Drejtoresha e sëmurë nga koronavirusi nuk ka qenë në dasmë te Ljupço Nikollovski
Nikollovski]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni pohon se pacientja me koronavirus, gjegjësisht drejtoresha e Klinikës së Lëkurës, ka qenë në dasmën e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Ljupço Nikollovski. Ky informacion nuk është i saktë.
Linku deri te artikulli origjinal: Panik në LSDM: Drejtoresha që e ka koronavirusin ka qenë në dasmë te Ljupço Nikollovski
Data dhe koha e publikimit: 9 mars 2020 14:27
Data e recensionit: 9 mars 2020
Recenzues: Mirosllava Burns
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje të Lëkurës në Shkup, Nina Caca-Biljanovska, për të cilën sot u konfirmua se është pozitive për koronavirus, këtë fundjavë ka qenë në shoqëri me gjysmën e LSDM-së, që kanë qenë mysafirë në dasmë te Nikollovski.
Ky pretendim është i pavërtetë dhe mund të shkaktojë panik midis individëve të përmendur si dhe të afërmve të tyre, të njohurve, njerëzve nga jeta publike ose kush do qoftë tjetër që është takuar me ta nga dita e dasmës e deri më sot.
Me qëllim ose jo, në artikull janë publikuar edhe shumë fotografi të dasmës, në të cilët pretendohet se ka marrë pjesë edhe drejtoresha, si dhe një fotografi e saj në mantel të bardhë në zyrën e Klinikës së Lëkurës. Shumë lehtë mund të kontrollohet se a ka qenë e pranishme doktoresha në dasmë – mjafton një telefonatë deri te sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, duke e pyetur se a ka qenë apo jo ajo mysafire në dasmë. Në vend që të përdoret kjo metodë themelore e verifikimit gazetaresk, ngrihet panik më i madh duke i cituar të ftuarit e spikatur që kanë qenë në dasmë, të gjithë politikanë dhe figura publike. Cili ishte qëllimi për ta bërë këtë?
Në nenin tetë të Kodit të gazetarëve thuhet se mënyra e raportimit në rastet e sëmundjes duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi.
Rregulli themelor i gazetarisë është që informacionet që publikohen të kontrollohen në çdo rast të mundshëm, veçanërisht kur bëhet fjalë për lajme që mund të shkaktojnë panik dhe që kanë të bëjnë me raportim në rast të gjendjes shëndetësore të një personi që mund të shkaktojë shqetësim te një numër i madh njerëzve.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari