Është ndërtuar fusha e sportit në Butel 1
Projekt: Ndërtimi i fushës sportive në vendbanimin Butel 1
(Afati: mars 2014)
ARSYETIM:
Projekti për ndërtimin e fushës sportivë me shumë shërbime në Butel 1 është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës Butel, Petre Latinovski, të dhënë në programin zgjedhor me të cilin doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013: “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Butel më të mirë!” (Rini dhe sport, faqe 24). Bëhet fjalë për premtimin i cili është pjesë e projektit në qeverinë e mëhershme (të udhëhequr nga VMRO-DPMNE) për ndërtimin e “100 fushave sportive me shumë shërbime”.
Në nëntor të vitit 2013 mediumet informuan se përfundoi ndërtimi i fushës sportive në Butel 1, ndërsa një informacion i këtillë është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës Butel.
Ndërtimi i fushës së re sportive në vendbanimin Butel 1 përfundoi. Bëhet fjalë për kompleksin rekreativ-sportiv i cili gjendet në afërsi të SHF “Shën Kliment Ohridski”.
Përveç fushës sportive e cila u ndërtua në bashkëpunim me Agjencinë për Rini dhe Sport, Komuna Butel ndërtoi edhe hapësirën për parkim në sipërfaqe prej 1.800 m2. (Deneshen)
Fusha sportive zyrtarisht u lëshua në përdorim në shkurt të vitit 2014. Në hapjen solemne, ishte prezent edhe kryeministri i atëhershëm Nikolla Gruevski dhe kryetari i Komunës së Butelit, Petre Latinovski.
Fusha të cilën sot e lëshuam në përdorim është ajo të cilën e premtuam gjatë kohës së fushatës… (Gruevski)
Kënaqësia është e madhe kur projekti që realizohet është në shërbim të të rinjve…(Latinovski)
Mediumet informuan se fusha është ndërtuar dhe është ndriçuar që të mund të shfrytëzohet në orët e vona të natës dhe në të mund të luhet futboll, basketboll, hendboll si dhe sporte të tjera. Siç u kumtua atëherë, për ndërtimin e saj Qeveria ka investuar rreth shtatë milion denarë, ndërsa Komuna e Butelit në afërsi ka ndërtuar vend parkim.
Fusha sportive në Butel përmendet edhe në projektet e realizuara në Llogaridhënien (2016) e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013 -2017 Нови дела за нов напредок, нови дела за подобар Бутел!(Спорт и млади, стр. 24) [Пристапено на 20.07.2017]
- Отчет за реализацијата на програмата на ВМРО-ДПМНЕ и коалицјата “За подобра Македонија” (стр.395) [Пристапено на 20.07.2017]
- Денешен (07.11.2-13): Бутел доби ново спортско игралиште и нов паркинг [Пристапено на 20.07.2017]
- Веб-страница на Општина Бутел: НОВО СПОРТСКО ИГРАЛИШТЕ ЗА БУТЕЛЧАНИ [Пристапено на 20.07.2017]
- Вести.мк (08.02.2014): Младите од Бутел му се израдуваа на новото игралиште [Пристапено на 20.07.2017]
- Точка (08.02.2014): Бутел добива ново повеќенаменско игралиште [Пристапено на 20.07.2017]
- Лидер (08.02.2014): Пуштено во употреба повеќенаменско игралиште во општина Бутел [Пристапено на 20.07.2017]
- Канал 5 (08.02.2014): Пуштено во употреба повеќенаменско игралиште во општина Бутел [Пристапено на 20.07.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari