ELEM vazhdimisht prolongon prokurimin e premtuar të mekanizmit për REK Manastir
Drejtori i Përgjithshëm i Shoqërisë Aksionare në pronësi të shtetit për prodhim të energjisë elektrike ELEM, emri i ri kushtetues lexon AD ESM, Dragan Minovski, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “360 shkallë” në televizionin “Alsat M”, dha deklaratë jokonsekuente lidhur me prokurimin e mekanizmit për nevojat e REK Manastir. ku tha:
Në mars të vitit të kaluar shpallëm prokurim për ndihmës mekanike për nevojat e AD ELEM, megjithatë u publikuan disa kompani, një numër i madh i kompanive. Gjatë dialogut teknik, u parashtruan shumë pyetje dhe analiza tregoi se Ligji i tanishëm për prokurime publike, ku çmimi është kriteri i vetëm për zgjedhjen e ofruesit më të volitshëm, cilësia mbetet. Gjegjësisht, do të blejmë makina dhe pajisje të cilët nuk i kënaqin nevojat e kompanisë, ndërsa paratë do të shpenzohen. Analizat e kryera treguan se është më mirë të pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për prokurime publike, ku si karakteristik do të jetë një prej mundësive për rangimin e kompanive. Jam e bindur se këtë prokurim do ta kryejmë në mënyrë të suksesshme dhe se në fund të vitit 2019 do të kemi makinat tona.
(Burimi: Alsat M/360 shkallë: „Çka ndryshoi dhe çka nuk ndryshoi në ELEM me ndërrimin e qeverive?“, data: 19.02.2019)
ARSYETIM:
Premtimi i strukturave aktuale qeveritare se AD ESM do të prokurojë mekanizëm të vetin për gërmim dhe transport të qymyrit nga minat të kombinatit më të madh xeheror-energjetik për prodhim të rrymës në vend – REK Manastir, është pjesë e programit parazgjedhor të LSDM-së të titulluar si “Plani për jetë në Maqedoni“, me të cilin partia e paraqiti si pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fund të vitit 2016, në të cilin kishe shumë ndryshime politike.
Me fillimin e eksploatimin qymyrit në minierën Suvodol dhe në minierat në Zhivojno dhe Vitoloshte, do të vazhdojmë me punën në energjetik – REK Manastir. Përgjatë kësaj, eksploatimi do të kryhet me mekanizma të larta produktive nën pronësinë e AD ELEM, me çka do të anulohet marrëveshjet ekzistuese me të cilat vite mbrapa prej buxhetit maqedonas janë harxhuar 120 milion euro në nivel vjetor, thuhet në faqen e 81 të programit.
Përgjatë kësaj, në pjesën e programit të titulluar “Plani 180”, ku janë përmbajtjet e reformave me prioritet në 6 muajt e parë (faqe 220), thuhet se nga qeveria e re e udhëhequr nga LSDM do të ketë konkurs të ri për prokurim të makinerive për nevojat e REK Manastir dhe se do të sigurohet monitorim i gjithë procesit me kyçjen e sektorit civil. Praktikisht, afati për këtë premtim rrjedh që prej zgjedhjes së qeverisë aktuale të udhëhequr nga socialdemokratët në maj të vitit 2017, me çka u pasua me emërimin e Minovski drejtor të ri në AD ESM disa muaj më pas, gjegjësisht në gusht të të njëjtit vit.
Nën udhëheqësin e re, kompania shtetërore për prodhim të rrymës publikoi tender për blerjen e 44 pjesëve ndihmëse të makinerive për REK Manastir me vlerë prej 19 milion eurosh në fund të majit të vitit 2018, 7 muaj pas emërimit të Minovskit si drejtor i përgjithshëm në kompaninë shtetërore dhe 9 muaj pas zgjedhjet së qeverisë së re të udhëhequr nga lideri i LSDM, Zoran Zave. Prej këtu, së pari prej shumë afateve të kapërcyera në raport me prokurimin e makinerisë, gjë që ndodh 3 muaj më pas prej premtimit dhënë në programin parazgjedhor të LSDM-së.
Përderisa procedura e prokurimit zhvillohet në afate të parapara, pritet që makinat të porositen në fund të vitit (2018). Me këtë, në vitin 2019 makineritë ndihmëse të kompanive të jashtme në REK Manastir më nuk do të përdoren. Me posedimin e makinerive, REK Manastir do të bëhet më efikase dhe fleksibile në procesin e përgatitje dhe gërmimit, tha Minovski në konferencë për shtyp me rastin e publikimit të prokurmit për makineri ndihmëse, në të cilën njoftoi se tashmë muajin në vazhdim (prill) do të publikohet edhe prokurim për makineri ciklike për gërmimin e qymyrit me vlerë prej 22 milion eurosh, porosia e të cilit, siç njoftoi ai, mund të pritet përgjatë vitit 2019
Mirëpo, njoftimet e qeverisë qendrore dhe energjetikës se deri më tani do të prokurohej e gjithë makineria e nevojshme për xehet të REK Manastir, me qëllim që ELEM të mos shpenzojë miliona mjete finianciare për angazhimin e mekanizmit të jashtëm të kompanive private, nuk u realizuan, me qëllim që procedura e prokurimit të makinerisë ndihmëse asnjëherë nuk kompletua, përkundrazi – u anulua. Për sa i përket procedurës për prokurimin e makinerisë ciklike, fare nuk ka filluar.
Edhe pse, Minovski njoftoi se makineritë ndihmëse do të porositeshin deri në fund të vitit 2018, përsëri në fund të vitit ELEM, informoi se procedura akoma është në fazën fillestare, gjegjësisht në fazën e dialogut teknik, në suaza të të cilit kompanitë e interesuara parashtrojnë pyetje dhe japin vërejtje dhe kërkesa eventuale për ndryshimin e dokumentacionit të prokurimit. Paralelisht me këtë, kompania shtetërore, siç informonte deri atëherë, ka kryer hulumtim në treg në pajtim me vërejtjet e dhëna gjatë dialogut teknik.
Përsëri, e gjithë kjo bie në ujë, duke pasur parasysh njoftimet e Minovski se do të zbatohet procedurë e re prej momentit që do të hyjë në fuqi Ligji i ri për prokurime publike, i cili tashmë është votuar nga Parlamenti dhe hyrë në fuqi në prill. Nëse merret parasysh shkelja e disa afateve për prokurimin e makinerive, atëherë fjalët e tij, se deri në fund të vitit minierat e REK Manastir do të shfrytëzojnë mekanizmin e tyre, është jokonsekuente. Pasi disa herë shtyhet ky prokurim për shkak të kursimeve, kompania shtetërore nënshkroi dhjetëra marrëveshje për përdorimin e makinerie të jashtme me “Pelister”, “Markosvksi Kompani”, dhe kompani të tjera.
BURIME:
01. Алсат М – 30 степени (19.02.2019): „Што се смени и дали воопшто нешто се смени во ЕЛЕМ со смената на власта?“ (Пристапено на 10.06.2019)
02. Предизборна програма на СДСМ „План за живот во Македонија“ (стр. 81 и стр. 220) (Пристапено на 10.06.2019)
03. СДК (31.05.2017): Изгласана владата на Заев (Пристапено на 10.06.2019)
04. Либертас (06.08.2017): Драган Миновски е новиот директор на ЕЛЕМ (Пристапено на 10.06.2019)
05. МКД (26.03.2018): Тендер на ЕЛЕМ, 19 милиони евра за механизација за РЕК Битола (Пристапено на 10.06.2019)
06. Макфакс (26.03.2018): ЕЛЕМ објави тендер за купување помошна механизација за РЕК Битола (Пристапено на 10.06.2019)
07. Фактор (22.10.2018) Го дерат ли приватните фирми РЕК Битола за ископ на јаглен и јаловина? (Пристапено на 10.06.2019)
08. Академик (29.01.2019) Донесен новиот Закон за јавните набавки (Пристапено на 10.06.2019)
Vlerësoi: Vllatko Stojanovski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari