Është hequr pagesa për parkim në lagjen “Autokomanda” në Shtip

Në shkurt është shfuqizuar pagesa në 200 vendparkime në Shtip. Foto: stip.gov.mk

 

PREMTIM: Shfuqizimi i parkimit të paguar në lagjen “Autokomanda”

[Burimi: Programi zgjedhor i Bllagoja Boçvarski për zgjedhjet lokale të vitit 2017, “Jetë në Shtip për të gjithë“.  Faqe  29, data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtim  i kryetarit të Komunës në Shtip, Bllagoja Boçvarski se do të shfuqizojë pagesën për parkim në lagjen “Autokomanda” (Shtip) dhënë në fushatën për zgjedhjet lokale (tetor 2017), është realizuar. Projekti është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017-2020 të titulluar si: “Jetë në Shtip për të gjithë“, në pjesën “PROJEKTE KOMUNALE” – Bashkësia urbane “Autokomanda” (faqe 29).

Në fillim të shkurtit (2018) Këshilli i Komunës së Shtipit mori vendimin me të cilin shfuqizoi pagesën për parkim në disa lokacione të frekuentuara në qytet. Me 06.02.2018 mediumet transmetuan deklaratën e kryetarit Boçvarski në të cilën kumtoi se shfuqizohet pagesa për parkim në të gjithë rrugët rreth tregut të qytetit, që do të thotë lehtësim i madh për prodhuesit bujqësor nga rajoni të cilët çdo ditë, veçanërisht të enjten dhe të premten, vinë në tregun e Shtipit. Boçvarski atëherë informoi se pagesa është shfuqizuar në mbi 200 vend parkime.

Në rrugët “Sutjeska” dhe “Mitko Sokollov” është shfuqizuar parkimi me pagesë, por vendparkimet në këto rrugë mbeten në funksion. Në zonën qendrore, në rrugët “Ljuben Ivanov”, “Borko Talev” dhe “Kozjak planina” shfuqizohet pagesa, por hiqen prej përdorimi i vendparkimet. 

Një vendim i tillë është votuar në Këshill, por në fuqi hynë prej sot. 

Bëhet fjalë për një masë me të cilën duam që të lehtësojmë buxhetin e qytetarëve, sepse në këtë pjesë të qytetit vlerësojmë se nuk është e nevojshme për hapësirë për parkim. Zona qendrore është e organizuar ashtu që edhe në këtë moment ashtu funksionon, megjithatë në “Autokomandë, atë që e premtuam atë edhe e realizuam, deklaroi Boçvarski në shkurt të këtij viti. 

Lajmi u transmetua edhe në ueb-faqen zyrtare në Komunën Shtip

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet edhe se premtimi i Boçvarskit për shfuqizimin e parkimit me pagesë në lagjen “Autokomanda”, është realizuar.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.