E pavërtetë: Ekspertët jashtë qeverisë nuk vendosin për shkurtimet e pagave dhe pensioneve

Kiril Minoski në emër të VMRO-DPMNE-së kërkon që LSDM të qëndrojë në opozitë. Foto: VMRO-DPMNE

 

Duke spinuar deklaratën e Nikolla Popovskit i cili doli si profesor dhe ekspert, së pari një pjesë e mediumeve, ndërsa dy ditë më pas edhe funksionarët e lartë të VMRO DPMNE-së pretendojnë se kundërshtari i tyre politik duhet që të qëndrojë në opozitë, duke shpifur për atë se do të shkurtojë pagat, pensionet dhe do të pushojnë nga puna njerëz

 

Kiril Minoski, ministër i Financave i emëruar nga VMRO-DPMNE, ku është edhe anëtar i Këshillit ekzekutiv, dha deklaratën në vazhdim në emër të partisë së tij:

LSDM para zgjedhjeve, vetëm para një jave, para qytetarëve premtoi pagë mesatare prej 30.000 denarë, më të lara se paga minimale, punësime të reja, rritje të pensioneve edhe atë jo vetëm një herë, por DY herë në vit, ndërsa mbrëmë propagandonte për pushime nga puna në sektorin publik, zvogëlim dhe shkurtim të pensioneve. Prej opozitës këto njerëz nuk do të mund të dëmtojnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë,nuk do të pushojnë nga puna njerëz që të punësojnë përkrahësit e tyre, të shkurtojnë paga dhe pensione. 

[Burimi: VMRO-DPMNE, ueb-faqja, data: 20.12.2016]

 

ARSYETIM:

Deklaratën e Minoskit me pretendim se qëllimet e LSDM-së për nxjerrje nga puna, shkurtim të pensioneve dhe zvogëlim të pagave, janë tërësisht të pavërteta.

Kjo e pavërtetë ka të bëj me spinin të cilin e bënë disa mediume pro qeveritare afër VMRO DPMNE-së të hënën, pas intervistës së ministrit të mëhershëm për Financa dhe kryetarit të Kuvendit të RM-së, Nikolla Popovski për Radion Evropa e Lirë.

Popovski në intervistë, duke dal si ekspert dhe profesor doli me qëndrime për atë se çka e pret politikën ekonomike në të ardhmen dhe si të përmirësohet gjendja ekonomike.

Mendimet e profesor Nikolla Popovskit menjëherë u paraqitën në një pjesë të mediumeve pro-qeveritare si qëndrim të Lidhjes Socialdemokrate, gjë e cila mund të shihet edhe nga titujt e kopjuar të agregatit Time.mk të nesërmen me 19.12.2016.

Kjo i shërben edhe funksionarit të lartë të VMRO DPMNE-së dhe ministrit të Shëndetësisë Nikolla Todorvittë del me qëndrimin se “Shkurtimi i pensioneve dhe pagave është karakteristikë e LSDM-së”

Që të përforcojë qëndrimin se kjo ka qenë politik e LSDM-së, ndërsa VMRO-DPMNE vepron krejt të kundërtën, ministri i Financave, Kiril Minoski, mbajti një ditë pas një konferencë të veçantë në shtabin e VMRO DPMNE-së me qëndrime të cilat janë lëndë e kësaj analize.

Nikolla Popovski me siguri ende është anëtar i LSDM-së, por për shumë vite ai nuk është në organet udhëheqëse dhe trupave të partisë. Kjo shumë qartë tregon se Popovski në intervistë për REL del me një qëndrim ekspert të tij, sepse as mediumi, as ai vetë nuk informuan për diçka tjetër.

Edhe një kontroll tjetër në ueb-faqen e LSDM-së mund që të tregoj se në ditët e përmendura nga mbarimi i zgjedhjeve deri mbrëmë, kjo parti asnjëherë nuk ka informuar se si do të udhëhiqet politika ekonomike përderisa do të formojë qeveri dhe si porosi të fundit mbeten ata të programit të kësaj partie dhe të ngjarjeve të kohës së kampanjës.

Për shkak të asaj që është dhënë më lartë, padyshim vërtetohet se një pjesë e deklaratës së Kiril Minoskit në emër të VMRO DPMNE-së është spin dhe e pavërtetë, gjegjësisht vendosjen e fjalëve të pathëna në gojë të kundërshtarit politik pa mbështetje në të vërtetën.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.