Është hapur kopshti i ri në Deksion
Ndërtimi i kopshtit në lagjen Deksion në bashkëpunim me Qeverinë e RM-së dhe me Ministrin për Punë dhe Politik sociale. (Vlera e ndërtimit të kopshtit të ri të fëmijëve kap vlerën prej 1,5 milion euro; Afati: dhjetor 2016)
ARSYETIM:
Kopshti i ri ne lagjen Deksion është lëshuar në përdorim në tetor të vitit 2016, Ky është një premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokoll Mitrovski, të cilin e premtoi në Programin e tij zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për Gjorçe Petrov më të mirë” (Mbrojtja sociale, faqe 55).
Në shtator të vitit 2015 mediumet informuan se kanë filluar punë ndërtimore për adaptimin e rregullimit të pjesës nga shkolla SHMK “Gjorçe Petrov” në kopshtin e shkollës. Atëherë u kumtua se njëri krah i shkollës do të jetë për kopsht fëmijësh.
Kopshti i vjetër në lagjen Deksion, klon i “Kokiçe”, funksionon në baraka të vjetra që nga viti 1964 dhe ofron kushte minimale për funksionim normal.
Me adaptimin e ndërtesës së shkollës do të të vijë deri të rritja e kapacitetit të kopshtit, i cili tani më ka 105 fëmijë, ndërsa me hapësirën e re do të mund që të pranojë edhe 50 fëmijë të tjerë. Do të rregullohen 4 klube me sipërfaqe prej 60 m2, dy çerdhe prej 30 m2, 3 banjo, kuzhinë për çaj, hapësirë administrative, dhe hapësira të tjera ndihmëse. Sipërfaqja e tërësishme është 613 m2.
Në nëntor të vitit 2015 mediumet informuan se ministri i atëhershëm për Punë dhe Politik sociale Dime Spasov dhe kryetari i Komunës së Gjroçe Petrovit Sokoll Mitrovski, kanë realizuar adaptimin, rikonstruktimin dhe furnizin më pajisje në suaza të shkollës “Gjorçe Petrov” në lagjen Deksion, për kopsht fëmijësh me kapacitet për kujdesin e 150 fëmijëve parashkollor. Atëherë u tha se punët ndërtimore janë në realizim e sipër dhe pritet që më së voni deri në mars të vitit të ardhshëm (2016), të fillohet me punën e kopshtit më të ri të fëmijëve.
Kopshti i ri u lëshua në përdorim zyrtarisht me 5 tetor të vitit 2016, por edhe pse së pari u lajmërua se ka kapacitet për 150 fëmijë, siç ishe kumtuar, ai ka kapacitete për 120 fëmije. Në informacionin e njëjtë u transmetuar edhe deklarata e kryetarit Mitrovski në të cilën, mes tjerash thotë:
Komuna gjeti zgjidhje me ndryshimin dhe adaptimin komplet të një pjesë të pashfrytëzuar në shkollën fillore “Gjorçe Petrov” që të rris sigurinë, që të bëj më bashkëkohore hapësirën e kujdesit për fëmijë, por edhe të zgjeroj dhe zmadhojë kapacitetin për kujdesin e fëmijëve. (Mitrovski)
Ky kopsht përmendet mes projekteve të realizuara edhe në Llogaridhënien e kryetarit Mitrovski për vitin e kaluar (2016).
BURIME:
- Извор: Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ и Сокол Митровски (2013-2017), Нови дела за нов напредок, нови дела за подобра општина Ѓорче Петров! (Социјална заштита, стр. 55). [Пристапено: 27.04.2017]
- Грид.мк (24.09.2015): Дел од ОУ „Ѓорче Петров“ се адаптира во градинка [Пристапено: 27.04.2017]
- Плусинфо (24.09.2015): Дел од ОУ „Ѓорче Петров“ се адаптира во градинка [Пристапено: 27.04.2017]
- Тајм.мк (03.11.2015): Нова детска градинка во населбата Дексион [Пристапено: 27.04.2017]
- Канал 5 (03.11.2015): ): Нова детска градинка во населбата Дексион [Пристапено: 27.04.2017]
- Тајм.мк (05.10.2016): Нова градинка во Ѓорче Петров, ќе згрижува 120 деца [Пристапено: 27.04.2017]
- Лидер (05.10.2016): Нова градинка во Ѓорче Петров, ќе згрижува 120 деца [Пристапено: 27.04.2017]
- Отчет 2016 на Општина Ѓорче Петров, Сокол Митровски [Пристапено: 25.04.2017]
Vlerësoi: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari