Duhanpirësit ende e presin aplikacionin për llogaritje të buxhetit
Projekt: Cili është buxheti për cigare?
Përpunimi i internet-kalkulatorit i cili do të llogarit çmimin e saktë për duhanpirësit dhe llogaritjen për kursim nëse qytetarët ndalojnë së piri duhan. Secili qytetarë do të duhet të shtojë se sa cigare pi në ditë dhe cili është çmimi që paguan për një paket cigaresh. Qëllimi është që të ngrihet vetëdija për varësinë e tyre nga pirja e duhanit dhe të nxit vetëdijen për ruajtjen e shëndetit.
Institucionet përgjegjëse: Ministri e Informatike dhe Administrim dhe Ministria për Shëndetësi
(Buxheti: 300 mijë denar; Afati i realizimit viti 2015)
ARSYETIM
Në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së “E vërtetuar: Projekte të cilat realizohen“, me të cilin partia morri pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2014, në pjesën e titulluar “Teknologjia Informatike dhe reforma në administratën publike”, si një prej projekteve të cilat duhet të ndërmerren për zhvillim të shoqërisë informatike në vend, në faqen 109 është shtuar edhe përpunimi i internet kalkulatorit për llogaritje të harxhimeve të cilat duhanpirësit i bëjnë për blerjen e cigareve, gjegjësisht për kursimet e tyre, në rast se hiqet dorë nga vesi. Sipas idesë së programit, qëllimi i realizimit të këtij aplikacioni është rritja e vetëdijes për varësi nga pirja e duhanit dhe nxitje për përmirësimin e shëndetit të duhanpirësve.
Supozohet se me përpunimet e këtij internet-aplikacioni do të duhej që të paktën të jetë e lehtë dhe publike qasja në ueb-faqe të të dy ministrive përkatëse, gjë që nuk është e rastësishme. Në ueb-faqen e Ministrisë së Informatikës nuk ekziston një aplikacion i tillë. E njëjta situatë përsëritet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së shëndetësisë – kalkulatori nuk mund të gjendet.
Kërkimet në internet nuk japin asnjë rezultat nëse aplikacioni është përpunuar dhe është vënë në dispozicion publik në cilën do ueb-faqe, as edhe që ka filluar përpunimi i tij.
Vendi i vetëm në të cilin mund të gjendet ky projekt është agjenda programore e qeverisë “Plani strategjik për periudhën e viteve 2016-2018“, e përgatitur prej Ministrisë në qershor të vitit 2015, i nënshkruar prej ministrit të mëparshëm Ivo Ivanovski. Me këtë plan edhe vërtetohet se projekti nuk është realizuar në afatin e premtuar – vitin 2015 dhe se nuk ka filluar përgatitja softuerike, gjegjësisht përpunimi. Projekti është paraparë si pjesë e aktiviteteve, gjegjësisht projekteve prej “Sub-programi 3.3.: e-Qytetari” (faqe 50), i cili duhej të realizohej prej kësaj ministrie, por me ndryshimin e kornizave kohore në pajtueshmëri me programin e partisë qeverisëse. “Cili është buxheti për cigare”, sipas planit strategjik, duhet të fillojë të realizohet në 2016, ndërsa si afat përfundimtar për implementimin e tij është paraparë viti 2017. Mjetet financiare kapin vlerën prej 300.000 denarësh, vlerë e njëjtë si në programin politik, me atë se është paraparë që këto mjete të ndahen prej buxhetit të vitit 2017, që do thotë se edhe për vitin 2016 duhanpirësit nuk do të mund të shfrytëzojë këtë ueb-aplikacion.
Duke pas parasysh gjithë këtë, si dhe afatin e realizimit të këtij projekti- viti 2015,premtim zgjedhor për internet aplikacionin për llogaritje të kostove për cigare dhe kursimet e duhanpirësve, mund të vlerësohet si i parealizuar.
BURIMET
- Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ – Проверено – проекти кои докажано се остваруваат 2014-2018 [Пристапено: 12.07.2016]
- Министерството за информатичко општество и администрација – Официјален веб-сајт [Пристапено: 12.07.2016]
- Министерството за информатичко општество и администрација – „Стратешкиот план за периодот 2016-2018 година“(јуни 2015) [Пристапено: 12.07.2016]
- Министерство за здравство Официјален веб-сајт [Пристапено: 12.07.2016]
Vlerësuar nga: Stojançe Manev
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari