Ekspertët për mediumet: Metodologjia nuk është e përfunduar, trupi ad-hoch – monedhë kusuri

Me gjysmë syri , me gjysmë zgjidhje! Foto: Piksabej/ Devajant Art.

Кога политичарите си носат сами решенија какви што им одговараат на кројката на нивните ментални матрици за улогата на медиумите и новинарството во едно демократско општество, тогаш, обично, се доаѓа до вакви полукилави решенија, какви што се „привремените“ решенија за медиумите за изборите 2016. Ваквата оценка ни ја потврдија двајца еминентни експерти за медиуми и новинарство, употребувајќи зборови како „контроверзно“, „козметичко“, „лакрдија“…

 

Kur politikanët i marrin vet vendimet ashtu siç i përgjigjet modelit të matricave të tyre mendore për rolin e mediumeve dhe gazetarisë në një shoqëri demokratike, atëherë, zakonisht, vjen deri te këto zgjidhje të përgjysmuara, siç janë “zgjidhjet e parakohshme për mediumet për zgjedhjet e 2016. Notën e këtillë e vërtetuan dy ekspertë eminent për mediume dhe gazetari, duke përdorur fjalë si “kontroverse”, “kozmetike”, “farsë”…

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Pas diskutimit disa ditorë në publikë rreth Metodologjisë për monitorim të mediumeve edhe para edhe gjatë zgjedhjeve të cilën e ofroi Agjencia për mediume, si dhe rreth kompletimit të trupit të përkohshëm (ad-hoch) do të kontrollohet procesi, pjesë ekspertëve e kanë ndarë mendjen se metodologjia ka lëshime dhe është e papërfunduar, dhe e gjithë puna e grupit ad-hoch është veçse “farsë”.

Këtë mendim të cilin sipas kërkesës së “Vërtetmatësit” e dhanë dy ekspert eminent për mediume dhe gazetari,  e ndan edhe një pjesë bukur e mirë e sektorit civil lidhur me mediumet (para së gjithash pesë organizatat – SHGM, SPGM, KEMM, IMM dhe RQM), por edhe një pjesë e madhe e opinionit të kualifikuar – gazetarë, redaktorë, analistë nga fushat e ndryshme…, të cilat qëndrimet e tyre i ndanë me opinionin ose përmes mediumeve ose përmes rrjeteve sociale.

Edhe pse mund të duket e ripozicionuar, vonë është të diskutohet për këtë temë (sepse zgjidhjet janë marrë në fund të korrikut si pjesë e marrëveshjes mes partive politike), pasojat janë aktuale tani, siç afrohet data e “100 ditëve para zgjedhjeve”, të cilat parimisht janë caktuar për me 11 dhjetorë të vitit 2016.

Ndërsa, pasojat janë si në vazhdim: metodologjia jashtëzakonshme vetëm për këto zgjedhje (ashtu janë marrë vesh partitë politike dhe e kanë futur në Kodin zgjedhorë) dhe të zakonshme, trup i përkohshëm ad-hoch i cili duhet të ndjekë procesin e monitorimit (po ashtu i rregulluar me ligj), i cili për të zgjedhur anëtarin e pestë, anëtarin apartiak, ka përjetuar edhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe të SHBA-ve.

 

“MODELI MAQEDONAS” – NË VEND TË MODELIT FRANCEZ – 

Dr. Snezhana Tëpevska, profesoreshë e Institutit për studimet të komunikimit, vlerëson se me metodologjinë si akt paraligjor përpiqet që të tejkalohet boshllëku në Ligjin për mediume audio-vizuele dhe shërbime mediatike, për detyrën e mediume për balancim të informimit dhe para së gjithash edhe për kohën e zgjedhjeve, gjë që në vendet demokratike nënkuptohet dhe nuk përkufizohet me dokumente:

Kjo është edhe etika bazë në krye të gazetarisë profesionale dhe nuk ka nevojë që të rregullohet me ligj. Ashtu është edhe në shumë vende të Evropës, është e rregulluar vetëm si princip i përgjithshëm për atë se ku mbështeten programet. Por, në ato vende niveli i profesionalizmit të mediumeve është më i lartë – dhe askujt nuk i shkon ndërmend që të mos i respektojë parimet për raportim të plotë mbi perspektivat e ndryshme. Te ne, ajo me vite është praktikë – mediumet pro qeverisë sipas rregullit të favorizojnë qeverinë edhe sipas anës sasiore (ndanë më shumë kohë) edhe sipas kontekstit cilësor (jo profesionalisht dhe pa etikë prezanton partinë në qeveri si zgjedhje maksimalisht pozitive).

Risia, shtimi i modelit francez për balancim, i cili në vendin amë vlen si rregull i përgjithshëm sasior për mediumet dhe jashtë periudhës zgjedhore, për Dr. Tërpevskën është diskutabil dhe se duhet të bëhen ndryshime:

Modeli francez është rast i rrallë dhe duhet shumë mirë të mendohet se a do të jep rezultate këtu. Unë mendoj se ajo nuk do të ndodhë, do të ndodhë e kundërta – ligjërisht do të betonojë më së miri nga lart pozitën e partive në qeveri duke ju dhënë mundësi promovimi përmes mediumeve. Unë do të jepja një propozim më të ndryshëm nga ky i ashtu quajtur “modeli maqedonas” – i cili do t’i jepte dyfishë më shumë kohë opozitës në vend të qeverisë, për as sa të mundet të kompensohet dëmi i cili i është bërë mendimit publikë me atë çka ka bërë qeveria te ne – ose nëpërmjet reklamave shtetërore, ose përmes kontrollit direkt dhe lidhjes me redaktorët dhe redaksitë e mediumeve më me ndikim. 

Tërpevska flet për zgjidhjen të cilën e parasheh Agjencia për mediumet si detyrë për të gjithë ato të cilët do të informojnë gjatë zgjedhjeve, duke filluar prej 100 ditë para zgjedhjeve të plasojnë më së paku 50 raportime për partitë opozitare, koalicione, asociacione, etj, nga koha të cilën e ndajnë për partitë qeverisëse.

TOLERANCA E AMORALES DHE FARSA AD HOCH

Për profesorin Dr. Dejan Donev, ekspert i etikës në gazetari nga Instituti, një pjesë e zgjidhjeve në Metodologjinë, si ai për tolerancë të 9 rasteve para se të ndërmerret masa, “ka shpresë për opinionin”, ndërsa rreth trupit ad hoch, është vetëm farsë. Ai, përgjithësisht vlerëson se metodologjia ka lëshime edhe në aspektin sasior edhe në atë cilësor të monitorimit, dhe detekton përse:

Që të bëhet një analizë ka nevojë për një metodist të mirë, njeri ekspert i fushës së vet, dhe jo emër gazetaresk ose në rastin më të keq i punësuar në ASHVM, sepse do të rrotullohet në rreth, vetëm nëse kjo nuk është ideja e vërtetë e gjithë farsës së trupit ad hoch.

Për Donev, nuk ka dyshim për jo qëndrueshmërinë në periudhën së tolerancës dhe adaptimit që cilin e propozoi Agjencia:

Ofendimi është i qartë. Si do ti shpjegoni opinionit se do të toleroni nëntë gabime që e dhjeta të sanksionohet, pa mos e ofenduar të njëjtin, duke luajtur kartën “e gjitha ishte provë”, ndërsa nga nesër gjithçka do të jetë në rregull, sepse mediumi ose do të përmirësohet ose do të sanksionohet. Çka do të thotë ajo? Njëjtë sikur vjedhësit t’i thoni se nëntë vjedhjet e mëparshme i ka të lehta dhe të falura, por e dhjeta do të jetë e rëndë. Pse? Përse për të fundit do të merret përgjegjësia edhe për nëntë të parat? Nejse, ky lloj amoraliteti është vetëm thirrje publike për sjellje të papërgjegjshme në të gjitha sferat e bashkëjetesës, veçanërisht kur bëhet fjalë për veprimtari publike me moral publik, i cili përmes ushtrimit të këtyre shembujve të pabazë dhe tërësisht të gabueshme do të nxitet amoralitet masovik. 

 

GRUPI I PËRKOHSHËM – MONEDHË E MBIVLERËSUAR

Dr Donev nuk sheh asnjë nevojë për përfshirje të trupit ad hoch, gjegjësisht grupi i përkohshëm për ndjekje të procesit të monitorimit dhe verifikimit të saj. Ai vlerëson se me atë Agjencia në mënyrë eksplicite pranon se trupi rregullues i vendosur me baza partiake, ndërsa zgjidhjet janë” estetikisht të pëlqyeshme por larg të vërtetës”:

Edhe pse disa nga idetë në raport me monitorimin janë për tu përshëndetur, përsëri të njejtat mbeten në margjinat e estetikës të pëlqyeshme në dukje, por jo edhe në esencë, thelbi i ekzistencës: pse pikërisht tani trup ad hoch; çka prej tij; a ka ASHVM vetëm ushtar partiak në radhët e saj; a nuk kemi ekspertë, prandaj duhet duhet të kyçim vetëm ushtrues zanati, pse vetëm propozime partiake dhe sa kanë qenë transparente në zgjedhje…Gjithë kjo, vetëm se më shumë e vërteton tezën se trupi ad hoch është një monedhë politike e mbi vlerësuar dhe për të ndjerë keqardhje në sytë e diplomacisë së huaj nga Marrëveshja e Përzhinos 2, dhe se është është e dëshiruar realisht dhe nuk është zgjidhje për problemet me mediumet në Maqedoni. 

As Tërpevska, as Donev nuk kanë dyshim se bëhet fjalë për zgjidhje parciale, të cilën Tërpevska e quan kontroverse (për metodologjinë), ndërsa Donev “kozmetikë”:

 Është i nevojshëm përmbulim, dhe jo sesion kozmetik! Është e nevojshem retrospektiva dhe intervenimi i thellë, dhe jo tretman kozmetik kirurgjik në realitetin mediatik. Të mos bëjmë fjalë përsëri, për përgjegjësinë e gjithë këtij cirku, moralisht është komplet e pa arsyetueshme edhe në pjesën e mbajtësit të përgjegjësisë, por edhe në pjesën e instrumenteve për matje dhe “sanksionimit etik” të pasojave – shprehet Donev. 

 

AGJENCIA PRET GJYQIN PËR SANKSIONE

Absurditeti i gjithë sistemit, duke përfshirë edhe zgjedhjen e re me trupin ad hoch i cili duhet që të verifikojë monitorimin dhe të përkujdeset nëse mediumet kryesore elektronike do të balancohen, shihet edhe në zgjidhjet ligjore, të cilat janë anëtarësuar më herët, ndërsa një pjesë janë të reja të cilat u futën në ndryshimet e Kodit zgjedhor.

Sipas ndryshimeve të fundit, partitë pretendojnë katër anëtar në trupin ad hoch, ndërsa të pestin e zgjedhin katër të përzgjedhurit, përderisa drejtori i Agjencisë e emëron dhe e zyrtarizon. Po ashtu, sipas ndryshimeve të Kodit zgjedhor, Agjencia i furnizon anëtarë në trupin e parakohshëm me materiale nga ndjekja e mediumeve. Trupi i parakohshëm ose komisioni i cili është emëruar zyrtarisht, nxjerr mendime, më së shumti një herë në javë, të cilin Agjencia duhet ta pranojë. Më pas Agjencia duhet të propozojë masa, nëse trupi ad hoch ka vlerësuar se ka shkelje të rregullave etike për mediume gjatë informimit në periudhën parazgjedhore dhe zgjedhore. Por, vini re, nëse shkelja bëhet për herë të parë, vërejta merret si masë, ndërsa nëse përsëritet atëherë caktohet gjobë. Por, gjobën nuk e cakton Agjencia, por vetëm e propozon si masë të cilën duhet ta caktojë Gjyqi për shkelje. Kjo është e rregulluar me dy nene në Kodin zgjedhor:

Neni 196-s

(1) Asnjë medium apo gazetar nuk mundet të sanksionohet për shprehje të mendimit

(2) Shprehja e mendimit duhet të ndahet nga lajmi. 

(3) Asnjë medium nuk mundet të mbyllet sipas propozimit të komisionit të parakohshëm në procedura të nisura me pajtueshmëri me përgjegjësit e përcaktuara me këtë ligj. 

Neni 196-i

(1) Për shkelje të dispozitave të Kodit zgjedhor për të cilat janë përcaktuar gjoba në nenet 181, 181-a, 182, 183, 183-a dhe 189-a, përderisa shkelja bëhet për herë të parë gjykata si sanksionim do të kallëzoj vetëm vërejtje. 

(2) Përderisa shkelja përsëritet, gjyqi do të caktojë gjobën me vlerë të caktuar prej neneve 181, 181-a, 182, 183, 183-a dhe 189-a nga ligji. 

(3) Në rast të paragrafëve (1) dhe (2) të këtij neni nuk zbatohet neni 75 nga Ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit zgjedhor (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 196/15).

 

Meqë ra fjala, në marrëveshjen mes partive  u zvogëluan të gjitha gjobat për mediume në gjysmë, ashtu që, edhe për shkelje më serioze në lidhje me ndjekjen e zgjedhjeve, gjoba më e lartë është 4.000 euro. Jo vetëm që është lineare (pa marrë parasysh madhësinë dhe fuqinë financuese të mediumit), por bëhet fjalë për dënim të rëndë, të cilin, Agjencia, gjegjësisht trupi ah hoch, mundet vetëm që t’ia propozojë Gjyqit. Ndërsa, Gjyqi, nuk ka kohë të përcaktuar se kur do të sjellë vendimin, ashtu, siç na informon Këshilli i Agjencisë, ende nuk ka dy lëndë të pazgjidhura për dy mediume për zgjedhjet e vitit 2014.

Për ç’farë masa, dhe rregullime të përkohshme të gjendjes në sferën mediumeve bëhet fjalë? Dhe, a është me vlerë ky diskutim, grindjet dhe “harxhimi i letrës” për analizë?

Por, kur politikanët sjellin vet vendime ashtu siç ju përshtatet matricave mendore të tyre për rolin e mediumeve dhe gazetarisë në një shoqëri demokratike, atëherë, zakonisht vjen deri te këto zgjidhjet e përgjysmuara.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.