Është lansuar rrjeti evropian për verifikimin e fakteve për zgjedhjet për Parlamentin Evropian

“FaktÇek EU” është emri i rrjetit të ri për verifikimin e fakteve i cili është lansuar sot nga ana e 19 mediave, anëtare të “Rrjetit ndërkombëtar fakt-çeking” (RRNFÇ), projekt i Institutit Pointer nga Florida e SHBA-së, njofton Portalb.mk.

Konsorciumi “FaktÇek EU” është i përbërë prej mediave nga 13 vende të Evropës dhe do të ketë detyrë themelore që t’i verifikojë deklaratat, vlerësimet dhe storjet që do të publikohen, që kanë lidhje me zgjedhjet në Parlamentin Evropian që do të mbahen në maj të këtij viti.

Rrjeti ndërkombëtar kumton se rrjeti evropian është i përbërë nga mendimtarë të njëjtë, ndërkaq meritë të veçantë ka kompania mediatike franceze “Liberasion” dhe gazetarja Polin Mulo (Pualine Moullot), të cilët në vitin e kaluar e kanë fituar çmimin prej 50 mijë dollarëve për krijimin e platformën digjitale për fakt çeling, “Verifikojelajmin”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.