Dragan Pavlloviq – Llatas

 

JETA PRIVATE

Dragan Pavlloviq – Llatas ka lindur me 25 shkurt të vitit 1960. I martuar dhe babai i dy fëmijëve.

ARSIMIMI

Ka përfunduar shkencat ekonomike në Universitetin e Beogradit, ndërsa ka diplomuar edhe në shkenca politike në Universitetin FON në Shkup në vitin 2005. Është magjistër edhe ka doktoruar në Universitetin Evropian – Shkup, ku punon si profesor prej vitit 2012.

KARRIERA

Ai është edhe kryeredaktor në televizionin Sitel prej vitit 1977 dhe ka qenë në gazetën ditore “Veçer” në periudhën 2006-2012. Llatas është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve të Maqedonisë (AGM) dhe ka qenë sekretari gjeneral i saj në dy mandate (2002-2007 dhe 2011- vazhdon).

Karrierën e ka filluar në “Mllad Borec” (1980-1984), ndërsa ka qenë edhe bashkëpunëtor në gazetën e të rinjve të Beogradit “Mlladost”.

Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 1996 ka qenë kryeredaktor në radion “Voks”, ndërsa pas themelimit të javores “Fokus” në vitin 1995 punoi edhe aty si gazetarë për një periudhë të caktuar.

Dyshime për bashkëpunim me shërbimet e huaja

Dragan Pavlloviq – Llatas ka qenë i dyshuar për bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe gjatë kohës së luftërave të ish Jugosllavisë. Gazeta “Vreme” publikoi dokument nga DSK të cilat theksojnë se Llatas ka organizuar djegien e ambasadës amerikane në Shkup në vitin 1999 me urdhër të UDBA-së. Gazeta e paraqet Pavlloviqin si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviqit, i cili urdhrin e ka marr me 13 mars të vitit 1999, ndërsa djegia është bërë dhjetë ditë më pas. “Vreme” akuzon Pavlloviqin se ka spiunuar udhëheqësin e VMRO DPMNE-së, në kohën kur në krye të partisë ka qenë Ljubço Georgievski.

Gjuha “pikante”

Pavlloviq Llatas ka qenë i akuzuar nga 13 gazetarë dhe anëtar të asociacioneve të gazetarisë në vitin 2009 për tekstin e panënshkruar në “Veçer” me titull “Greqia paguan gazetarët e vet në Maqedoni për kalimin e propozimit grek”. Llatas në emisionin televiziv u lavdërua se në shtëpinë e tij nga politikanët ka hyrë vetëm kryeministri Nikolla Gruevski dhe se ai është miku i tij. Llatas ka qenë i gjykuar për profesionin e gazetarisë në Maqedoni për shkak të fjalorit të papërshtatshëm që përdor dhe shkelje të kodeksit etik për gazetari. Në një intervistë në Sitel në 2016, Llatasi i tha Zoran Zaevit, kryetarit të LSDM-së, se është “fanatik” dhe se “gënjen si turk”. Për sjelljen e Llatasit ka reaguar edhe ambasada turke në Maqedoni dhe Shoqata e gazetarëve në Maqedoni (SHGM), duke thënë se i ka ofenduar turqit në Maqedoni dhe se ka krijuar një pamje të keqe për gazetarët.

Bombat

Në bisedat e përgjuara emri i Llatasit paraqitet shumë shpesh. Zëri i tij u dëgjua gjatë marrëveshjes me funksionarët e lartë shtetëror nga VMRO-DPMNE për krijimin e politikës redaktuese në lajmet e TV Sitel. Në bisedat e tjera, Llatas përmendet nga gjykatësja Filimena Manevska,  që kërkon shërbim që të fitohen rasti gjyqësor në favor të Llatasit. Deri më tani PSP nuk ka ngritur akuza ndaj Dragan Pavlloviq- Llatas. Llats deri te PSP ngriti akuzë kundër kryerësit të panjohur, për lëshimin e incizimeve të bisedave të tij private. Bisedat private u shfaqën disa muaj pasi Zoran Zaev ia kishte dhënë PSP-së bisedat e përgjuara.

BURIME

MediaPedia: Dragan Pavlloviq – Llatas Wikipedia: Dragan Pavlloviq – Llatas

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.