Edhe pas përfundimit të punimeve, fsh. Nerasht vazhdon të ket probleme me ujin e pijshëm

ARSYETIM: Ujësjellësi në fshatin Nerasht, Komuna e Tearcës ishte një projekt që u premtua disa vite me radhe nga autoritet qeverisëse. Ky ujësjellës i fshatit Nerasht, ishte i paraparë që të lëshohet që në shtator të vitit 2013. Projekti u premtua disa herë në fushata parazgjedhore, ndërsa për herë të fundit, projekti u premtua në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet 2014. Si afat i fundit për përfundimin e projektit është dhënë viti 2015. Deri më tani (18.01.2016) ky premtim është realizuar pjesërisht. 

Pas një pritjeje prej afro dy dekadash, më 02.11.2012 filloi realizimi i projektit. Kryetari i Komunës së Tearcës kishte deklaruar se projekti kap vlerën prej 400 000 euro, dhe pritet të përfundojë në vitin 2013.

Komuna bën sigurimin e mjeteve në vlerë prej 51 për qind, ndërsa 49 për qind do I sigurojë Ministria e Ekologjisë, pra falënderoj atë me në krye Abdylaqim Ademin. Falënderoj edhe kompaninë AK Invest e cila u pajtua që mjetet të paguhen me pritje për tri vite dhe realizim në tri segmente siç janë rrjeti primar dhe sekondar si dhe lartë-përçuesin sepse do bëhet përvjelja e ujit mbi fshat me pompa elektrike”. (burimi: Alsat-M, 02.11.2012)

Megjithatë, projekti për ujësjellësin në Nerasht deri në vitin 2013 nuk arriti të përfundojë. Sipas kreut të Komunës së Tearcës, Isen Asanit, problemi kryesor ishte tek Ministria e ekologjisë dhe firma që kryen punimet, e cila vonesën e punëve e ka arsyetuar me mos lëshimin e mjeteve nga ministria e ambientit jetësor.

“Sa i përket ujësjellësit të fshatit Nerasht projekti është dashur të jetë tanimë i mbyllur i përfunduar. Nga ana e komunës krejt punët janë përfunduar por kompania AKV ‘Invest’ është vonuar. Firma këtë vonesë e arsyeton me mungesë të mjeteve por ne si komunë do marrim masa dhe kjo çështje do të përmbyllet një herë e përgjithmonë”. (burimi: Alsat-M,  24.11.2013)

Me arsyetimin se fajtor kryesorë për ngecjen e punimeve në Nerasht u vazhdua deri në vitin 2015, ku kreu i Komunës së Tearcës, Isen Asani, vonesën prej afro katër vitesh për ndërtimin e ujësjellësit në Nerasht, e kishte arsyetuar me gabimin që ka bërë nga kompania për prodhimin e gypave të cilat kanë rezultuar të mos jenë të cilësisë së lartë

Gjatë përfundimit të vendosjes së gypave dhe nga testimi i parë që u bë, u konstatua se gypat nuk janë të cilësisë së lartë, kështu që me mbikëqyrësit tanë ne konstatuam gjendjen faktike, bëmë intervenimin dhe intervenuam pikërisht tek fabrika ku janë prodhuar pra ata që i akne ofruar, dhe të gjitha shpenzimet i ka marrë përsipër kompania që i ka ofruar gypat, ndërsa kompania që ka realizuar punët jo nuk ka asnjë faj“. (burimi: Zhurnal, 18.02.2015)

Disa muaj më pas, në po këtë vit (2015) nga Komuna e Teracës njoftuan se projekti në fjalë, është në fazën përfundimtare. Kompania e realizimit të këtij projekti ka bërë sanimin e gypave në terren dhe shumë shpejtë, sipas kreut të Komunës, Isen Asani, shumë shpejt do të bëhej testimi përfundimtarë i rrjetit të ujit për pije.

“Ka marrë kohë, është e vërtetë. Deri më tani kemi pasur vështirësi të natyrës teknike, për arsye se ka qenë një mega projekt në nivel të Komunës. Jemi në përfundim, po punojmë që ai vendbanim problemin e kamotshëm që e ka pasur me ujë të pijshëm, të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”. (burimi: TV Art, 19.06.2015)

Edhe pse punët ishin në përfundim, rrjeti i ujësjellësit në Nerasht nuk u arrit të finalizohet as edhe deri në shtator të vitit 2015. Kreu i Komunës, Isen Asani doli me premtime të njëjta se projekti do të përfundoj shumë shpejtë.

“Ne kemi përfunduar të gjitha punët e parapara dhe kompania që ka fituar tenderin për realizimin e projektit, kështu që uji është lëshuar në rrjetin sekondar por rrjeti sekondar është i vjetër me dekada dhe i amortizuar. Personalisht unë kam dhënë urdhër që përfundimisht kjo çështje të zgjidhet javën e ardhshme pasi që, kërkohet edhe një intervenim në gjatësi prej 150 gjithsej”. (burimi: Ilirida, 05.09.2015)

Në fillim të vitit 2016, edhe pse punimet kishin përfunduar, nga Komuna e Tercës  mos lëshimin e ujit e arsyetojnë me stinën e dimrit.

Me përmirësimin e kushteve klimatike, në një të ardhme të afërt në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe ne si Komunë, do ta bëjmë përurimin zyrtarisht. Çështja problematike që ka qenë për ujin e pijshëm, është zgjidhur. (burimi: Alsat-M, 05.01.2016)

Projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Nerasht, Komuna e Tearcës u premtua vite me radhë nga autoritet qeverisëse. Projekti duhej të përfundonte në vitin 2013, por meqenëse nuk u arrit në ndonjë rezultat konkret, premtimet për realizim vazhduan për vitin 2015. Edhe pse nga Komuna dhe Ministria e Mjedisit Jetësor së fundi, deklarojnë se çështja e ujit të pijshëm në Nerasht është zgjidhur, e njëjta rezulton të jetë zgjidhur vetëm parcialisht, pra projekti nuk mund të quhet i përfunduar pa rregullimin e rrjetit sekondar të ujit –  lëshimin e rregullt të ujit për pije. Nga ajo që mund të vlerësojmë, mund të përfundojmë që projekti për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Nerasht, deri më tani (22.12.2016) është realizuar pjesërisht. 

BURIME:

Vlerësoi: Rabie Abazi

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.