Dvorishte pret ujësjellësin e premtuar

Dvorishte, edhe përkundër faktit se janë siguruar paratë, ende pritet ndërtimi ujësjellësi bashkëkohor. Foto: publicdomainpictures.net

Projekt: UJËSJELLËSI

Ndërtimi i sistemit bashkëkohor për furnizim me ujë në fshatin Dvorishte. (Afati: dhjetor 2014)

 

ARSYETIM

Sistemi bashkëkohor i ujësjellësit në fshatin Dvorishte u premtua para zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga Dragan Naxhinski, kandidat i VMRO DMPNE-së për kryetar Komune në Berovë. Në faqen 31 nga programi i tij zgjedhor ai premtoi ndërtimin e sistemit bashkëkohor për furnizim të fshatit me ujë. Përndryshe, Naxhinski, këtë premtim e fut mes projekteve me prioritet për mandatin e tij të ri për vitet 2013-2017. Duke hulumtuar këtë premtim, për të cilin afati i fundit ka qenë dhjetori i vitit 2014, mësuam se është realizuar vetëm një pjesë e projektit, gjegjësisht janë siguruar financat dhe është përpunuar projekti. Për këtë, premtimi i Naxhinskit, sipas metodologjisë që vlerëson “Vërtetmatësi”, merret si gjysmë i realizuar. Nga kërkimet në ueb-sajtin e Komunës së Berovës, të Ministrisë për Transport dhe Lidhje, si dhe në mediumet lokale të Berovës dhe nga regjioni Lindor nuk ka asnjë informacion se punët kanë lëvizur nga “pika e vdekur”, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit e gjysmë nga afati i caktuar. Asnjë informacion për përmbushje të këtij premtimi nuk ka as në llogaridhënien e VMRO DPMNE-së nga marsi i këtij viti. Puna e parë konkrete që përmendet për sistemin e furnizimit me ujë të Dvorishtes është hapësira mediatike për raportin e vizitës së kryeministrit të atëhershëm Nikolla Gruevskit në Berovë dhe rrethinë, me 17 gusht të vitit 2015. Gjatë asaj përmendet se bëhet fjalë për dokumentacionin e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të ri për fshatin Dvorishte. Edhe pse në ueb-faqen e Komunës së Berovës ka më shumë informacione për punët e nevojshme të Dvorishtes, në raport me ujësjellësin për Dvorishten situata është specifike. Ai kalimthi përmendet në raport prej pres-konferencës së kryetarit të Komunës së Berovës për arritjet dhe premtimet e mbajtura me 27 gusht të vitit 2015. Naxhinski përgjatë asaj thotë se bëhet fjalë për projektin e ujësjellësit në Dvorishte.

…Në fushën e ujësjellësit, tani më punohet për përpunimin e projektit për ndërtim të ujësjellësve në fshatin Ratevo dhe fshatin Dvorishte…

Më pas ndërtimi i ujësjellësit në Dvorishte në sajtin e komunës përmendet vetëm në një përmbajtje të publikuar, atë të 5 shkurtit të këtij viti, që në fakt është reagim i Naxhinski për kryetarin e Këshillit të Komunës së Berovës, Jovan Mateniçarski. Në të thuhet se paratë për ndërtimin e sistemit për furnizim me ujë në Ratevo dhe në Dvorishte janë siguruar prej Ministrisë për Transport dhe lidhje dhe banka investuese Evropiane.

Është fakt se mjetet për realizimin e projektit “Furnizimi me ujë i fshatit Ratevo – Me kyçjen e tubacionit të sistemit të ujësjellësit rajonal për Komunën e Berovës” u siguruan vitin e kaluar përmes Ministrisë për Transport dhe Lidhje nga Banka Investitore Evropiane, edhe për krah asaj shumica nga këshilli jashtë të gjitha procedurave institucionale morri “Vendim” për mjete me vlerë prej 1.580 000 denarë nga artikujt të cilët janë programuar për punën në vazhdimësi i hodhi në aritkullin – Ndërtimi i sistemit për furnizim me ujë të fshatrave Ratevo dhe Dvorishte.  

Ky është informacioni më i ri për furnizim me ujë të Dvorishtes në ueb-sajtin e komunës. Kërkimet për “Dvorishte” në mediumin-online “Berova sot” na dërgoi deri te katër lajme për Dvorishten në periudhën pas pre-konferencës së lartë përmendur të Naxjinskit, por asnjëri nuk flet për ndërtimin e ujësjellësit. Kërkimet në ueb-faqen e televizioneve Kanal+, Star, Iris, po ashtu nuk vërejtëm informacion nëse kanë filluar punët ndërtimore për ndërtimin e sistemit bashkëkohor për furnizim me ujë të Dvorishtes. Për faktin se janë siguruar paratë, por punët nuk kanë filluar, ndërsa afati i dhënë programin parazgjedhor të Naxhiski (dhjetor 2014) që moti ka kaluar, premtimin për zgjidhjen e problemit për ujësjellësin e Dvorishtes është gjysmë i realizuar.

BURIMET

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.

Your email address will not be published.