E vërteta e Çernobilit: Si të shihet këmba e elefantit?
Në rastin e rrezatimit nga Çernobil ekziston edhe akti i dytë – krijimi i të ashtuquajturit sarkofag, pas aksidentit në prill të vitit 1986, u zbulua një burimi i ri rrezatimi të mundshëm të rrethinës edhe atë vetëm tetë muaj më vonë, në dhjetor të po atij viti! Nëse këtë nuk e ka parë askush, edhe pse bëhet fjalë për derdhjen e një përzierje metalike në sasi të mëdha (“sa këmbë elefanti”), kjo do të thotë se kur ekziston një koncentrim i madh vëzhgimesh mbi një objekt, sigurisht se nuk e vëreni atë më të dukshmen dhe më të madhen .Në një kuptim metaforik as edhe elefanti nuk ka qenë mjaftueshëm i madh edhe pas aq shumë përvojave të papëlqyera.
Shkruan: Ljubomir Kostovski
“Qëllimi i “Çernobil” nuk është në atë se energjia nukleare është e rrezikshme, por se gënjeshtrat, arroganca dhe mungesa e kritikave janë të rrezikshme”, theksoi gazetari i njohur Boris Dezhulloviq, duke komentua serinë televizive në gjashtë episode e cila u bë shumë e famshme në kanalin HBO. Serinë mund ta ndjekin edhe shikues tanë, në veçanti të vegjlit të cilët nuk e përjetuan këtë periudhë katastrofale, për pak në kurriz të tyre. Më saktë, rrezatimi i Çernobil arriti dhe ajo edhe sot manifestohet me sasi të madhe të elementeve (për shembull ceziumi).
Ky serial gjithsesi se hap një numër të madh të çështjeve nga fusha e informimit dhe mediumeve dhe rolin e tyre në ngjarje të tilla megakatastrofike, lidhur me zhvillimin e teknologjisë njerëzore, të cilat për disa shënojnë fillimin (rastin “Titanik”) dhe fundin (rasti “Çernobil”) në shekullin e 20-të, i cili çuditërisht kaloi shumë shpejtë.
RREZIQET E MËDHA KËRKOJNË SY TË HAPUR
Seria “Çernobil” shfaqi gjithë kontekstin e ekzistimit të një veprimtarie ideologjike, si vend gjigant me strukturë të qartë të palëvizshme burokratike, të paaftë që të sjellin vendime të shpejta dhe të jenë vetkritikë. Thjeshtë, thonë kritikët e serisë – atmosfera komformiste nxiti katastrofë të tmerrshme, të mbuluar me gjënjeshtra.
Është fakt se në rrethana ku vjen deri te shpërthimi nuklear i reaktorit të katërt në qendrën bërthamore me emrin “Vlladimir Iliç Lenin”, shumë mirë do të ishte ekzistimi i mediumeve të lira të cilat do të reagonin menjëherë dhe do të ndalonin shpërndarjen e dezinformatës, sepse do të detyronin personat përgjegjës që të caktojnë prioritete të vërteta dhe me siguri do të shpëtonin shumë jetë para shpërndarjes së rrezatimit me mijëra kilometra për rreth, në tre kontinente: Evropë, Azi dhe Amerikën Veriore. Ngjarja ka filluar me 26 prill 1986, dhe për të bota kuptoi vetëm tre ditë më pas, falë matjeve të shkencëtarëve suedez dhe britanez, dhe më pas incizimeve satelitore të cilat kanë dëshmuar për tymin në objekt. Raporti i përgatitur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 56 persona kanë vdekur në vendngjarje, dhe llogaritet që 9.000 të tjerë kanë vdekur drejtpërdrejtë nga kanceri i shkaktuar prej rrezatimit në afat prej disa javësh. Numri i të vdekurve prej paraqitjes së kanceri në muaj në vazhdim llogaritet si qindra mijëra.
Mediumet zakonisht ikin prej lajmeve të mbrojtura mirë, siç është eksplodimi i reaktorit bërthamor në Çernobil, sepse nuk kanë resurse, as nuk janë mjaftueshëm të trajnuar dhe nuk kanë kuadro për hulumtime me rrezik të lartë, mes tjerash edhe shëndetësore. Objektet ku ndodhin incidentet janë të mbyllura mirë, ndërsa qarkullimi i informacionit bëhet në rreth. Të vërtetën për Çernobil e zbuloi së pari opinioni botëror shkencor (së pari fizikanët, më pas mjekët), për të detyruar politikanët të pranojnë situatën, në fund erdhën mediumet që të kryejnë funksionin!
