Është liberalizuar tërësisht tregu i energjisë elektrike

Foto: mk.wikipedia.org

Me pranimin e Marrëveshjes për themelimin e bashkësisë energjetike, Republika e Maqedonisë mori detyrimin për krijimin e kushteve për liberalizim të plotë të tregut energjetik. Liberalizimi në afat të mesëm do të sjell përfitime për konsumatorët dhe çmime të ulëta dhe konkurruese të burimeve të energjisë. Për shkak të specifikës së procesit të liberalizimit, do të kihet kujdes në shmangien e tronditjeve nga çmimet, ndërsa në veçanti siguri në furnizimin me energji. 

[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni, faqe  86 – data: dhjetor 2016]

 

ARSYETIM:

Këtë premtim LSDM e realizoi me miratimin e Ligjit për energjetik në vitin 2018, me të cilin verifikohet se nga 1 janari i vitit 2019 tregu i energjisë elektrike do të liberalizohet tërësisht.

LSDM premtimin se do të liberalizojë tregun në programin e vet Plani për jetë në Maqedoni (faqe 86), të përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016. Premtimin e ka edhe Qeveria në programin e saj për punë 2017-2020 (faqe 47)

Në maj të vitit 2018 Kuvendi miratoi Ligjin e ri për energjetik me çka vendi tërësisht inkorporoi dispozitat e Paketës së tretë energjetike, me çka largoi të gjithë pengesat që ishin në pjesën e legjislacionit të energjetike për shkak të miratimit jo në kohë të Ligjit nga qeveria e mëparshme. Me aktet nënligjore të cilat i miratoi Komisioni rregullues për energjetik, mes tjerash jepet edhe mundësia që çdo amvisëri të mund të zgjedh se cili furnizues do t’i sigurojë energjinë elektrike. Në ndërkohë në shpallje është zgjedhur edhe furnizuesi i përgjithshëm për energji elektrike për periudhë prej 5 vitesh. Në shpallje fitoi EVH hom.

Sipas zëvendëskryeministrit të atëhershëm për çështje ekonomike në qeveri, Koço Angjushev, me furnizuesin universal është siguruar stabiliteti në furnizimin me energji elektrike dhe zvogëlohen rreziqet prej çmimeve tronditëse për konsumatorët.

Me Ligjin e vjetër për energjetik, shfrytëzuesit e fundit ishin të mbrojtur nga tronditjet e çmimeve deri në vitin 2020, tani me miratimin e Ligjit të ri dhe futjen e furnizuesit universal, stabiliteti në furnizim dhe çmimet e të njëjtës do të sigurohen deri në vitin 2025. Qeveria përmes punës së ELEM do të sigurojë këtë, gjegjësisht ELEM është përgjegjës që të ofrojë 80% të prodhimit të vet për nevojat e furnizuesit universal në vitin 2019, çdo vit sasia e ofruar do të zvogëlohet, që do të thotë se në vitin 2025, 30% të prodhimit ELEM do ta ketë për detyrim t’ia ofrojë furnizuesi universal për nevojat e tij, sqaroi Angjushev në ditën e publikimit të thirrjes publike për furnizues universal. 

Në vitin 2019 amvisëritë nuk u gjendën në tregun e lirë, sepse nuk kishte kompani-furnizues të interesuar për furnizim me energji elektrike të amvisërive. Këtë vit amvisëritë do t mund të furnizohen me energji elektrike prej furnizuesit universal me çmimin e rregulluar nga ana e Komisionit rregullues për energjetik dhe më tej është ulët prej asaj që paguajnë amvisëritë në Evropë dhe rajon.

Sipas afatit të nënshkruar në Ligjin për energjetik deri me 31 mars të këtij viti (2020) në tregun e lirë të energjisë elektrike duhet të dalin afërsisht 2.500 subjekte juridike – me çka praktikisht u përmbyll procesi i liberalizimit të plotë. Në këtë kategori të subjekteve hyjnë edhe ndërmarrjet publike në pronësi shtetërore dhe në pronësi të komunave.

Në këtë fazë të fundit shpenzuesit i cili i plotëson kushtet të kenë numër mesatar të të punësuarve në dy vitet e fundit më të lartë ose të barabartë me 50, ose të hyra vjetore më të larta ose të barabarta me 2 milion euro me kundërvlerë në denarë, në pajtim me të dhënat e marra nga Regjistri Qendror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të zgjedhin furnizues të energjisë elektrike.

Me këtë plotësohen të gjithë kërkesat e Bashkësisë Evropiane për Energjetik me liberalizimin e tregut për energji elektrike në vend.

Sipas argumentimit të dhënë më lartë mund të përfundohet se qeveria e udhëhequr nga LSDM tërësisht liberalizon tregun e energjisë elektrike, që do të thotë se premtimi zgjedhor i përmend është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Rada Isovska – Manevska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.