Edhe zyrtarisht u ngjiten etiketime prokurorëve

 

 

Shkruan: Vane Trajkov

Në formë komentuese dhe etiketuese është prezantuar informacioni në portalin Lider i publikuar me titullin ,,Edhe zyrtarisht lamtumirë PSP, mirëseardhje për prokurorët nën kapelen e Zaevit’’  pasi Ligji për Prokurinë publike i miratuar në muajin shkurt, sot hyri në fuqi. Në informacion nuk ka deklarata zyrtare e as qëndrime të ekspertëve për zgjidhjen ligjore , por vetëm komente të thata dhe të njëanshme me pyetje dhe përgjigje të një autori të paemër dhe etiketim të prokurorëve për të cilët thuhet se punojnë nën dirigjimin e ish kryeministrit dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.

,,Lufta kundër krimit dhe korrupsionit kalon në duart e prokurorëve, të cilët para “Revolucionit të larmë u etiketuan si “mashë e pushtetit”, ndërsa tani janë futur thellë nën kapelen e ish kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”, shkruan autori i paemër me ç’rast bën shkelje të nenit 13 të Kodit etik të gazetarëve ku thuhet se duhet bërë dallim mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Por në informacionin e publikuar në portalin Lider përzihen qëndrime dhe komente të vetë autorit brenda një shkrimi gazetaresk me të cilat ai mundohet të dëshmojë se ligji i ri është miratur me qëllim të të mbrohen funksionerët e Qeverisë aktuale.

Zgjidhja e re për Ligjin për prokurorinë publike parasheh marrje të të gjitha lëndëve nga PSP-ja, pavarësi të Prokurorit publik në veprimin me lëndë konkrete, ngritje në karrierë mbi bazë të përvojës në prokuroritë publike më të ulëta, por edhe pavarësi financiare të këtij institucioni me ndarje të së paku 0,4 përqind nga mjetet e buxhetit të shtetit.

,,Përfitim i rëndësishëm është se edhe Prokurori publik që udhëheq me Prokurorinë publike do zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta nga prokurorët publik, që paraqet një garanci se po eliminohen të gjitha ndikimet e jashtme. Kjo, njëkohësisht, nënkupton edhe efikasitet dhe paanshmëri në përndjekjen e kryerësve të veprave të rënda penale dhe korrupsionit” thotë Prokurori publik aktual, Ljubomir Jovevski në një intervistë  për zbatimin e zgjidhjes së re ligjore.

Me informacionin dhe titullin e publikuar tek lexuesit krijohet një perceptim i gabuar dhe ngjallje e një mosbesimi në sistemin ligjor, sidomos kur persona të caktuar etiketohen se punojnë nën dirigjimin e dikujt tjetër.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.