Por, gazetarët duhet të veprojnë në interes të opinionit publik, sepse mbrohen edhe familjet e tyre. Por edhe sot shumë fakte për këtë aksident janë të panjohura, edhe pse kanë kaluar 33 vite. Kjo qartë dëshmoi se gazetarët thjeshtë në raste të tilla nuk kanë sy të hapur.
MEDIUMET TË KENË PARASYSHË QË DO SHPALLEN “ARMIQTË E SHTETIT”
Kontaktet me shkencën gjithsesi se ishin të rëndësishme në atë moment. Por, as ato nuk e panë “këmbën e elefantit” („elephanаt’s foot“), lëre më mediumet! Më saktë ky krahasim vjen prej faktit se shkenca së pari nuk e vuri re, që më pas të deshifrojë “këmbën e elefantit”, përzierjen e metaleve të shkrira me shumë shtresa, duke na kujtuar shtresën e drurit dhe qelqit.
Përzierja homogjene në sasi të madhe, edhe pse qelqi i depolimerizuar përmban kristale të përkohshme të zinkut. Ajo “këmbë” doli prej betonit, nëpër reaktor, operacion i cili duhej të krijonte ndonjë sarkofag (shkaku i vdekjes, së pari pilotët, më pas zjarrfikësit dhe minatorët e ardhur nga Donbas). Rrezatimi i “elefantit“, masa e formuar gjatë kohës së aksidentit, u zbulua vetëm tetë muaj më pas, në përfundim të fundit të vitit të katastrofës! Nëse këtë nuk e ka parë askush, kjo do të thotë se edhe kur ekziston koncentrimi gjatë vëzhgimit të një objekti, nuk shihni gjëra të dukshme dhe me format të madh”. Në kuptim metaforik as “elefanti” nuk ka qenë mjaftueshëm i madh edhe pas aq shumë përvojave të pakëndshme.
Personi kryesor i shkencës në rastin e Çernobil – akademiku Valerik Legasov, shumë shpejtë pas ngjarjes ka lënë deklaratë për vërtetësinë e ngjarjes dhe më pas është vetëvrarë, duke ditur se nuk ka forcë asnjëherë të zbardh ngjarjen i vetëm.
A është e mundur që prej mediumeve të pritet diçka tjetër?
Fundja, të shohim se çka ndodhi së fundmi, kur në Kroaci u zbulua një incident i tillë. Në zbulimin e tij vend kanë pikërisht gazetat (“Jutarnji list” nga Zagrebi, “Sllobodna Dallmacija” nga Spliti), të cilët hetuan deri në fund se përse erdhi deri te incidenti i madh në TE Dubrovnik, ku humbën jetën tre të punësuar, dhe e gjithë rrethina ishte e ekspozuar në temperaturë ekstremisht të lartë (deri në 260 gradë), dhe gazra helmues! Ato ishin koka, dhe jo bishti i hetimit dhe vazhdimisht kërkuan dënimin e fajtorëve. Mediumet ndoqën dhe nxitën hetimin, i cili çoi deri në zbulimin e lëshimeve të objektit të restauruar (janar të këtij vitit) para incidentit dhe përfundoi me arrestimet e para të fajtorëve.
SI TË JESH I DOBISHËM, JO VETËM BARTËS I PANIKUT?
Mediumet në katastrofat e tilla, objektivisht, janë të vendosur në mes çekiçit dhe kudhrës. Një që është të thuhet e vërteta, gjë tjetër është që me të të mos bëhet dëm shtesë. Çka nëse nxit panik në shumicë në një pjesë të territorit të një vendi ose rajoni, me çka çdokush me dorën e vet kërkon shpëtim, në vend që të bëhet kjo në formë të organizuar? A nuk do të kishte çuar kjo deri në rritje të numrit të viktimave, shumë më shumë se sa që mund të paramendohet?
