Është formuar Këshilli Kombëtar për Ndalim të Ekstremizmit të Dhunshëm

Foto: mvr.gov.mk

 

PREMTIM: Formimi dhe emërimi i anëtarëve të Këshillit kombëtar për t’ju kundërvu ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në drejtim të terrorizmit dhe emërimi i Koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe dhe luftën kundër terrorizmit dhe zëvendësit e tij. 

[Burimi: Plani 3-6-9, faqe 6, data: korrik 2017]

ARSYETIM:

Premtimi për “Formimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Ndalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe radikalizimit i cili të çon në drejtim të terrorizmit dhe emërtimi i koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit dhe zëvendësit e tij”, është premtim i realizuar i Qeverisë. Bëhet fjalë për premtim të Planit 3-6-9të paraparë në pjesën reforma në shërbimet e kundërzbulimit dhe sigurisë (faqe 6).

Realizimi i këtij premtimi është vërejtur në Raportin faktografik të cilin e publikoi Qeveria për realizim të masave të Planit 3-6-9 në periudhën prej 04.07.2017 deri me 17.04.2018.

Në raportin faktografik thuhet:

Në seancën e mbajtur me 04.08.2017 Qeveria solli Vendim për emërtimin e anëtarëve, zëvendës anëtarëve dhe sekretarëve të Këshillit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit. Vendimi është publikuar në “Gazetën zyrtare të RM” nr. 98 prej 01.08.2017. 

Për sa i përket emërtimit të koordinatorit kombëtar për ndalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit dhe zëvendësve të tij në raportin faktografik është vërejtur:

Qeveria në seancën e mbajtur me 4.8.2017 morri vendim për emërimin e koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe Vendimi për emërimin e zëvendës koordinatorin kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe zëvendës koordinatorin kombëtar për luftën kundër terrorizmit. Vendimi është publikuar në “Gazetën zyrtare të RM” nr. 110 prej 14.08.2017. 

Në faqen zyrtare të Qeverisë, në pjesën seancat e Qeverisë, për seancën e 20 të mbajtur me 04.08.2017, është publikuar Procesverbal i seancës, i cili mund të merret. Prej procesverbalit mund të shihet se Qeveria me pikën 21, ma marr vendimin për emërim të anëtarëve, zëvendës anëtarëve dhe sekretarit të Këshillit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, me përfundimin në një pikë, nënpika b) në vend të sekretarit të Këshillit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit të emërohet Jovçe Remenski nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Njëkohësisht, Qeveria me propozim të Oliver Spasovskit, zëvendëskryeministër i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme përfundoi:
-Të emëroi Borçe Petrevskin nga Ministria e Punëve të Brendshme për koordinator kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit. 
– Emëron Zllatko Apostolloskin nga Ministria e Punëve të Brendshme koordinator kombëtar për luftën kundër terrorizmit. 
– Emëron Xheladin Tefik Ajvazin nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zëvendës koordinator kombëtar për ndalim të ekstremizmi të dhunshëm. 
Në pajtim me këtë të përgatitet akt i përshtatshëm i cili do të merret si i miratuar në këtë seancë të qeverisë, thuhet në Procesverbalin e seancës.

Në prill të vitit 2018, Qeveria publikoi Strategjia kombëtare të Republikës së Maqedonisë për luftën kundër terrorizmit (2018-2020) dhe Strategjisë kombëtar të Republikës së Maqedonisë për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm (2018-2020).

Dokumentet strategjike kombëtare janë përpunuar prej Këshillit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit i cili udhëhiqet nga ana e koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, zëvendës koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm , zëvendës koordinatorit kombëtar për luftën kundër terrorizmit, ndërsa në këshill marrin pjesë 22 anëtar dhe 22 zëvendës anëtar të cilët vazhdimisht janë të punësuar në 21 ministri dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë, kumtoi qeveria. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të përfundohet se premtimi i Qeverisë për “formimin dhe emërtimin e anëtarëve të Këshillit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit i cili të çon ka terrorizmi dhe emërim të koordinatorit kombëtar për ndalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe zëvendësve të tij”, është realizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Ana Anastasovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.