E hollë është vija mes gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes

 

 Në Kodin Penal ka mjaftueshëm interpretime dhe sanksione për urrejtjen, për gjuhën e urrejtjes dhe për veprat penale që dalin nga urrejtja. Përsëri, çdo herë duhet të bëhet kujdes në balansin që ekziston në mes të drejtës së garantuar Kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtje.

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

 

Me ndryshime e fundit dhe plotësimet në Kodin Penal, të kryera në fund të vitit 2018, ky akt i dënueshëm normativ në shtet bëhet më komplet për menaxhimin e paraqitjeve të urrejtjes. Ai deri më tani  ka normalizuar urrejtjen, gjuhën e veçantë të urrejtjes, por tani i është dhënë definimi.

Njëkohësisht janë shtuar fjalët “prej urrejtjes” ose “nëse vepra është kryer nga urrejtja”, me çka do të sanksionohen verat penal që dalin si pasojë e urrejtjes.

 

ÇKA ËSHTË URREJTJA?

Kodi Penal u ndryshua në fund të dhjetorit, ndërsa ndryshimet në Gazetën zyrtare me numër 248 u publikuan ditën e fundit të vitit.

Me këto ndryshime dhe plotësime një prej çështjeve kryesor kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes ka qenë qartësimi, dhe definimi se çka është vepër e kryer nga urrejtja:

Neni 122, paragrafi 42

 Si vepër penale e kryer nga urrejtja e paraparë në dispozitat e këtij Ligji konsiderohet vepër penale e kryer kundër një personi fizik ose person juridik ose persona lidhur me to, ose pronë e cila është arrirë tërësisht ose pjesërisht për shkak të karakteristikës reale ose të supozuar (të shpikur, tendencë) ose lidhur me personi i cili ka të bëj me racën, ngjyrën e lëkurës, nacionalitetin, prejardhjen etnike, religjionin ose bindjen, pengesat mentale ose paaftësitë fizike, gjininë, identitetin gjinor, orientimit seksual ose bindjet politike”. 

Siç mund të shihet, përkrah ndasive standarde racore, kombëtare, përkatësisë etnike..edhe në këtë definim mbetet se vepra që ka bazë urrejtjen mund të kryhet edhe për shkak të “bindjes politike”. 

Këtu një devijim të vogël nga tema. Një definim i tillë është i rëndësishëm edhe si standard etik dhe profesional në gazetari, për atë se në Nenin 10 të Kodit etik të gazetarëve në Maqedoni thuhet se gjuha e urrejtjes ose e diskriminimit është e ndaluar në mediume për arsye të shumta, mes të cilave edhe “,mbi baza politike”. Kodi etik nuk është ligj, por është akti më i lartë i vetrregullimit dhe të respektimit të rregullave profesionale në gazetari, ndërsa është miratuar në vitin 2001.

 

VEPRA TË KRYERJA NGA URREJTJA NË MË SHUMË NENE

Në vazhdim janë ndryshimet dhe plotësimet e më shumë neneve të KP të cilët janë kryer me ndryshime të fundit dhe ku është futur fjala urrejtje si motiv për kryerje të veprës penale:

  • Te Vrasja, neni 123 – shtohet edhe “urrejtja”, si dënim caktohen më së paku 10 vjet burg.
  • Te Lëndimet trupore, neni 130, dhe lëndimet të rënda trupore (neni 131) shtohet edhe fjala “urrejtje”, me dënim të caktuar prej 6 muaj deri në 5 vite burg.
  • Te detyrimi me forcë, neni 139, shtohet edhe fjala “urrejtje”, me dënim të caktuar prej 6 muaj deri në 3 vjet.
  • Te privimi i paligjshëm nga liria, neni 140,  shtohet edhe fjala urrejtje me dënim të caktuar prej 6 muaj deri në 3 vjet.
  • Te tortura dhe sjellje tjetër agresive jonjerëzore ose nënçmuese dhe dënim, neni 142, shtohet edhe fjala “nëse vepra është kryera për shkak të urrejtjes”, me dënim të caktuar më së paku 4 vjet.
  • Te rrezikimi i sigurisë, neni 144, shtohet edhe fjala “ose nga urrejtja” me dënim të caktuar prej 3 muaj deri në 3 vjet.
  • Te ndalimi ose shqetësimi i një tubimi publik, neni 155, anë shtuar fjalët “ose nga urrejtja” me dënim të caktuar prej një viti, nëse është persona zyrtar prej 3 muaj muaj deri në 3 vjet.
  • Te përdhunimi, neni 186, paragrafi 3 –, shtohet edhe fjala “ose nga urrejtja” dhe 4 vjet dënim
  • Te mos dhënia e ndihmës mjekësore, neni 208, shtohet edhe fjala “ose nga urrejtja”, dënimi në rast vdekje është prej 6 muaj deri në 5 vite
  • Te vjedhja e rëndë, neni  236 dhe neni 237, vjedhje, neni 238 vjedhje me armë – shtohet qëndrimi “ose nga urrejtja”, dënimet janë prej një viti deri në 10.
  • Te dëmtimi i mjeteve të huaja , neni 243, shtohet qëndrimi “ose nga urrejtja”, dënim prej 6 deri në pesë vjet
  • Te zhvatja, neni 258, është shtuar edhe “ose vepër e kryer nga urrejtja”, dënimi është 4 vjet.
  • Te dhuna, neni 386, është shtuar edhe “ose vepër e kryer nga urrejtja”, dënimi  është prej një viti deri në 5 vite.
  • Te përdhosja e varrit, neni 400, është shtuar edhe “ose vepër e kryer nga urrejtja”, dënimi me vlerë në para deri në 3 vjet
  • Te miratimi ose arsyetimi i gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit ose keqpërdorime ushtarake, neni 407-а, është shtuar ” me qëllim të nxitjes së urrejtjes”, dënimi i caktuar prej një viti deri në 5 vite.