Të kthehemi te rasti Çernobil. Çka është këtu e rëndësishme? Fillimisht, mediumet gjithsesi se ishin të njoftuara por për shkak se kanë qenë nën kufizimet e pushtetit për atë çka ka ndodhur, edhe kur janë shpërngulur 50 mijë banorët e parë të qytetit Prijat, është dashur që të heshtnin. Edhe jashtë BRSS-së së atëhershme nuk ka pasur dramatizim të madh, sepse akoma ka qenë kohë “pa lajme të çastit”. Njohurit për rrethinën për praninë e rrezatimit në Jugosllavinë e atëhershme arritën në Ditën e punës, 1 Maj, një javë pas ndodhisë, kujton në intervistë për “Veçernji novosti” fizikania Snezhana Pavlloviq. Atë që autori i tekstit mundi të vërtetojë, është se njerëzit si Pavlloviq, atëherë “kremi” i fizikanëve dhe mjekëve, krijuan ekip i cili vazhdimisht njoftonte opinionin për gjithçka çka duhet të dihej në atë kohë.
Për këtë qëllim Kanali i dytë JRT, ndërtoi një studio në Zagreb ku ishin të pranishëm emrat eminent të cilët vazhdimisht (sot do të thuhej 24/7) jepnin informacione të nevojshme dhe udhëzime. Informacionet e tilla ishin për shembull – sa është për momentin rrezatimi i një zone të caktuar, sa është sasia e lejuar dhe të ngjashme, në disa rrethana këto për një pjesë të madhe të popullit ishin të pakuptueshme. Më pas, u morën informacione të dobishme se si duhet përmes veshjeve dhe mënyrës së jetesës qytetarët të mbrohen nga rrezatimi (gratë mbanin me vete shamija ndërsa burrat kapela, të gjithë me këpucë të larta, edhe pse ishte maj), çka duhet të hanin, çka të shmangnin (ushqim konservuar dhe në kuti kartoni ishin zgjidhja më e mirë, perime të freskëta, pemë dhe qumësht, jo), cilat hapësira janë “jomiqësore” (sipërfaqet me bar).
Mediumet në raste të tilla janë bartës të një “iluminizmi” të llojit të vet. Përgjatë kësaj, ato duhet të bënin presion të vazhdueshëm ndaj këtyre trajtimeve për shfrytëzimin e disa energjive, të themi, të pranonin kritika, dhe ngjarjet e tilla të mos përsëriten.
Këtu është e rëndësishme të thuhet se rasti me incidentin bërthamor në SHBA në mars të vitit 1979, tregon se si një shoqëri në krye me mediumet mund të ndryshojë opinione dhe situata, Incidenti në ishullin Three mile island në Pensilvani ndodhi kur qendra nukleare (me të njëjtin e emër si të ishullit) kishte defekt në sistemin e ftohjes së bërthamës së reaktorit. Rrezatimi i shkaktuar (prej 5 deri në 7 njësive, prej 10 të mundshme) në kohë relativisht të shkurtër rrezikoi qytetin e vogël Middle Town , i cili është tre kilometra larg objektit. Mediumet ngritën “pluhur”, dhe ndikimi u dëshmua në opinionin publik pasi qendrat bërthamore si burim energjie prej 70 përqind ranë në 50 përqind.
Në SHBA aso kohe kanë qenë duke u ndërtuar 129 qendra të reja bërthamore, që pas incidentit menjëherë të ndërpriten aktivitet punuese. Më vonë është vazhduar puna vetëm në 50 prej tyre. Presidenti Carter në prill të vitit 1979 kishte vizituar qendrën, që të bind qytetarët që vendi është i sigurt. (Carter akoma është gjallë dhe aktiv, edhe pse ka 95 vjet), ndërsa për praktika të ngjashme në vende të tjera me potencial nuklear nuk kemi informacion!
Pastrimi i termocentralit ka filluar në gush të vitit 1979. Prej saj janë larguar 100 tonë vaj radioaktiv. Pritet që qendra nukleare në Three mile island këtë vit të ndalojë! Kjo dëshmon që disa gazeta dhe transmetues, përsëri ndoqën gjatë kohë këtë problem me rëndësi publike.
Te ne askush nuk i mban mend efektet e Çernobilit, nuk ka analiza për atë se cilat janë qenë pasojat e asaj ngjarjeje në mesin tonë, sepse rrezatimi nuk është rrezik i përkohshëm.
Të përmendim se sasitë e matura të cesiumit 197, i cili është i rrezikshëm për shëndetin, në Serbi arrin vlera prej 80 deri 110 nanosievert në orë. A është kjo e rrezikshme dhe cila është situata te ne “sa i përket kësaj çështje”? Këto sasi datojnë që nga prania e rrezatimit të Çernobilit. Ja një temë për hulumtim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari