Është jokonsekuente thirrja për dorëheqje në Këshillin e ASHAAV-së dhe RTVM-së kur nuk ka Kuvend aktiv

Snezhana Kaleska Vançeva . Foto LSDM/ueb

 

Snezhana Kaleska – Vançeva , koordinatore e Forumit të grave të LSDM-së dhe (ish) deputete në përbërjen e fundit të Kuvendit të RMV-së, në konferencë për shtyp doli me qëndrime të partisë në të cilën mund të shihen jokonsekuenca:

Ju bëj thirrje kuadrove të VMRO-DPMNE-së menjëherë të japin dorëheqje të parevokueshme prej pozicioneve të tyre si anëtarë të Këshillit të ASHAAV-së dhe Këshillin për program pranë RTVM-së dhe të hapin dyert e tyre për profesionalitet të plotë nga ana e tyre. 

Është e nevojshme që të kryhet zgjedhje në pajtim me dispozitat e reja ligjore, që do të thotë departizim dhe profesionalizëm edhe në Këshillin e ASHAAV dhe në Këshillim për program në RTVM.

Profesionalizimi i Agjencisë deh RTVM-së është i rëndësisë së veçantë për reforma në mediume dhe në avancimin e vlerave demokratike në shtet. Reformat duhet të vazhdojnë në interes të shtetit, të qytetarëve, por edhe në interes të mediumeve. 

[Burimi: LSDM/ueb – Konferenca e S. Kaleska- Vançeva  – dataдатум: 21.04.2020]

 

ARSYETIM:

Konferenca për shtyp e LSDM-së në të cilën foli Kaleska-Vançeva u organizuar me rastin e raportit më të ri të “Reporterët pa kufij” për shkallën e lirisë së mediave në botë, me çka vendi jonë është në vend më të mirë për tre pozicione, u përdor për tu lavdëruar politikat e partisë qeverisëse dhe të kritikohet periudha e mëparshme kur qeverisje VMRO-DPMNE në raport me shkallën e lirisë së mediave.

Por, gjatë kësaj, në thirrjen e LSDM të bërë përmes Kaleska Vançeva, detektohet jokonsekuencë në fjalët “kuadrot e VMRO-DPMNEs-ë menjëherë të japin dorëheqje të parevokueshme” nga pozicioni i Këshillit të Agjencisë për mediume dhe të Këshilli programor në shërbimin publik RTVM. 

Jokonsekuenca është në dy nivele. Së pari nëse tani japin dorëheqje edhe në ASHAAV edhe në RTVM, de fakto do të mbeten pa udhëheqës. Më saktë, Ligji për ASHAAV, ku rregullohet mënyra e zgjedhjes së anëtarëve në të dy këshillat, parasheh që kjo zgjedhje të bëhet në Kuvend, përmes procedurës e cila fillon me shpalljen e konkursit nga ana e Kryetarit të Kuvendit, vazhdohet me diskutim në Komisionin për zgjedhje dhe emërime dhe në fund, në seancën plenare zgjidhen anëtarët e ri me dy të tretën e shumicës.

Pasi që Kuvendi është shpërbërë (duke mos pasur parasysh tentimet që të mbetet), ndërsa në vend me vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski është vendosur gjendja e jashtëzakonshme, zgjedhjet janë shtyjë dhe nuk dihet se kur do të caktohen, është se qartë se dy udhëheqësit e reja të ASHAAV-së dhe RTVM-së nuk mund të zgjidhen së paku një vit më pas. Prej këtu, cila është logjika e thirrjes që me urgjencë të jep dorëheqje kuadri i VMRO-DPMNE-së në dy Këshillat? Ata që do të mbeten a do të kenë legjitimitet që të menaxhojnë me institucionet? Edhe sikur Qeveria të vendos të emërojë kuadro të veta duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme aktuale, një hap i tillë do të ishte problematik edhe nga pikëpamja ligjore edhe nga pikëpamja kushtetuese.

Jokonsekuenca e dytë tërhoqi rrënjët një vit mbrapa. Në fund të janarit të vitit 2019, Talat Xhaferi shpalli konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të të dy këshillave. Konkuruan persona dhe pritën që procesi i zgjedhjes të vijë para Komisionit për zgjedhje dhe emërim në Kuvend, me të cilin udhëhoqi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE. Pas disa muajve mos caktim të procedurës për dëgjim publik të kandidatëve të paraqitur, me arsyetimin se nuk është arritur konsensus mes qeverisë dhe opozitës për këtë çështje, në ndërkohë erdhi deri te ndërrimi edhe i përbërjes së Komisionit në të cilin qeveria humbi shumicën, u bë e qartë se kjo zgjedhje është problematike dhe se çështja është nëse deri në fund të mandatit të Kuvendit do të përfundojë. Ashtu edhe u bë. Kuvendi u shpërbë me 16 shkurt të vitit 2020, ndërsa çështja as nuk erdhi në rend të ditës, përveç një ndryshimit të vogël në ligjin për ASHAAV me të cilin rregullohet çështja teknike për operatorët kabllor.

Prej këtu edhe çështja e dytë: Çka ndërmorën deputet e partisë në qeveri që të debllokojnë këtë ngecje në Komisionin për zgjedhje dhe emërim? Ata dukshëm nuk i kanë shfrytëzuar mundësit procedurale që të tejkalojnë këtë ngërç, që ta vendosin çështjen në rend të ditës dhe të mundësojnë zgjedhjen. Arsye janë të llojllojshme – prej vlerësimin se është “shumë vështirë” të zhvillojnë zgjedhjen në mënyrë tërthore, deri te ajo se ndoshta kanë bërë llogaritje se edhe kandidatët e paraqitur nuk do të pajtoheshin, edhe brenda rrethit koalicionues, diçka për të cilën dyshuan dy kandidat në bisedë me autorin e tekstit, por për këtë flet edhe një vendim për ndryshim të ligjit për të cilin është shkruar tashmë. (shihni vegzën KËTU).

Për shkak të asaj që u tha më lartë, edhe për faktin që LSDM ka bërë disa përmirësime në politikat për lirinë e mediave, disa gjëra i ka bërë gabim, siç është financimi i mediumeve gjatë kohës së fushatave zgjedhore, thirrjen për dorëheqje deri te anëtarët e VMRO-DPMNE-së në këshillat e ASHAAV-së dhe RTVM-së, e vlerësojmë si kërkesë jokonsekuente. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.