 

GJUHA E URREJTJES 

Definicione për gjuhën e urrejtjes ka më tepër dhe janë dhënë nga ana e Këshillit të Evropës dhe OBSE dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Shkurt gjuha e urrejtjes do të ishte gjuhë radikale para së gjithash kundër grupeve, dhe jo individëve ose nëse ofendohet individi që të arrihet deri te grupi, që përmban nxitje ose shkakton dhunë.

Gjuha e urrejtjes, edhe pse jo me atë emër, është sanksionuar në Kodin Penal me Nenin 319

Pjesa është titulluar si “Nxitje e urrejtjes, mosmarrëveshje ose intolerancë mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”, ku dënimi është caktuar prej një deri në 5 vite, ndërsa nëse pasojat janë më të rënda deri në dhjetë vite burg:

Ai që me dhunë, maltretim, rrezikim të sigurisë, ndalje kundër simboleve kombëtare, etnike, fetare dhe të tjera, me djegie, shkatërrimin ose dëmtime të llojeve të tjera të flamurit të Republikës së Maqedonisë ose flamujve të shteteve të tjera, me dëmtimin e pronave të tjerëve, me përdhosjen e përmendoreve, do të nxit ose ndez urrejtje, mosmarrëveshje ose intolerancë mbi baza racore, gjinore. ngjyrës së lëkurës, llojit, përkatësisë së grupeve të margjinalizuar, përkatësisë etnike, gjuhësore, shtetërore, prejardhjes sociale, religjionit ose bindjes fetare, bindjeve të tjera, arsimimit, përkatësisë politike, statusit personal dhe shoqërorë, pengesa mentale ose trupore, moshës, gjendjes familjare ose martesore, pronës, gjendjes shëndetësore, ose çfarë do lloj tjetër përkatësie të paraparë me ligj ose me marrëveshje të ratifikuar ndërkombëtare, do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet. 

(2) Ai i cili veprën nga paragrafi (1) të këtij neni e kryen me keqpërdorim të pozitës ose autorizimit ose nëse për shkak të këtyre veprave është shkuar deri në parregullsi dhe dhunë ndaj personave ose deri te dëmtimi i pronës në përmasa të mëdha, do të dënohet me burg prej një deri në dhjetë vjet. 

Nenin 394 është sanksionuar edhe gjuha e urrejtjes përmes sistemit kompjuterik, ose përmes mjeteve për informim publik. Vepra është shpërndarja e materialit racist ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik. Dënim i i caktuar është prej një deri 5 pesë vjet, ndërsa gjatë pasojave më të rënda deri në 10 vite.

Përfundimisht, ekziston edhe diskriminimi racor ose i ndonjë lloji, i rregulluar me Nenin 417ku dënimi është prej 6 muaj deri në pesë vite, përfshirë këtu edhe atë i cili përndjek ndonjë person ose organizatë e cila lufton kundër diskriminimit për çfarëdo lloj shkaku.

Siç mund të shihet Kodi Çenal është mjaftueshëm “i pajisur” me nene që sanksionojnë edhe gjuhën e urrejtjes edhe veprën e kryer në bazë të urrejtjes. Efektet e dënimit të caktuar mund të shoqëri të ndjehen vetëm nëse prokuroria ose policia me më efikasitet e kryejnë punën.

Çdo herë duhet të kihet kujdes ekuilibri që ekziston në mes të lirisë së fjalës si e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe gjuhës së palejuar të urrejtjes, prej të cilës mund të kryhet edhe krim. Liria e fjalës nuk guxon të shkelet, po ashtu nuk mund edhe të keqpërdoret.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.