Është duke u rikonstruktuar kopshti “Majski Cvet” në Taftalixhe

Foto: karpos.gov.mk

PREMTIM: Rikonstruktimi dhe ndërtimi i kopshtit “Majski Cvet” në Taftalixhe 1

Parashikojmë rikonstruktim dhe ndërtim të kopshtit “Majski Cvet”, në Taftalixhe 1. Qëllimi është që përfundimisht të krijojmë kushte të denja dhe bashkëkohore për më të vegjlit tanë. Kopshti do të ndërtohet me materiale me efikasitet energjik. Në kopsht parashikohen edhe hapësira për aktivitete të lira për fëmijë, për sport, punëtori për gjuhë të huaja, evenimente.  

[Burimi: Programi zgjedhor i Stefan Bogoev për zgjedhjet lokale 2017 – „Jetë në Karposh për të gjithë“ (faqe 14), data: tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi i kryetarit të Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, për rikonstruktimin e kopshtit “Majski cvet”, në Taftalixhe 1, është “duke u realizuar”.  Ky premtim është pjesë e programit të tij zgjedhor“Jetë në Karposh për të gjithë!” (faqe 14), me të cilën si kandidat i LSDM-së në zgjedhje lokale (tetor 2017) kërkoi besimin për funksionin e kryetarit të Komunës.

Rikonstruktimi i kopshtit “Majski Cvet” në Taftalixhe 1 filloi përgjatë këtij muaji me sanimin e tualeteve, pjesë e pajisjeve sanitare dhe instalimeve. Bëhet fjalë edhe për një prej objekteve më të vjetra në Karposh (e ndërtuar në vitin 1965) de për rinovimin e tij janë ndarë pesë milion denarë nga Buxheti i Komunës për vitin 2020.

Sipas asaj që është planifikuar, pas sanimit të tualeteve, do të ndërrohen dritare dhe dyert e objektit, me çka pritet edhe rritja e efikasiteti energjetik të kopshtit dhe uljen e shpenzimeve për ngrohej. Në fazën tjetër parashihet rinovimi i plotë i çatisë, dyshemeve dhe fasadës.

Edhe pse vetëqeverisja lokale, për kohë të caktuar është në gjendje të rënduar financiare, përsëri kemi vendosur që të realizohet rikonstruktimi i këtij institucioni parashkollor me faza, duke pasur parasysh kushtet e këqija të objektit. Gjatë kohës së këtyre aktiviteteve, fëmijët do të vendosen në objekte të tjera të “Majski Cvet”, edhe pse momentalisht nuk shkojnë në kopsht, si rezultat i pandemisë me Covid-19 – thonë nga Komuna. 

Informacionet dhe fotografitë për fillimin e rikonstruktimit të kopshtit janë publikuar në ueb-faqen e Komunës dhe në më tepër mediume.

 

BURIME:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.