Është ndërtuar këndi i lojërave në fshatin Istibanja
Përfundimi i këndi të lojërave shumëshërbimësh në fshatin Istibanja. (Afati: shtator 2014)
ARSYETIM:
Premtimi për ndërtimin e këndit të lojërave në fshatin Itibanja është projekt i realizuar i kryetarit të Vinicës, Emil Donçev. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2013 të titulluar si “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Vinicë më të mirë!”, në pjesën kushtuar “Sport dhe rinia” (faqe 21).
Këtë premtim Donçev e ka dhënë edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore me 07.02.2013.
Ndërtimi i kompleksit Tregu i Qytetit, qendër për tregti, qendër për multikulturë, kënd lojërash në fshatin Istibanja, kanalizim të ri atmosferik, rikonstruktim të rrjetit të ujësjellësit në qytet, sigurimi i dy automjeteve për mbeturina, përfundimi i parkut për zbavitje, promovim i SPA kompleksit Topliçki rid dhe hulumtime në Kalanë e Vinicës, janë projekte me të cilët do të merret kandidati për kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë” në komunën Vinicë Emil Donçev, informoi A1on.
Këndi është lëshuar në përdorim me 18.10.2014, lajmin e transmetuan më shumë mediume.
Kryeministri Nikolla Gruevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Marijan Spaseski dhe kryetari i komunës Vinica Emil Dimitrovski sot lëshoi në përdorim këndin sportiv me shumë shërbime në vendbanimin Istibanja, e cila është pjesë e SHF “Goce Dellçev”, informon Lider.
Informacioni u publikua edhe në faqen zyrtare të Agjencisë për Rini dhe Sport.
Sot, kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport Marjan Spaseski lëshuan në përdorim dy këndë lojëras, së pari në Istibanja, Vinicë së bashku me kryetarin e Komunës së Vinicës Emil Donçev e lëshuan në përdorim këndin e lojërave që është pjesë e SHF “Goce Dellçev”.
Lëshimi në përdorim i këndit të lojërave në fshatin Istibanja u shënua edhe në faqen zyrtare në Facebook të kryetarit te Vinicës.
Këndi është i destinuar për futboll, hendboll, basketboll, është pajisur edhe me reflektorë, ndërsa investimi i përgjithshëm i të njëjtës është 7 milion denarë.
Kryetari Donçev u mburr me këtë projekt dhe në llogaridhënien e tij për atë çka është realizuar deri në vitin 2016, të dhënë me 02.02.2017.
Në vitin shkollor 2015/2016, Vincia u bë edhe me një teren profesional për adhuruesit dhe fansat e tenisit në rrethin e SHF “Goce Dellçev”, investim i Agjencisë për Rini dhe Sport më mbështetje të Qeverisë dhe vetëqeverisjes lokale, ndërsa është ndërtuar edhe këndi i lojërave në fshatin Istibanje.
Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund që të arrihet në përfundim, së premtimi i kryetarit të komunës së Vinicës Emil Donçev, për përfundimin e këndit të lojërave në fshatin Istibanja, është realizuar.
BURIME:
- Програма за локални избори 2013-2017 година на градоначалникот на Виница, Емил Дончев – „Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра Виница!“ (стр.21) [Пристапено на 18.04.2017]
- А1он (07.02.2013) – ВМРО-ДПМНЕ го промовира кандидатoт за градоначалник за Виница, Емил Дончев [Пристапено на 18.04.2017]
- Вести.мк (18.10.2014) – Пуштено во употреба повеќенаменско игралиште во Истибања [Пристапено на 18.04.2017]
- Лидер (18.10.2014) – Пуштено во употреба повеќенаменско игралиште во Истибања [Пристапено на 18.04.2017]
- Агенција за млади и спорт (18.10.2014) – Премиерот Никола Груевски и директорот на Агенцијата за млади и спорт Марјан Спасески пуштија во употреба повеќенаменски игралишта во Виница и Берово [Пристапено на 18.04.2017]
- Официјална Фејсбук страна на Емил Дончев (18.10.2014) [Пристапено на 18.04.2017]
- Прес24 (02.02.2017) – Отчет на градоначалникот на Виница за сработеното [Пристапено на 18.04.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari