Është hapur Qendra Ditore për të Moshuarit në Maxhari
Është hapur Qendra Ditore për të Moshuarit në komunën e Gazi Babës, me përkrahje të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me çka do të mundësohet mbrojtje dhe përkujdesje për të moshuarit Afati: nëntor 2014
ARSYETIM
Qendër e këtillë ditore për të moshuarit para shumë se dy viteve është hapur në lagjen Mazhari (Komuna e Gazi Babës). Ky projekt është një premtim i realizuar i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i paralajmëruar në programin e tij zgjedhor ” Vepra të reja për përparim të ri, vepra të reja për Gazi Babë më të mirë” (faqe 65), me të cilën ai doli në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
Me 30.06.2013, në ueb faqen zyrtare të qeverisë së RM-së u publiku lajmi se fillon ndërtimi i qendrës për të moshuar në Gazi Babë.
Fillo rindërtimi i Kinemasë së Maxharit, objekt i cili është paraparë për ndërtimin e Qendrës ditore për të moshuarit në komunën e Gazi Babës. Gjatë fillimit të rindërtimit morën pjesë ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov,kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe kryetari i Bashkësisë së shoqatave të pensionistëve, Dragi Argirovski.
Në faqen e komunës së Gazi Babës në facebook, me 17.02.2014 u paralajmërua që me 19.02.2015, në objektin e kinemasë së dikurshme në Maxhari, do të lëshohet në përdorim Qendra ditore për të pensionuarit.
Informacioni që Qendra do të filloj me punë u publikua në disa mediume, me 19.02.2014 mes të tjerash edhe në këtë portal:
Qendra ditore dhe Qendra për dhënien e ndihmës në kushte shtëpiake, do të funksionoj në hapësira të cilat janë të përshtatshme dhe të adaptuara për punë me njerëz të moshuar dhe e njëjta po formohet në kuadër të komunës dhe gjithashtu nën kompetenca të komunës së Gazi Babës.
Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të thuhet që ky premtim i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski është realizuar nëntë muaj përpara afatit të përcaktuar në programin zgjedhor.
BURIME:
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локалните избори 2013 година – Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Гази Баба (стр.65) [Пристапено:16.05.2016]
- Официјална веб страна на Влада на РМ (30.06.2013) Започна да се гради Дневниот центар за стари лица во Гази Баба [Пристапено:16.05.2016]
- Фејсбук страна на општина Гази Баба (17.02.2014) Отворање на Дневен центар за стари лица во Гази Баба [Пристапено:16.05.2016]
- Вести (19.02.2016): Реновиран Дневниот центар за стари лица во Маџари [Пристапено:16.05.2016]
- Лидер (19.02.2014) Реновиран Дневниот центар за стари лица во Маџари [Пристапено:16.05.2016]
Vlerësuar nga : Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari