Është asfaltuar rruga kryesore në fshatin Neproshten

Gjatë përurimit me rastin e asfaltimit të rrugës kryesore në Neproshten Foto: ueb-faqja e Komunës së Tearcës

 

Projekt: Rikonstruktimi i rrugës lokale në fshatin Neproshten (2013-2014) Buxheti: 9 milion denarë – Banka Botërore për ndërtim dhe zhvillim

ARSYETIM:

Në programin zgjedhor “Bashkë Ndërtojmë”,  kandidati i BDI-së në zgjedhjet lokale të vitit 2013, më pas kryetar i Komunës së Tearcës, Isen Asani, premtoi rikonstruktimin e rrugës lokale në fshatin Neproshten. Ky projekt, edhe pse me vonesë prej pothuajse 2 vitesh, është premtim i realizuar i kryetarit të Komunës së Tearcës.

Sipas informacioneve të transmetuara në mediume dhe në ueb-faqen e Komunës së Tearcës, rruga lokale në Neproshten u shtrua me asfalt të ri ne dhjetor të vitit 2015, edhe pse asfaltimi i saj ishte paraparë më së voni në vitin 2014.

Në hapjen solemne (16.12.2015) i pranishëm ishte edhe zëvendës ministri Halimi, i cili për mediumet deklaroi:

Bëhet fjalë për investim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale në vlerë prej 9 milionë denarë të siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ne si Ministri e Transportit dhe Lidhjeve në bashkëpunim me pushtetin vendor, me kryetarin e komunës, ndihmuam në investimet në këtë pjesë të rrugës, si Ministri e Transportit investuam në vlerë prej 9 milion denarë dhe konform kërkesave të qytetarëve arritëm që sot këtë pjesë të rrugës ta bëjmë realitet. Normalisht nuk do të ndalemi këtu, do të vazhdojmë edhe me investime tjera në komunën e Tearcës në bashkëpunim normalisht duke vu në prioritet kërkesat e komunës apo të qytetarëve të kësaj komune.

Gjatë përurimit  u shpreh edhe kryetari Asani, i cili theksoi:

Ne si komunë në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe duke patur parasysh kërkesat e qytetarëve, banorëve të fshatit Neproshten, ju kemi dal në ndihmë. Falë bashkëpunimit pushtet vendor dhe pushtet qendror, sot jemi dëshmitarë të një ngjarjeje e cila u konkretizua dhe u realizua. Kështu që ne i përgëzojmë edhe banorët e këtij fshati për rrugën kryesore të këtij fshati që më në fund u bë realitet dhe u asfaltua, atë që e potencoi edhe zëvendës ministri, rrugën në vlerë 9 milion denarë… Me një fjalë në mandatin tim gjashtë vjeçare janë realizuar ujësjellësi për këtë vendbanim, ngrohja qendrore në këtë shkollë, fusha e sportit, rrugica dhe rruga kryesore që sot ne e përurojmë. Vlera e përgjithshme arrin vlerën mbi 760 mijë euro për këtë vendbanim.

raportin vjetor për vitet 2014-2014 (faqe 9) shfaqen fotografi dhe detaje rreth realizimit të asfaltimit të rrugës kryesore në fshatin Neproshten të Komunës së Tearcës. Duke pas parasysh verifikimin e bërë, edhe pse me vonës pothuajse prej 2 vitesh, mund të përfundojmë se projekti “Rikonstruktim i rrugës lokale në fshatin Neproshten” është premtim i realizuar i kryetarit Asani.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.