Drejtori i Pfizer është vaksinuar plotësisht që në mars të këtij viti

Фото: Алберт БТвитер профил

Nuk është e vërtetë që drejtori i Pfizer, Albert Bourla, ka anuluar një udhëtim pune në Izrael në nëntor për shkak se nuk ishte i vaksinuar. E vërteta është se Bourlas i duhej të anulonte udhëtimin e tij për në Izrael në fillim të marsit, sepse në atë kohë ai nuk ishte plotësisht i vaksinuar. Në atë kohë ai kishte marrë vetëm dozën e parë të vaksinës Pfizer dhe më 10 mars mori dozën e dytë dhe këtë e bëri publikisht para mediave dhe publikut botëror, shkruan Vërtetëmatës

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se drejtori i Pfizer Albert Bourla nuk është i vaksinuar. Kjo lidhet me faktin se kompania ku ai është drejtor, është një gjigant farmaceutik dhe prodhues i vaksinës kundër Kovid-19.

Drejtori i Pfizer thotë se njerëzit që përhapin dezinformata për vaksinat kundër Kovidit janë “kriminelë”. Ai vetë nuk është i vaksinuar dhe i është dashur të anulojë udhëtimin e tij në Izrael sepse nuk është i vaksinuar, thuhet në postimin  që po e recenzojmë, e në të cilin është bashkëngjitur edhe link për këtë tekst.

Por Albert Bourla më 10 mars të vitit 2021 u vaksinua me dozën e dytë të vaksinës. Informacioni se Bourla duhej të anulonte një udhëtim pune në Izrael është i saktë, por nuk është e vërtetë që ka ndodhur tani, por ka ndodhur në fillim të fushatës së vaksinimit, kur nuk ishin prodhuar doza të mjaftueshme për të gjithë, e kur për vaksinim kundër Kovid-19 ekzistonte një prioritare. Drejtori i Pfizer nuk ka dashur q të pranojë vaksinën jashtë radhës, para se të vaksinohen punonjësit shëndetësorë që ishin më të rrezikuar, sepse punojnë në reparte e Kovidit me pacientë me Kovid. Në kohën kur mediat izraelite raportuan se Bourla e kishte shtyrë vizitën e tij në Izrael, ai e kishte pranuar dozën e parë, por jo edhe dozën e dytë të vaksinës.

Në 10 mars, vetëm 3 ditë pas anulimit të vizitës në Izrael Bourla në Twitter publikoi një foto ku ai është duke e pranuar dozën e dytë të vaksinës.

Jam i emocionuar që po marr dozën e dytë të vaksinës Pfizer. Për të dashurit e mi dhe për njerëzit anembanë botës, nuk dua asgjë më shumë sesa të bëjnë të njëjtën gjë. Edhe pse ky rrugëtim është ende i gjatë, ne po punojmë pa rreshtur për ta mposhtur virusin, shkroi drejtori i Pfizer në Twitter.

Duke qenë se postimi i recenzuar është publikuar në nëntor të vitit 2021, kur autori i të njëjtit  pretendon se drejtori i Pfizer është i pavaksinuar, vlerësojmë se postimi është i pavërtetë. Edhe në mars, kur Bourlas i duhej të anulonte një udhëtim në Izrael për shkak se nuk ishte plotësisht i vaksinuar, ai gjithsesi kishte pranuar dozën e parë të vaksinës Pfizer. Më 10 mars të vitit 2021 e pranoi dozën e dytë dhe këtë e bëri publikisht para mediave dhe publikut botëror.  Prandaj nuk është i saktë interpretimi i bërë në postim se drejtori i gjigantit farmaceutik refuzon të marrë vaksinën e prodhuar nga kompania e tij. Kjo është thjesht e pavërtetë dhe Albert Bourla ishte ndër të parët dhe relativisht herët në fushatën e vaksinimit që u vaksinua plotësisht me dy doza.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.