Epidemia e virusit korona përhapet paralelisht me lajmet e rrejshme

Mançevski, Çulev dhe Pendarovski: Dallime rreth lajmeve të rrejshme. Foto: Wikipedia/Kuvendi i RMV

 

Presidenti i Shtetit, Stevo Pendarovski, foli para gazetarëve se kanë njohuri për lajmet e rrejshme që shpërndahen me qëllim dhe të organizuara. Nga MPB morrën komunikatën – se ata janë përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe këtë e bëjnë, pa ndërlidhur punën e tyre me gjetjet e Pendarovskit. Më pas me emra konkret doli edhe ministri për Shoqëri Informatike – Damjan Mançevski

 

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Disa ngjarje radhazi ngjallën dyshime te qytetarët – ka apo nuk ka krijues të organizuar të lajmeve të rrejshme, të cilët duan të shfrytëzojnë ngjarjet rreth mbrojtjes së shtetit nga virusi korona që të groposin rejtingun e institucioneve? Së pari erdhi kërkesa e Qeverisë për kyçjen e MPB-së në gjah për ata të cilët shpërndajnë lajme të rrejshme, më pas erdhi komunikata e MPB-së, e cila ka kuptimin se ata janë të kyçur në këtë aktivitet pa rikujtimin, andaj Presidenti i shtetit tha se djalli ka bërë shaka se më pas u drejtua ka ministri për Shoqëri Informatike për të hapur tërësisht kartat. Të nisim me radhë.

Ministri për Punë të Brendshme njoftoi qytetarët me komunikatën e 11 marsit “si përdoruesit e rrjeteve social të mos ndajnë dhe shpërhapin lajme të paverifikuara, gjegjësisht të rrejshme rreth virusit Kovid 19, me të cilin shqetësohen dhe krijohet panik te qytetarët”. 

Në komunikatë më tej thuhet se lajmet e rrejshme me të cilat krijohet panik e pabazë kanë pasoja afatgjate edhe mbi gjendjen e përgjithshme sociale, por edhe mbi shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve. Keqpërdorimet e tilla do të dënohet sipas ligjit, sepse në këtë mënyrë shqetësojnë qytetarët dhe krijojnë panik të panevojshme. Gjatë kësaj, shtohet se nuk ka kompromis në sanksionimin e atyre të cilët me vetëdije shpërndajnë lajme të rrejshme. “Apelojmë deri te mediumet dhe përdoruesit e rrjeteve sociale të thirren vetëm në të dhënat e publikuara zyrtarisht nga institucionet kompetente. Për të gjithë informacionet e nevojshme t’i drejtohen Ministrisë së Shëndetësisë, sektorit për marrëdhënie me publikun në Qeveri ose institucioneve të tjera relevante, të cilat vazhdimisht informojnë opinionin me të dhënat e reja disa herë përgjatë ditës.”

PËRGJIGJE RUTINË 

Në pyetjet e parashtruara në konferencë për shtyp të MPB-së, ndërsa në përgjigjen e Sektorit për krim kompjuterik, na u dha përgjigje se në baza të punës së tyre në këtë segment në përputhje me kompetencat e Ministrisë për Punë të Brendshme, e cila ndjek lajmet që publikohen në internet dhe rrjete sociale, në lidhje me Covid 19 dhe në raste se vërtetohet se të njëjtat nxisin ose kryejnë vepër penale nga Kodi Penal, ministria në bashkëpunim me Prokurorinë Publike Themelore, do të hape hetim në pajtim me Ligjin për procedurë penale. Në pajtim me nenin 23 të KP-së, nëse me lajme të rrejshme do të nxitet krijimi i veprës penale, ndërsa shtesë keqpërdorim dhe shpërndarje të lajmeve të rrejshme përmes internetit dhe rrjeteve sociale, lidhur me virusin korona dhe masave të Qeverisë, do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 paragrafi 5 dhe neni 206 të KP-së. (detaje për këtë shihni në Vërtetmatës).

APEL 

Përgjigja është rutinë, pa detaje dhe pa njohuri nëse deri tani janë zbuluar lajme të tilla. Por në konferencës e mbajtur në mesditën e 13 marsit, kryetari i shteti, Stevo Pendarovski, theksoi se ditët në vazhdim ka pasur tentim për organizimin e lajmeve të rrejshme në vend, për të përkeqësuar situatën, duke shfrytëzuar epideminë e virusit korona. Shërbimet në kabinetin e tij kanë shënjestruar tentime të tilla për krijimin e panikut.

“Apelojë deri te qytetarët për një gjë: informimi të jetë prej burimeve zyrtare. Në situata të tilla, kur kemi sëmundje epidemike, ka edhe epidemi të lajmeve të rrejshme të cilat nxisin panik në vend, me çka krijohet situatë ku askush nuk ju beson lajmeve zyrtare, por lajmeve alternative. Shërbimet tona shënjestruan disa tentime për shpërndarje të lajmeve për krijim të panikut. Nuk bëhet fjalë për mosnjohuri, por për organizimin dhe planifikim, me qëllim që të përkeqësohet situata dhe të humbet besimi në institucione”, tha Pendarovski.

Kjo është një gjetje shumë serioze dhe çon drejt asaj se në vend kemi paralelisht edhe gjueti të lajmeve të rrejshme. Të organizuar dhe me plan për dhënien e lajmeve të rrejshme nuk është gjë e lehtë, dhe për këtë duhet të ketë ndonjë stafi që “krijon”!

A ka marrë Pendarovski informacione nga Agjencia për Kundërzbulim (AK), e cila sipas ligjit është e autorizuar për mbledhjen, analizimin dhe përpunimin e informacioneve kundërzbuluese që do të thotë për sigurinë, mbrojtjen, e interesave ekonomik dhe interesat e tjerë në RMV?

 

ROLI I AGJENCISË PËR KUNDËRZBULIM 

Ky drejtim i pavërtetuar i të menduarit ka logjik në atë se në Agjencinë për Kundërzbulim drejtori emërohet me propozim të Presidentit të shtetit dhe mbledh të gjithë informacionet që vijnë në kabinetin e këtij funksionari. Në këtë distancë mes marrëdhënies konvencionale të MPB-së dhe bombës të cilën me 13 mars e dha Pendarovski në takim me gazetarët, po thuajse askush nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme “zjarri të digjet”, sepse vet dëftimi i gjetjes se dikush ia dëshiron të keqen sigurisë tonë vetëm e vetëm që të rrënohet figura e institucioneve tona, siç theksoi Pendarovski, kemi mos koordinim mes dy institucioneve shtetërore. Në veçanti në këtë moment, por edhe në rrethana më normale, mes këtyre institucioneve është e nevojshme rritja e bashkëpunimit dhe këmbimit të informatave

Rast për shqetësim jep edhe fakti se Pendarovski u përgjigj, pyetjes gazetareske nëse dinë se cilët persona ose struktura qëndrojnë prapa lajmeve të rrejshme, shefi i shtetit “tha se nuk mund të zbulojë detaje, por vetëm shkurt tha se janë të njëjtët entitete të cilët në këtë mënyrë kanë vepruar edhe gjatë fushatës për referendum”. 

A është kjo përgjigja ku eventualisht ka dallim në trajtimin e lajmeve të rrejshme, duke pasur parasysh atë se përfshihet i pari i nga radhët e opozitës?

Dyshimin më tepër e rriti edhe konferenca për shtyp e Administratës Publik dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski, me 15 mars. “Disa medium dëshirojnë të krijojnë panik, dhe mendoj se duhet të flasim drejtpërdrejt, dhe jo përreth. Kurir, Republika dhe Netpres, këto janë burimet e koordinuara që shpërndajnë lajme të rrejshme, të financuara nga një qendër me fuqi ekonomike që gjendet në Budapest, dhe e cila ka për qëllim rritjen e kontrollit të plotë të partisë së VMRO-DPMNE-së”. Ai ju përgjigj pyetjes gazetareske nëse është e vërtetë se qeveria fshehë nëse pritet krizë e madhe ekonomike dhe shëndetësore, siç kanë publikuar disa mediume.

“Absolutisht nuk ekziston një kufi i poshtëm ku mund të thuhet se kanë rënë këto të ashtuquajtura mediume. Apelojmë deri te mediumet në shtet që të mos bien nën këto ndikime, të mos i shpërndajnë lajmet e rrejshme dhe shfrytëzojë këtë rast edhe njëherë t’i falënderojë sjelljen e përgjegjshme të të gjithë mediumet e tjera në shtet në raport me virusin korona. Por, kjo meriton një gjykim të të rënd nga ana e të gjithë qytetarëve”, tha Mançevski.

Me këtë deklaratë tashmë bëhet e qartë se prej nga vjen trajtimi i ndryshëm i lajmeve të rrejshme nga ana e institucioneve të ndryshme.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.