Dy prilli, Dita Ndërkombëtare e Verifikimit të Faketeve
Dy prilli është promovuar si Ditë Ndërkombëtare e Verifikimit të Fakteve nga ana e rrjetit ndërkombëtar për verifikim të fakteve pranë Institutit Pointer nga Shën Petërsburg, Florida, SHBA, në bashkëpunim me organizatat për verifikim të fakteve nëpër botë.
Siç thotë organizatori i ngjarjes në ueb-faqen e vet, ky nuk është një ngjarje e thjeshtë, por besim se më shumë së kurdo është i nevojshëm verifikimi i fakteve në politik, në gazetari dhe në të gjitha fushat”
Dita, nuk është zgjedhur rastësisht, thonë organizatorët – bëhet fjalë për ditë e cila vjen pas ditës ndërkombëtare të gënjeshtrës, me qëllim që të përforcohet domethënia e verifikimit të fakteve.
Në faqe mund që te gjenden edhe udhëzime se si të bëhet “fact-cheking” dhe përse është e nevojshme.
“Metamorfozis” – Fondacioni për internet dhe shoqëri, së bashku me projektet e veta mediatike Shërbimi për kontroll të fakteve në mediume dhe Vërtetmatësi është anëtari i vetëm nga Maqedonia në rrjetin global për verifikim të fakteve e përbërë prej 45 organizatave joqeveritare dhe mediatike.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari