Është duke u punuar në hekurudhën që lidh Maqedoninë me Shqipërinë
PROJETK: PËRGATITJA E PROJEKTIT BAZË DHE DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM PËR NDËRTIM DHE MBIKQYRJE TË SEKSIONIT HEKURUDHOR KËRÇOV- DERI NË KUFIRIN ME SHQIPËRINË SI PJESË E KORRIDORIT 8
Në korniza të këtij projekti do të përgatite projekti për një drejtim të linjë hekurudhore elektrike, nga stacioni ekzistues në Kërçovë deri në kufi me Republikën e Shqipërisë, sipas studimit ekzistues për fizibilitet, dizajn konceptual dhe elaborat për ndikim mbi mjedisin jetësor dhe në pajtim me përvojat më të mira të BE-së, ndërsa do të përgatitet edhe dokumentacioni i nevojshëm i dosjes së tenderit për punë ndërtimore dhe mbikqyrje të punëve ndërtuese. Projekti do të financohet nga fondet IPA. (Buxheti: vlera e llogaritur 8 milion euro Afati: vitet 2014-2016)
ARSYETIM:
Ky është një nga projektet e premtuara në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së, “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Infrastruktura” (Hekurudhat dhe infrastruktura faqe 67), dhe ky projekt është duke u realizuar.
Në tetorë të vitit 2014 nga satcioni hekurudhor i Maqedonisë informuan se Konzorciumi i përbërë nga kompania spanjolle “Tipisa” dhe ajo franceze “Liu Berzhe” do të përgatisin projketin dhe dizajnin për ndërtim të hekurudhës nga Kërçova deri në Pogradec, qyteti i parë kufitar në Shqipëri. Drejtrori i hekurudhave në Maqedoni – Irfan Asani, atëherë deklaroi se përpunimi i dokumentacionit të projektit fillon me 15 tetor (2014) dhe do të kompletohet në periudhë kohore prej 22 mujash.
Në korrik të vitit 2016 ministri për Transport dhe Lidhje Vllado Misallovski për përpunimi e projekitit bazë për hekurudhën një drejtimëshe elektrike deklaroi:
Është një rjedhë e sipër projektimi i gjatësisë prej 63 kilometrash, ndërsa do të projektohet shtesë edhe një korsi deri në Ohër. I gjithë investimi për projektin është 9,7 milion euro.
Misllajllqinovski atëherë deklaroi se përfunduan rreth 60 përqind të projektimit dhe i gjithë projekti do të jenë gati deri në fund të këtij viti (2016).
BURIME:
- Извор: Проверено – Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ (2014-2018) „Инфраструктура“ (Железнички сообраќај и инфраструктура стр.67) [Пристапено: 28.10.2016]
- Тајм.мк (10.10.2014): Проектот за пругата кон Албанија ќе биде готов во 2016 година [Пристапено: 28.10.2016]
- Билд (10. 10.2014): Проектот за пругата кон Албанија ќе биде готов во 2016 година [Пристапено: 28.10.2016]
- Тајм.мк (17.06.2016): Проектирањето на железничката пруга кон Албанија ќе заврши до крајот на годината [Пристапено: 28.10.2016]
- Курир (17.06.2016): Проектирањето на железничката пруга кон Албанија ќе заврши до крајот на годината [Пристапено: 28.10.2016]
Vlerësuar nga: Olivera Vojnovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari