EFCSN dënon bastisjen e policisë në Istinomer.rs

Фото: efcsn.com

Kontrolluesit e fakteve në Serbi po thonë të vërtetën para syve të qeverisë. Kjo ndërhyrje e qeverisë serbe nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbyllur gojën e shtypit të lirë. U bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë veprime të tilla, ka reaguar EFCSN ndaj bastisjes së policisë në zyrën e Qendrës për Kërkim, Transparencë dhe Llogaridhënie (CRTA) në Beograd, në kuadër të së cilës funksionon platforma e kontrollit të fakteve Istinomer.rs, anëtare e EFCSN-së.

Rrjeti Evropian i Standardeve për Kontrollin e Fakteve (EFCSN) dënon ashpër bastisjen e policisë ndaj anëtarit të saj serb, CRTA, e cila operon platformën e kontrollit të fakteve Istinomer.rs. Ky incident paraqet një sulm të papranueshëm ndaj shoqërisë civile, lirisë së shprehjes dhe kontrollit të fakteve.

Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Policisë Kriminale të MPB-së serbe ka hyrë në ambientet e disa OJQ-ve të mëdha dhe botuesve serbë, mes të cilëve edhe CRTA-ja. Mediat dhe tabloidet proqeveritare e raportuan këtë lajm ende pa mbërritur policia në ambientet e CRTA-së. Bastisja u krye nën maskën e një hetimi të pabazë për korrupsionin në lidhje me përdorimin e fondeve që OJQ-të morën nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID. Këto pretendime janë qartazi të rreme dhe përbëjnë një formë frikësimi të një organizate të pavarur mediatike. Kontrolluesit e fakteve në Serbi po thonë të vërtetën para qeverisë. Kjo ndërhyrje e qeverisë serbe nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të mbyllur gojën e shtypit të lirë. U bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndalojnë veprime të tilla.

Si anëtar i EFCSN, Istinomer.rs u përmbahet standardeve më të larta të përgjegjshmërisë, transparencës dhe gazetarisë, siç përshkruhet në Kodin e Standardeve të EFCSN-së.

Shqetësimi i kontrolluesve të fakteve që punojnë për të mbrojtur lirinë e informacionit dhe vlerat demokratike në vendet e tyre është një prirje alarmante që po merr vrull. EFCSN shpreh shqetësim të thellë për këtë ndërhyrje dhe qëndron prapa Istinomer.rs.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.