janevski në mëhallën turke dhe gjatë kësaj në mesin e ndërtimeve të realizuara në këtë pjesë të Strumicës, përmendet edhe muri i qëndrueshëm. Në lajm është transmetuar edhe deklarata e Jaenvskit në të cilën, mes tjerash thotë:
Në suaza të aktiviteteve betonuese u realizuan dy anët e rrugës “Bratstvo” me një mur të qëndrueshëm në mesin e tyre me gjatësi prej 80, 30 dhe 90 metrash, ky është një investim solid i cili do të përmirësojë edhe jetën e këtyre njerëzve…
Informacioni dhe fotografitë se është ndërtuar një mur i qëndrueshëm në mëhallën turke u publikua edhe në ueb-faqen e Komunës së Strumicës.
Se është ndërtuar ky mur i qëndrueshëm flet edhe kryetari i Komunës së Strumicës, Javenvski në intervistën e fundit për “Vërtetmatësin”, të publikuar me 24.04.2018.
BURIME:
- Извор:Изборна програма на Коста Јаневски за локалните избори 2017-2021 – „Живот во Струмица за сите“ (стр.47) [Пристапено: 10.05.2018]
- Грид.мк (26.04.2018): Градоначалникот Јаневски во посета на Турското маало [Пристапено: 10.05.2018]
- А1ОН (26.04.2018): Градоначалникот Јаневски во посета на Турското маало [Пристапено: 10.05.2018]
- Струмица денес (26.04.2018): Градоначалникот Јаневски меѓу жителите во Турското маало [Пристапено: 10.05.2018]
- Веб-страница на Општина Струмица (26.04.2018): Градоначалникот Јаневски меѓу жителите во Турското маало [Пристапено: 10.05.2018]
- Вистиномер (24.04.2018): (Видео) Јаневски: Во периодот пред нас ќе станат повидливи ветените проекти[Пристапено: 10.05.2018]
Vlerësoi: Olivera Vojnovksa
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari