Edhe pas dhjetë viteve VMRO-DPMNE premton “Negotinën”, “Çerbenin” dhe “Galishten”

QTE në Negotinë ende do të vazhdojë të ngelet "rezervë". Foto: ueb-faqja e QTE Negotinë.

 

Premtimi i VMRO DPMNE-sën“Pavarësi energjetike për vendin tonë dhe zhvillim afatgjatë në sektorin energjetik është qëllimi ynë kryesorë”, është vetëm deklarativ. Vetëm një rishikim i shkurtër i premtimeve për tre burimet potenciale të energjisë elektrike – “Negotino”, “Çerbren”, “Galishte” në dhjetë vitet e fundit, çojnë në përfundim që premtimi i përmendur është larg realitetit. 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Në çdo program politik partia qeverisëse prej vitit 2006, në pjesën për energji shton se vizioni i partisë për këtë është “Maqedonia të ngelet vend i pavarur energjetik”, ndërsa diku mund të lexohet, edhe “nga importues i rrymës të bëhet eksportues i rrymës”.

Për krahë planit “modest” për ndërtim të qendrës nukleare në Mariovë (viti 2009), e cila sipas shumë indikatorëve është braktisur, burimet kryesore energjetike te të cilat shpresonte kjo parti në dhjetë vitet e fundit, ishin termocentrali në Negotinë dhe hidrocentralet në Çebren dhe Galishte. Sipas parashikimeve, përderisa nuk ndërtohen këto objekte, transformim dhe ndërtimi i ri në Negotinë dhe digave të reja në Lumin e Zi, prodhimi duhej të mbështetet në QTE Manastir, QTE Osllomej dhe në hidropotenciale, përfshirë këtu edhe hidrocentralin e ri në Shën Petka – e cila ka filluar të ndërtohet që në kohën e LSDM-së, ndërsa është përfunduar në kohën e VMRO DPMNE-së.

Por, edhe pse u investuan shuma të mëdha parash në rivitalizimin e centraleve të Manastirit, mbi 100 milion euro, edhe hidrocentralet ekzistuese, të cilat po ashtu u rivitalizuan dhe punojnë në mënyrë solide, përsëri, praktika në vitet e kaluara ka treguar se Maqedonia gjithmonë e më pak prodhon energjie të vetën, ndërsa gjithmonë e më shumë varet nga importimi i saj. Sipas raportit vjetor të Komisionin rregullator për energjetik për vitin 2015, shteti, pa prodhuesit privat ka prodhuar hiç më pak se 60 përqind nga energjia e nevojshme për shpenzuesit, përderisa, 33,6 përqind e energjisë është fituar nga importi. Ky raport, po ashtu, mund të shihet edhe tek QTE Manastir,  ku prodhimi i energjisë elektrike ka rënë në nivelin më të ulët të mundshëm që nga ekzistimi i këtyre centraleve, rreth 2,9 GW(2 miliard e nëntëqind milion kilovat në orë)

 

QTE NEGOTINË NJË DËSHIRË E RËNDOMTË 

Termocentrali në Negotinë, si një prej më të mëdhave në Maqedoni sipas fuqisë së instaluar, ende nuk punon sepse trajtohet si “rezervë”  e sistemit, ndërsa kyçja e saj do të kushtonte shumë, pasi punon me naftë. VMRO DPMNE për fatin e këtij centrali në Programin e vitit 2006 shkuan:

Kjo qendër elektrike vazhdimisht me infrastrukturën e vet mundëson instalimin e kapaciteteve të reja të prodhimeve me fuqi prej 600 MW dhe prodhim vjetor prej 4000 GWh. Në atë mënyrë, Maqedonia nga neto-importues i energjisë elektrike mund të kalojë në neto-eksportues. VMRO-DPMNE menjëherë pas marrjes së qeverisë, do të kujdeset për kërkimin e bashkë investitorëve për këtë kapacitet të lartë energjetik në vend. Vlerësohet se vlera e projektit do të kap shumën prej 250 milion eurosh, përderisa afati i fundit për realizimin e tij është viti 2010. 

Por, menjëherë pas zgjedhjeve, së pari nuk e pranuan ofertën e EVN-së që ta blejnë, më pas në vitin 2007 nënshkruan tender të cilin e anuluan nga shkaku se ishte skandaloz edhe në vend të ofertës më të mirë të kompanisë amerikane, u zgjodh kompania bullgaro-kanadeze. Prej atëherë – ka vetëm errësirë. Për atë se si janë zhvilluar ofertat parazgjedhore deri në vitin 2014 dhe gjithçka çka ka ndodhur deri në vitin 2016, mund të lexoni në analizën e premtimeve të Vërtetmatësit, të publikuar në shkurt të këtij viti.

Dhe në vend të gjërave konkrete, në programin e ri të VMRO DPMNE-së për vitin 2017-2020, “Realja”, shkurt premtohet se prej fillimi do të shqyrtohen të gjitha opsionet dhe ende nuk është e qartë se a do të zgjidhet me opsionin e prodhimit të gazit ose të thëngjillit.

Duke pasur parasysh tentativat e qeverisë së Republikës së Maqedonisë për ndërtim dhe zhvillim të rrjetit të gazit dhe qarkut të paraparë kah QTE Negotinë, do të përpunohen studimet e duhura dhe analizat për mundësitë e shfrytëzimit të gazit natyror. Në të njëjtën kohë do të shqyrtojmë mundësinë për shfrytëzim të thëngjillit si lëndë djegëse. Për realizim të këtij projekti do të shqyrtohen mundësitë për dhënie me koncesion ose nëpërmjet rrugës së partneritetit publiko-privat. AFATI: vitet 2017-2020 (faqe 113)

Ajo e cila shkaktonte konfuzion, është se dhjetë faqe më poshtë në Program, VMRO DPMNE paralajmëron datë konkrete për lidhjen sistemit të gazit dhe atë central në ndërtim:

Me ndërtimin e tubacionit të gazit me gjatësi prej 4,5 kilometra dhe lidhjen e QTE Negotino do të mundësohet prodhimi i energjisë elektrike me gaz natyror. Ndërtimi do të fillojë në vitin 2018, dhe do të mbarojë në vitin 2019. Buxheti: 2 milion euro. AFATI: VITET 2018-2019 (faqe 126)

Do me thënë do ta lidhin me gazin, por në të njëjtën kohë edhe di të shohin mundësinë për prodhim me thëngjill?! Që të jetë më e qartë për lexuesit, pavarësisht se a bëhet fjalë për prodhimtari të energjisë elektrike me gaz natyror ose me thëngjill, duhet të ndërtohet fabrika e re e cila do të mundësojë shfrytëzim të kapacitetit të tanishëm të centralit, dhe sipas secilit opsion, afati përfundimtar për realizim është rreth tetë vite. Kjo do të thotë se, pasi do të shihet se cili opsion është më i mirë ( ndërsa shqyrtohet prej vitit 2006), atëherë do të mund të realizohet. Për atë vlerësojmë se transformimi i QTE Negotinë dhe kyçja e saj aktive në sistemin elektro-energjetikë, është një ëndërr.

 

“GALISHTE” PËRSËRI I BASHKËNGJITET “ÇEBRENIT”

Gjeneratë pas gjenerate qytetarët në Republikën e Maqedonisë në dekadat e kaluara i dëgjuan premtimet për dy hidrocentrale të mëdha në Lumin e Zi, Çebren dhe Galishte. Më së pari, këto kapacitete energjetike ishin pjesë e projektit të ish Jugosllavisë “Lugina e Vardarit”, ndërsa më seriozisht së fundmi filluan ti shfrytëzojë VMRO-DPMNE, që në programin parazgjedhor të vitit 2006. Prej atëherë deri më sot, VMRO-DPMNE nuk i lëshon centralet si premtime, pa marrë parasysh se deri më tani janë regjistruar dhe anuluar dhjetëra tenderë. Në pjesën më të madhe tenderët  anulohet për atë se një prej centraleve duhej të ketë digë kryesisht të lartë – rreth 200 metrave, për atë edhe qëllimi final i dy hidrocentraleve ishte që të sigurohet energji maksimale, por edhe rezervuar  mjaftueshëm i madh që të akumulojë ujë për ngrohje për centralin e parashikuar nuklearë.

Vetëm në vitin 2014 Çebren ishte ofruar në tender pa Galishten, por edhe ky tender dështoi. Për rrjedhën e deri tanishme mund të lexohet në premtimin e analizuar që “Vërtetmatësi” i publikoi gjatë këtij viti.

Duke parë premtimin e VMRO DPMNE-së për periudhën 2017-2020, bëhet e qartë se ende jemi larg ndërtimit të këtyre ty hidrocentraleve në Maqedoni. Më saktë, VMRO-DPMNE duke titulluar premtimin si “Kërkimi i koncesionerit për ndërtim të QHE Çebren dhe QHE Galishte”, në të vërtetë lajmëron se modeli do të kërkohet prej fillimit.

Modeli i parë, gjegjësisht zgjidhjet tekno-ekonomike që do të ju ofrohen koncesionerëve të interesuar, më pastaj, në varësi të modelit i cili do të jetë më i pranueshëm, do të zgjidhet mes rrugës së partneritetit publiko-privat, në të cilën njëra nga palët do të jetë ELEM ose përsëri do të gjendet ndonjë koncesioner tjetër.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Ministrisë së Ambientin Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me ELEM, publikoi thirrje për paraqitjen e interesit për projektim, ndërtim dhe me koncesion të QTE Çebren dhe QTE Galishte, që parasheh përpunim të zgjidhjeve tekniko-teknologjike dhe koncepte komerciale nga ana e palës së interesuar dhe zgjidhje shtesë të propozuara nga ELEM, do të fillojë përpunimi i dokumentacionit të tenderit dhe publikimit të tenderit sipas principit të DBOT (Design, Build, Operate and Transfer), ose nëpërmjet partneritetit publiko-privat ose zgjedhjet të koncesionerit/partnerit privat. (faqe 120 në programin e ri të VMRO DPMNE-së). 

Nga premtimet e dhëna nga partia qeverisëse për mandatin e ardhshëm, duke pasur parasysh edhe ngjarjet e deri tanishme rreth konvertimit dhe aktivizimit të QTE Negotinë, si dhe aktivitetet për realizim të ndërtimit të hidrocentralit në Çebren dhe Galishte, mund të përfundojmë që shanset janë të humbura për shtatë vitet e ardhshme që Maqedonia të bëhet me një prodhues të madh të energjisë elektrike nga burimet e vendit.

Bazuar në analizën e mësipërme, premtimi i VMRO DPMNE-së – “Pavarësi energjetike për vendin tonë dhe zhvillimi afatgjatë në sektorin energjetik është qëllimi ynë kryesorë” – duket si premtim larg realitetit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.