Është lëshuar në përdorim stacioni i filtrimit të ujit në Komunën e Likovës

Premtim: Ndërtimi i stacionit për filtrimin e ujit të pijshëm në Komunën e Likovës

[Burimi: Debat parazgjedhor RTVM Portalb.mk, data: 28.12.2017]

ARSYETIMI:

programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi premtoi zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë në këtë komunë, ndërsa në debatin parazgjedhor në RTMV 2, Arifi konkretisht premtoi ndërtimin e stacion filtrues për pastrimin e ujit në mandatin e ri, për të zgjidhur plotësisht problemi i furnizimit me ujë. Ky premtim i Arifit, është përmbushur.

Më 29.09.2017, Arifi tha se tashmë janë investuar 2.5 milionë euro në ujësjellësin e komunës dhe janë siguruar 1.3 milionë euro edhe për stacionin e filtrimit.

Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujit të pijshëm në Likovë filloi tre vjet më parë, në shtator të vitit 2018. Kryetari i Komunës së Likovës, Arifi atëherë tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Likovën sepse sot fillon ndërtimi i një objekti të madh kapital i cili do të zgjidhë problemin e qytetarëve për furnizimin me ujë të pijshëm.

Kryeministri Zoran Zaev ishte gjithashtu i pranishëm në shënimin e fillimit të ndërtimit, ku tha:

Sot jemi këtu për të shënuar fillimin e ndërtimit të stacionit të filtrimit dhe tubacionit të furnizimit me ujë të Likovës, një projekt me vlerë 84 milionë denarë nga të cilët 75 milionë denarë janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes linjës së kreditit të Bankës Evropiane për Investime, dhe 9 milionë denarë janë siguruar nga komuna e Likovës. Ky është vetëm fillimi i furnizimit me ujë të Likovës. Bëhet fjalë për ujë të pijshëm. Në shekullin 21, ne nuk duhet të lëmë asnjë fshat të vetëm, asnjë fëmijë të vetëm në Maqedoni pa ujë të pijshëm.

Në ngjarjen solemne, ministri Nuredini theksoi se uji i pastër është një nevojë themelore dhe duhet të sigurohet për çdo qytetar të vendit.

Më 7 shtator, Arifi postoi një video në profilin e tij në Facebook të hapjes solemne të stacionit filtrues, ku në mes tjerash thuhet:

Gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës së Likovës, z. Erkan Arifi, i shoqëruar nga ministri i Mjedisit dhe Planifikimit, z. Naser Nuredini, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve, z. Bekim Rexhepi përuroi përfundimin e punimeve ndërtimore të stacionit filtrues dhe objektit të kullimit të sedimenteve, për ujë të pijshëm për të gjitha fshatrat në Komunën e Likovës. Prandaj, shumë shpejt, pasi në fshatrat e Likovës, punimet për ndërtimin e rezervuarit dhe rrjetit dytësor kanë përfunduar, uji i pijshëm do të lëshohet në përdorim.

Fondet për ndërtimin e këtij projekti u siguruan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dhe një pjesë nga komuna. I gjithë projekti, sipas të dhënave të marra nga Komuna e Likovës, ka kushtuar 1.350.000 euro.

Prandaj, sipas argumenteve të mësipërme, këtë premtim të kryetarit të Komunës së Likovës, për ndërtimin e stacionit filtrues për nevojat e kësaj komune, të përmbushur.

BURIME: 

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.