Është e vërtetë që Maqedonia nuk ka ilaçe kundër malaries
VMRO-DPMNE opozitare me 06.11.2017 dha deklaratë për opinionin në të cilën thuhet që Maqedonia tashmë disa muaj nuk është furnizuar me ilaçe kundër malaries.
Qeveria e LSDM-së luan me shëndetin e qytetarëve. Disa muaj nuk janë porositur barna për sëmundjen e malaries. Nuk ka asnjë arsyetim që do ta amnistonte përgjegjësinë e Qeverisë për mos furnizimin me këtë ilaç.
[Burim: А1он, data: 06.11.2017]
ARSYETIM:
Pohimi i VMRO-DPMNE-së që në vendin tonë disa muaj nuk ka ilaçe kundër malariës, e vlerësojmë si të vërtetë.
Me qëllim që ta kontrollojmë pohimin e VMRO-DPMNE-së “Vërtetmatësi” ju drejtua institucionit relevant shëndetësor në vend. Dr Sanja Marinkoviq nga Klinika e Sëmundjeve Infektimeve në Shkup, na sqaroi që ilaçet nuk i porosisin ato dhe na drejtoi të informohemi në Ministrinë e Shëndetësisë.
Ne nuk bëjmë furnizim me ilaçe,nëse kemi pacient i cili është i sëmurë nga malaria, vetëm i tërheqim ilaçet e nevojshme- deklaroi Marinkoviq e cila nuk deshi të jap përgjigje nëse kemi ose jo ilaçe nëpër spitale.
Për këtë “Vërtetmatësi” kërkoi përgjigje edhe nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku, na drejtuan në Qendrën e Shëndetiit Publik. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Dr. Shemsi Musa na vërtetoi që Maqedonia nuk ka ilaçe kundër malariës edhe atë tashmë disa muaj.
Të gjithë ilaçet me të cilat furnizohet vendi bëhen nëpërmjet tenderëve. Nëse nuk ka ofertë në tenderin e ndonjë ilaçi, atëherë ne nuk mund të furnizohemi. Deri tani, në tenderët të cilët i kemi shpallur për ilaçin kundër malaries, nuk kemi marr asnjë ofertë. Nuk e dimë nëse kompanitë e barnave nuk e importojnë dhe pse asnjë kompani nuk është paraqitur në tender. Ne shpallim tenderë deri në 500 euro, edhe pse na duhet më shumë se 500 euro për tu furnizuar me ilaçe për të gjithë pacientët të cilët planifikojnë të udhëtojnë në vendet në të cilat ekziston rreziku i sëmundjes së malaries- deklaroi Dr. Shemsi Musa nga Qendra e Shëndetësisë Publike.
“Vërtetmatësi” nga burimet e veta në Qendrën e Shëndetit Publik, mësoi që më shumë se dy vite shpallet tender për furnizim me ilaçe kundër malaries, por pa sukses.
Duke pas parasysh gjithë këtë, mund të përfundojmë që pretendimi i VMRO-DPMNE-së, që në vendin tonë disa muaj nuk ka ilaç kundër malaries, është i vërtetë.
Malaria është sëmundje parazitore. Disa nga sintomet e kësaj sëmundje janë temperatura, ethet, djersitja, kokë dhimbja, dhimbje e muskujve, vjellje. Parazitët të cilët e shkaktojnë malarien- të quajtura plazmodium- hynë në gjakun e njeriut nëpërmjet kafshimit të mushkonjës femër Anopheles. Parazitet futen në brendi të qelizave të mëlçisë ku shpejt shumohen. Këto pjesë më pas pëlcasin dhe i lëshojnë parazitët të cilët më pas i sulmojnë qelizat e kuqe të gjakut.
Sipas mjekut Zharko Karaxhoski, në Maqedoni nuk ka malaria, por të gjithë rastet janë të importuara, që do të thotë të sëmurit kanë qenë në ndonjë vend ku ka malaria. Më shpesh punojnë në platformat e naftës. Te ne i sëmuri hospitalizohet që të mos mund të shpërndahet sëmundja.
BURIME:
- А10н (06.11.2017) – ВМРО-ДПМНЕ: Неколку месеци не се набавуваат таблети и лекови против маларија [Пристапено на 07.11.2017]
- Википедија – Маларија [Пристапено на 07.11.2017]
- Курир (01.07.2016) – Трагедија: Македонец починал од маларија од Африка [Пристапено на 07.11.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari