Është miratuar Ligji për energjetik në pajtim me direktivat evropiane
PREMTIM: Përputhje të legjislacionit energjetik të Maqedonisë me atë të Evropës. Rasti i Republikës së Maqedonisë është shembulli i vërtetë për atë se si jopërputhshmëria e kornizës ligjore me legjislacionin evropian paraqet gjenerator të konflikteve ekzistuese mes pjesëmarrësve në sektorin energjetik. Nisur prej këtu, do të arrijmë të përputhim rregulloren ligjore dhe nënligjore me direktivat evropiane dhe me rregulloret nga fusha e energjetikës, por, gjatë kësaj, maksimalisht do të mbajmë llogari për specifikat dhe kushtet në shtetin tonë.
[Burimi: Programi parazgjedhor i LSDM-së „Plani për jetë“, faqe 86]
ARSYETIM:
LSDM përmbushi premtimin e dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare në vitin 2016 se do të realizojë në përputhshmëri të ligjeve energjetike me ato evropiane.
Këtë premtim LSDM-ja e dha sepse me vite Shoqëria Evropian Energjetike (SHEE), në të cilën është anëtare edhe Maqedonia, dhe i ka dhënë vërejtje vendit për atë se çfarë ndodh në energjetik dhe në zbatimin e direktivave evropiane. Sekretariati i Shoqatës për energjetik për shkak të shtyrjes së liberalizimit dhe vonesës me Ligjin për Energjetik i cili duhej që të miratohej në fillim të vitit 2015, ngriti procedurë për mospërputhje ligjore me Maqedoninë.
Ministria e Ekonomisë në nëntor të vitit të kaluar (2017) përgatiti propozim për energjetik i cili përfshinë kërkesat e Shoqërisë Energjetike pjesë përbërëse në Paketën e Tretë, që paraqet një set të direktivave dhe rregulloreve në Unionin Evropian.
Qeveria në mars të këtij viti (2018) në seancën e 61 miratoi propozim – ligjin për energjetik me propozim të Ministrisë për Ekonomi dhe dha dritë jeshile për vendimin e ri ligjor.
Me ligjin e ri sipas, zëvendëskryeministrit Koço Angjushev i cili në prill (2018) në konferencë për shtyp prezantoi se janë implementuar pesë direktiva evropiane dhe tre rregullore evropiane.
Republika e Maqedonisë është nënshkruese e Marrëveshjes për Shoqëri Energjetike dhe ka detyrë që të implementojë legjislacionin evropian në sektorin e energjisë. Ky ligj duhej të miratohej që në vitin 2014, dhe ne e morëm përsipër këtë detyrë, por jo vetëm t’i pëlqejmë Unionit Evropian, por edhe qytetarët të kenë dobi, që të mund të kenë mundësin vet të zgjedhin furnizuesin e energjisë. (Angjushev)
Me 04.05.2018 drejtori i sekretariatit të Shoqërisë për energjetik evropiane, Janez Kopaç në diskutimin publik në Kuvend vlerësoi se me ligjin e ri sigurohen të gjithë instrumentet që do të sigurojnë qytetarët të mos kenë frikë prej liberalizimit të plotë të tregut energjetik.
Propozim-ligji për energjetik i ofron të gjithë instrumentet e nevojshme për qytetarët që të mos kenë frikë prej liberalizimit të plotë të tregut të energjisë elektrike që është paraparë me këtë ligj, sjell siguri, shkallëzim të proceseve, por edhe mundësisë për intervenim të shtetit nëse nuk shkon diçka siç duhet (Janez Kopaç)
Kuvendi pas diskutimit publik dhe të komisionit me 21 maj (2018) miratoi Ligjin e ri për energjetik i cili është publikuar në Gazetën zyrtare numër 96. Janë duke u miratuar edhe aktet nënligjore.
Në qershor të këtij viti Qeveria kumtoi se Sekretariati i shoqërisë Energjetike i ka tërhequr edhe kërkesat e parashtruara për mosmarrëveshje kundër Maqedonisë.
Në serinë e diskutimeve publike në të cilin kanë qenë të kyçur të gjithë palët e prekura, në procedurën transparente, Kuvendi me 21 maj të vitit 2018 miratoi edhe Ligji për Energjetik, në të cilin janë transpozuar direktivat e BE-së dhe rregullat e Paketës së Tretë energjetike. Me ligjin e ri kthehet e drejta themelore njerëzore për zgjedhjen e shpenzuesit prej së cilit do të merret energjia elektrike, njëkohësisht edhe përmbushet kushti për hapjen e tregut në energjinë elektrike, me çka do të sjell konkurrencë më të madhe dhe cilësi në shërbimin e qytetarëve (kumtuan nga Qeveria).
Sipas kësaj, mund të përfundohet se premtimi i LSDM-së se do të arrij të përputh legjislacionin e Maqedonisë për energjetik me atë Evropian është realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ „План за живот“, страна 86 (Пристапено 17.06.2018)
- ЕНЕР (29.11.2017): Известување за почеток на процесот за подготовка на Предлог на закон за изменување на законот за енергетика по скратена постапка (Пристапено 17.06.2018)
- МЕТА ( 14.12. 2017): Во предлог-законот за енергетика, евтината тарифа на струјата останува за домаќинствата (Пристапено 17.06.2018)
- ТВ Сител (4.05. 2018): За новиот закон за енергетика најмногу забалешки за надлежностите и независноста на РКЕ (Пристапено 17.06.2018)
- Правдико (28.03.2018): Владата го усвои Законот за енергетика (Пристапено 17.06.2018)
- Академик (3 април 2018): Презентиран Предлог-законот за енергетика. (Пристапено 17.06.2018)
- Собрание на седница број.46 : Дополнет предлог закон за енергетика. (Пристапено 17.06.2018)
- Регулаторна комисија- закон за енергетика (Пристапено 17.06.2018)
- Регулатрона комисија за енергетика – предлог правилници подацконски акти (Пристапено 17.06.2018)
- Мета ( 28. мај2018): Повлечени споровите против државата, по донесувањето на законот за енергетика
Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari