Dragi Naxhinski
Dragi Naxhinski është kryetari aktual i Komunës së Berovës, dhe e përfundon mandatin e dytë të njëpasnjëshëm.
JETA PRIVATE
Dragi Naxhinski ka lindur me 17 nëntor, viti 1958, në Berovë. I martuar dhe babai i dy fëmijëve.
KARRIERA
Inxhinier i diplomuar në pylltari dhe pjesën më të madhe të përvojës së punës e ka kryer në këtë fushë. Prej vitit 1986 ka qenë udhëheqës në shfrytëzimin e pyjeve në “Maleshev” në Berovë”, ku një periudhë të caktuar ka qenë drejtor teknik i ndërmarrjes dhe drejtor – menaxher i degës “Malleshevo”. Prej vitit 2002 deri në vitin 2005 ka qenë referent në shfrytëzimin e pyjeve në Ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë” – Berovë, më pas ka qenë menaxher i DOO “Malesh-berza”, ndërsa prej vitit 2007 deri në zgjedhjet e tij për kryetar në Komunën e Berovës, në vitin 2009, ka qenë komandant në policinë e pylltarisë në të njëjtin vend.
KARRIERA POLITIKE
Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, për herë të dytë është zgjedhur si kryetar i Komunës së Berovës. Mandatin e parë e ka filluar në vitin 2009. Në asamblenë e përgjithshme të ZELS-së, në korrik të vitit 2011, ka qenë i zgjedhur si anëtar i Këshillit drejtues në ZELS.
BURIME
ZELS – BIOGRAFI TË KRYETARËVE TË KOMUNAVE NË MANDATIN 2013-2017 (faqe 3 dhe 4)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari