Emil Donçev
Емил Дончев е градоначалник на општина Виница во два последователни мандати.
Emil Donçev është kryetar i Komunës së Vinicës në dy mandate të njëpasnjëshme.
JETA PRIVATE
Ka lindur me 05.03.1974 në Shtip.
I martua dhe babai i dy fëmijëve të mitur.
ARSIMIMI
Shkollimin fillor e ka kryer në Vinicë, ndërsa të mesmin në shkollën ekonomike të Koçanit. Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në vitin 1998 në drejtimin menaxhment.
KARRIERA
Në dhjetor të vitit 2001 punësohet në NP Pyjet e Maqedonisë – nëndega Vinicë, ku punon si referent për planifikim, analiza dhe udhëheqës deri në vitin 2006.
KARRIERA POLITIKE
Anëtarë në VMRO-DPMNE prej vitit 1997.
Në tetor të vitit 2006 është emëruar në qeverinë e Republikës së Maqedonisë si Drejtor i Inspektoratit Shtetëror Komunal në Ministrinë për Transport dhe Lidhje.
Në janar të vitit 2008 është emëruar si udhëheqës në Departamentin e taksave në DHP në Vinicë,
Në prill të vitit 2009 vjen në funksion të kryetarit të Komunës së Vinicës. Është rizgjedhur në prill të vitit 2013.
BURIME
Ueb-faqja e Komunës së Vinicës – Kryetari Emil Donçev.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari