Është mashtrim që Philips u dhuron një pajisje për dy euro 100 njerëzve të parë

Një “ofertë” e tillë për pajisjet elektroshtëpiake Philips për dy euro, është vendosur vetëm me qëllim që përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre personale në faqe dhe më pas e njëjta mund të keqpërdoret në shumë mënyra. Nëse shikoni adresën e internetit të faqes që mashtron, mund të shihni se ajo nuk përmban emrin e markës Philips, por është një faqe e veçantë e krijuar nga amatorë për të shkarkuar të dhënat personale të përdoruesve.

Ne po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku shpërndahet një promovim i pretenduar i një pajisjeje shtëpiake Philips, pra një pajisje kuzhine për gatim me avull. Postimi mashtrues pretendon:

LIKUIDIMI I STOKUT
Për 100 personat e parë, çmimi i paisjes është vetëm 2 €!
Për të bërë një porosi, vizitoni faqen tonë të internetit.
Numër i kufizuar!
Shitja vlen deri me 30 Prill 2023!

Kur aksesohet lidhja në postim, ai e çon përdoruesin në një faqe të jashtme të krijuar posaçërisht për të mashtruar përdoruesin për të hyrë në një lojë shpërblyese. Së pari, atij i bëhen tre pyetje anketuese dhe kur u përgjigjet, merr pjesë në një “short-tërheqje” ku duhet të gjejë se cila nga kutitë virtuale të dhuratave përmban paisjen e gatimit me avull. Kur klikon në kutitë me harqe, merr njoftim se “është fituesi me fat i një paisje me avull Philips për vetëm 123 denarë”.

Por i gjithë ky shpjegim dhe i gjithë procesi është gënjeshtër dhe përdoruesit e rrjetit social Facebook nuk marrin asnjë pajisje Philips për dy euro, kjo “ofertë” bëhet vetëm me qëllim që përdoruesit të ndajnë të dhënat e tyre personale në faqe dhe më pas e njëjta në shumë mënyra mund të abuzohet.

Emri, mbiemri, adresa, numri i telefonit dhe adresa e emailit janë vetëm disa nga të dhënat që duhet të lini në faqen që mashtron “për t’u kontaktuar” për çmimin e supozuar. Megjithatë, askush nuk do të kontaktojë me personat që do të lënë të dhënat e tyre personale, sepse pajisjet për dy euro ekzistojnë vetëm virtualisht, në këtë përmbajtje referimi mashtrues, qëllimi real i së cilës është mbledhja e të dhënave personale të përdoruesve.

Faqja ndihmëse ku përdoruesit e Facebook-ut nxiten të lënë të dhënat e tyre personale, është krijuar në atë mënyrë që për përdoruesit papërvojë të Facebook-ut të japë përshtypjen e një faqeje reale dhe të besueshme, duke qenë se fotot e pajisjes së gatimit me avull shfaqen vazhdimisht dhe ka material reklamues në anglisht për performancën e pajisjes dhe përfitimet e gatimit me avull pa yndyrë.

Por nëse shikoni adresën e internetit, mund të shihni se ajo nuk përmban emrin e markës Philips, por është një faqe e veçantë e krijuar nga amatorë për të shkarkuar të dhënat personale të përdoruesve përmes saj.

Një element shtesë që tregon jobesueshmëri është kohëmatësi që shënon në ekran duke krijuar një përshtypje të rreme të urgjencës, që përdoruesi i Facebook të fusë informacionin e tij personal sa më shpejt në faqe për të “fituar çmimin”.

Nga profilet false në komentet nën postimin që po shqyrtojmë, kanë mbetur komente false se gjoja aparati i gatimit me avull ka mbërritur tek ata që e kanë porositur dhe se janë “shumë të kënaqur dhe falenderohen”. Por këto komente janë lënë nga profile false inekzistente, roli i vetëm i të cilëve është krijimi i një imazhi të rremë se lotaria është e besueshëm kur në fakt është thjesht një mashtrim për të mbledhur të dhëna personale të përdoruesve të Facebook duke keqpërdorur markën Philips.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

Përdoruesit e mediave sociale duhet të jenë gjithmonë dyshues kur shohin një postim ose reklamë, oferta e të cilit duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm me çdo faqe interneti që kërkon informacion personal, veçanërisht detaje të llogarisë bankare, pasi mund të bëhen edhe viktima të mashtrimit financiar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.