Është gënjeshtër se gjyshja nga Rusia zbuloi recetë sekrete për presionin e lartë të gjakut

Фото: Принтскрин видео

Kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se gruaja në foto nuk kishte asnjë lidhje me “gjyshen ruse e cila ofron recetë sekrete”. Kjo foto mund të gjendet në faqet e shitjeve dhe të blihet për më pak se 10 euro. “Receta sekrete” ose uji me qepë, nuk është rekomandim i mjekëve për trajtimin e tensionit të lartë.

 

 

PostimiFacebook manipulon publikun se një gjyshe ruse kishte recetë sekrete për tensionin e lartë dhe sheqerin e lartë në gjak.

Kjo gjyshe e ka zbuluar recetën sekrete, thuhet në postim.

Postimi shoqërohet me link të një artikulli, ku thuhet se një gjyshe ruse 75-vjeçare përdorte qepë për të rregulluar presionin e lartë të gjakut. Në artikulli është bashkangjitur një foto e një plake dhe sigurisht receta për “ilaçin magjik”.

Në mëngjes zieni një qepë (rreth 300 gram) me 250 mililitra ujë. Ziejeni për 8 deri në 10 minuta. Ndajeni lëngun në tre pjesë dhe pini njërën gjysmë ore para mëngjesit, tjetrën para drekës dhe gjysmën e tretë para darkës. Aplikoni trajtimin për 10 ditë pa ndërprerje, dhe më pas bëhet pauzë, thuhet në artikull.

Kontrolli i “Vërtetmatësit” tregoi se gruaja e moshuar në foto nuk kishte asnjë lidhje me “gjyshe ruse që ofron recetë sekrete”. Kjo foto mund të gjendet në faqet e shitjeve dhe të blihet për më pak se 10 euro. Pra, gruaja përveç që është paraqitur si gjyshe nga Rusia me një pije sekrete për presionin e gjakut, ajo përdoret edhe si ilustrim i reformave në sistemin e kujdesit për të moshuarit në Izrael, por edhe si ilustrim i një teksti në të cilin flitet se çfarë do të ndodhte nëse burri tradhtonte nënën e lindur dhe zgjidhte gruan.

Sa i përket recetës sekrete për tensionin e lartë, duhet të theksojmë se qepa definitivisht nuk është rekomandim i mjekëve për trajtimin e tensionit të lartë.

Tensioni i lartë i gjakut është gjendje e rëndë shëndetësore dhe në afat më të shkurtë, (nëse është shumë i lartë), mund të jetë vrasës, thekson dr. Aleksandar Mitov në faqen e tij zyrtare.

Ai rendit disa nga zakonet më të rëndësishme të stilit të jetesës që ndihmojnë ndjeshëm në parandalimin dhe disa në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Dhe natyrisht qepën nuk e përmend askund.

  1.  Ulni marrjen e kripës në minimum dhe kini kujdes për të ashtuquajturat kripë e fshehur që mund të gjendet në shumë produkte
  2. Hani më pak yndyrna të ngopura dhe më shumë yndyrna të shëndetshme dhe ushqime të plota të pasura me fibra..
  3. Bëni aktivitet fizik të rregullt.
  4. Reduktoni marrjen e kafeinës! (Pini pije më pak të ëmbla në vend të kafesë, Coca-Colas dhe pijeve energjike)
  5. Gjeni një mënyrë për t’u përballuar me stresin.
  6. Humbni peshë ose mos e lini veten të fitoni peshë.

Këshilla të ngjashme mund të gjenden edhe në faqen e internetit të primarius Dr. Samarxhiski. Për pacientët me tension të lartë rekomandohet: Aktiviteti fizik (ecje e shpejtë 20-30 minuta/ditë, futboll, tenis, basketboll), qëndrimi në ajër të pastër, mbajtja e peshës afër idealit (duhet të përcaktohet nga mjeku sipas indeksit të masës trupore), dietë e rregullt dhe e shëndetshme, ekzaminime të rregullta mjekësore, sipas një programi të paracaktuar, edhe nëse nuk ka ankesa, një herë në vit kontroll te pacientët me presion të rregulluar të gjakut, nëse nuk ka asnjë lloj vështirësie, marrje e rregullt e ilaçeve dhe zbatim të procedurave të rregullta të mënyrës së jetesës të shëndetshme dhe dietë të shëndetshme, siç rekomandohet nga mjeku, kujdes për shëndetin tuaj dhe rregullimin e mirë të presionit të gjakut.

Edhe këtu askund nuk këshillohet të pini ujë me qepë. Uji me qepë si ilaç për presionin e lartë të gjakut (hipertensionit) nuk gjendet as në Udhëzimet për kujdesin mjekësor për hipertensionin, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga e gjithë kjo mund të përfundojmë se postimi që po recensojmë, përmban dezinformata. Uji me qepë nuk shëron presionin e lartë të gjakut dhe receta të tilla sekrete nuk duhet të merren kurrë vetë, pa u konsultuar me një specialist, pasi mund të sjellin efekte anësore në shëndet. Gjyshja e paraqitur në postim definitivisht nuk është gjyshja nga Rusia me recetën sekrete. Sipas gjithë kësaj, postimin e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.