Është dezinformatë se është shatërruar ushtria amerikane në Ukrainë

Фото: pixabay.com

Titulli i tekstit të shpërndarë në postim është i pavërtetë. SHBA nuk ka dërguar trupa për të luftuar në Ukrainë. Ndryshe nga përmbajtja e tekstit, ku flitet për një vullnetar të vdekur nga Amerika, titulli sugjeron praninë zyrtare të ushtrisë amerikane në Ukrainë, që është një manipulim. Më 12 shkurt, Pentagoni urdhëroi trupat amerikane të vendosura në Ukrainë të largoheshin nga vendi për shkak të raportimeve për një pushtim rus. Gjithashtu, mbishkrimi sugjeron në mënyrë të rreme se fotografia tregon “shkatërrimin e ushtrisë amerikane në Ukrainë”, që është realizuar përpara 14 vitesh, pra në vitin 2008

 

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Shkatërrohet ushtria amerikane në Ukrainë (FOTO).

Si pjesë e postimit është shpërndarë një artikull nga MKD Press, i cili në vazhdimësi thotë:

Një Ukrainë u shkatërrua ushtëria amerikane Dane Patrixh me nokfën “Shpendi”.

Lindur në Ajdaho, mbërriti në Ukrainë më 27 prill, mori pjesë në betejat e Severodonetsk. Një javë më parë ai mori një goditje në kokë, ra në koma dhe shpejt ndëroi jetë. Amerikani shkoi në shtetin e tij të Ajdahos më 3 tetor me një avion ushtarak në një çantë trupi .

Titulli i tekstit është i rremë. Amerika nuk ka dërguar trupa për të luftuar në Ukrainë. Në ndryshim nga përmbajtja e paqartë e tekstit, ku duket se flitet për një vullnetar të vdekur nga Amerika, titulli sugjeron ekzistencën zyrtare të trupave amerikane në Ukrainë, që është një manipulim.

Forcat ushtarake amerikane nuk janë dërguar në Ukrainë. Pentagoni zhvendosi anëtarët e Gardës Kombëtare në shkurt, kur ata po trajnonin anëtarët e ushtrisë ukrainase. Më 12 shkurt, Pentagoni urdhëroi trupat amerikane të vendosura në Ukrainë të largoheshin nga vendi për shkak të raportimeve për një pushtim rus.

Në gusht të këtij viti, pak muaj pas largimit të trupave amerikane nga Ukraina, në rrjetet sociale filluan të përhapen dezinformata se ata ishin ende atje. Garon Garn, një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, për kontrolluesve të fakteve të Politifact tha se bëhet fjalë për dezinformata dhe se nuk kishte forca ushtarake amerikane në Ukrainë.

Në këtë rast, teksti në postimin që po shqyrtojmë i referohet një individi, një vullnetar nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas një artikulli të Daily Beast, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit konfirmoi më 12 tetor se një shtetas amerikan ishte vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë.

Raportet fillestare në mediat sociale e identifikuan njeriun si Dane Partridge, një veteran ushtarak nga Ajdaho. Kur gazetarët e Daily Beast pyetën një zëdhënës të Departamentit të Shtetit, ai nuk konfirmoi identitetin e personit të vdekur, por konfirmoi se një shtetas amerikan ishte vrarë së fundmi në Donbas. Ai shtoi se zyrtarët e Departamentit të Shtetit janë në komunikim me familjen e të ndjerit dhe se për respekt, nuk do të ndahen detaje të mëtejshme për vdekjen e tij.

Daily Beast raporton se Partridge shkroi në llogarinë e tij në Facebook se ai fluturoi në Poloni nëpërmjet Gjermanisë më 26 prill duke kërkuar donacione për të blerë uniforma. Më 27 prill, ai postoi se po hipte në autobus për në kufi dhe se nuk do të jepte më informacion për arsye sigurie.

Postimi tjetër në llogarinë e tij në Facebook ishte nga motra e tij të martën (11 tetor), e cila shkroi se Dane Partridge ishte në aparate mbështetëse pas lëndimeve të rrezikshme për jetën ndërsa po shërbente në Ukrainë.

Të njëjtën ditë, dy orë më vonë, ajo njoftoi se vëllai i saj kishte vdekur:

Sapo jemi njoftuar se Dane ka ndërruar jetë. E di që shpirti i tij ka gjetur paqe. I pëlqente gjithmonë të bënte shaka dhe ndonjëherë të bënte biseda serioze. Deri në ditët e fundit, ai i qëndroi besnik besimit dhe bindjeve të tij shpirtërore.

 

Është akoma më konfuze dhe manipuluese që postimi që po rishikojmë dhe titulli i artikullit që shpërndahet thotë: “Ushtria amerikane e shkatërruar në Ukrainë (FOTO)” ndërsa fotografija tregon një ushtar përpara një avioni. Kur imazhi kërkohet në Google, shihet se përdoret në kontekste të ndryshme në disa faqe në internet si këtu, këtu, dhe përshkrimi është “Forcat Ajrore të SHBA-ve”. Fotografia është realizuar përpara 14 vitesh, në vitin 2008, që do të thotë se mbishkrimi sugjeron rrejshëm se ajo përshkruan “shkatërrimin e ushtrisë amerikane në Ukrainë”. New York Times ka shkruar tashmë për faktin se Shtetet e Bashkuara refuzojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë, kështu që vullnetarët civilë, të mbështetur nga donacionet në internet, shkojnë të luftojnë vetë në Ukrainë. I tillë është rasti me të ndjerin Dane Partridge.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ushtria amerikane është shkatërruar në Ukrainë. Për më tepër, fotografia që shoqëron tekstin nuk tregon fare “shkatërrimin” e supozuar, por daton nga viti 2008.Është akoma më konfuze dhe manipuluese që postimi që po rishikojmë dhe titulli i artikullit që shpërndahet thotë: “Ushtria amerikane e shkatërruar në Ukrainë (FOTO)” ndërsa fotografija tregon një ushtar përpara një avioni. Kur imazhi kërkohet në Google, shihet se përdoret në kontekste të ndryshme në disa faqe në internet si këtu, këtu, dhe përshkrimi është “Forcat Ajrore të SHBA-ve”. Fotografia është realizuar përpara 14 vitesh, në vitin 2008, që do të thotë se mbishkrimi sugjeron rrejshëm se ajo përshkruan “shkatërrimin e ushtrisë amerikane në Ukrainë”. New York Times ka shkruar tashmë për faktin se Shtetet e Bashkuara refuzojnë të dërgojnë trupa në Ukrainë, kështu që vullnetarët civilë, të mbështetur nga donacionet në internet, shkojnë të luftojnë vetë në Ukrainë. I tillë është rasti me të ndjerin Dane Partridge.

Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ushtria amerikane është shkatërruar në Ukrainë. Për më tepër, fotografia që shoqëron tekstin nuk tregon fare “shkatërrimin” e supozuar, por daton nga viti 2008.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.