Është ndërtuar kopshti i ri në Jurumleri
Ndërtimi i kopshtit të ri në lagjen Jurumleri me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me çka do të mundësohet kapacitet më i madh për strehimin e fëmijëve në objekte parashkollore, kështum do të ngremë risocializimin në nivel më të lartë. (Afati: viti 2013)
ARSYETIM:
Projekti për ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve në lagjen Jurumleri është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski, dhënë në programin e tij parazgjedhor në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Gazi Babë më të mirë!” (faqe 64). Me 23.10.2013, mediumet publikuan se do të lëshohet në përdorim kopshti i ri i fëmijëve në vendbanimin Nova Kolonija, më saktë në Jurumleri.
Ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski sot solemnisht do të lëshojnë në përdorim objektin e ri Publik komunal për fëmijë-çerdhe fëmijësh “Morkovçe”, lajmëroi portali A1on.
Një pjesë e mediumeve e transmetuan këtë ngjarje.
Gruevski informoi se Qeveria, së bashku me Komunën e Gazi Babës se janë investuar 28 milion denarë, për kopshtin në të cilin do të përkujdesen për 80 fëmijë nga Jurumleri, Kolonija, Idrizovo, Dërma, Goce Dellçev, Trubarevo, Ergelle dhe vendet në rrethinë, informoi portali Lider.
Me 29.11.2013, siç informoi Pres 24, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajanovski ka dhënë llogari për atë që është punuar në atë vit. Në llogaridhënie aj përmend edhe kopshtin Mërkovçe.
Në fillim dua që të potencoj dy projekte kapitale të cilët i realizuam në territorin e Komunës së Gazi Babës, të cilat ndërtohen një periudhe të gjatë kohore, pas 28 viteve në komunën e Gazi Babës do të ndërtohet kopshti i ri për fëmijë “Mërkovçe”, ku tashmë fëmijët edhe përkujdesen. .
Kopshti i ri në Jurumleri si projekt i realizuar është pjesë edhe e Llogaridhënies së Trajanovskit për atë që është punuar në mandatin 2013-2017. Në faqe 57 të Llogaridhënies ka edhe fotografi të kopshtit Mërkovçe. Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të përfundohet se premtimi i Trajanoivskit për ndërtimin e kopshtit të ri për fëmijë në lagjen Kurumleri është i realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори во 2013 година – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Општина Гази Баба“ (стр.64) [Пристапено: 12.09.2017]
- А1 он (23.10.2013) – Пуштање во употреба на новата детска градинка „Морковче“ [Пристапено: 13.09.2017]
- Тајм.мк (23.10.2013) – Пуштена во употреба новата градинка „Морковче“ во Гази Баба [Пристапено: 13.09.2017]
- Лидер (23.10.2013) – Пуштена во употреба детската градинка „Морковче“ [Пристапено: 13.09.2017]
- Прес 24 (29.11.2013) – По 28 години Гази Баба доби нова детска градинка – градоначалникот Трајковски даде отчет за сработеното [Пристапено: 13.09.2017]
- Отчет на Тони Трајковски – Како работевме 2013-2017 година (стр.57) [Пристапено: 13.09.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari