Donev mund t’i kthej paratë, siç i kthyen funksionarët e KSHZ-së

Aleksandar Donev. Foto: Agjencia për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, 2017

 

Aleksadar Donev, drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, dha deklaratën në vazhdim, një pjesë të së cilës e konsiderojmë të pavërtetë:

Drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit Aleksandar Donev thotë se nuk ka mundësi ligjore që të kthej paratë në buxhet për të cilat ai tha se do t’i jep prej xhepit të vet, pasi që në opinion u zbulua se deri në Buenos Aires, Argjentinë, ka fluturuar me biznes klasë, me vlerë rreth 4.000 euro. Donev, i cili më herët premtoi se do të kompensojë dallimin në çmim prej biznes klasë në klasën ekonomike, për “Makfaks” thotë se nuk ka ndërruar mendje për paratë, do t’i dhurojë dhe për këtë do ta informojë opinionin. 

– Në marrëveshje dhe në bashkëpunim me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, e di se bëhet fjalë për një dhomë për fëmijë me nevojat të veçanta, andaj parat do të donohen për këtë qëllim, por opinioni do të informohet kur kjo do të ndodhë, deklaroi Donev. 

[Burimi: Makfask – Donev: Paratë akoma nuk janë kthyer…Data: 14.12.2017]

 

ARSYETIM:

Drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit, Aleksandar Donev, për  “Makfaks” deklaroi se nuk ka mundësi ligjore që të kthej në buxhet paratë e shpenzuara për biletat në biznes klasë, gjatë udhëtimit të tij në Argjentinë, gjë që është e pavërtetë.

Në të vërtetë, ai nuk duhet të kthejë 4.000 euro, por dallimin në para prej klasës ekonomike nga biznes klasa që është rreth 30 përqindëshi i 4.000 eurove me të cilat ka paguar biletën.

Çdo njeri, i cili ndonjëherë ka bërë pagesa nëpër sportele të postave ose të bankave në RM-së, e di se ekziston mundësia që pagesa të bëhet drejtpërdrejtë në xhirollogarinë e Buxhetit të RM-së.

Llogaria e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë është si në vazhdim: 100000000063095 

Kjo është llogaria e përgjithshme e buxhetit, ndërsa nëse dëshirohet, për shembull, që të t’ia dhurojë ndonjë ministrie ose për donacione ose në ndonjë institucion tjetër buxhetor, mund që të bëj këtë me ndonjërën prej xhirollogarive dhe gjithë këtë, siç e vërtetuam në një bisedë joformale me shërbyesit në bankë, mund ta bëj gjithkush prej çfarëdo sporteli të ndonjë banke, me ç’rast edhe do të ndihmohet.

Fundja, siç mësuam edhe nga burimet e Ministrisë së Financave, këtë deri më sot e kanë bërë më së paku dy anëtarë të Komisionit Shtetërorë Zgjedhor dhe atë në buxhetin e përgjithshëm me shënim “kthim të mjeteve” ose ndonjë formulim të ngjashëm.

Drejtori Donev, duke pasur parasysh qëndrimin e tij publik për kthimin e parave, këtë mund ta bënte ashtu siç e përshkruam më lart, që do gë ishhte përmbushje e deklaratës të cilën e dha para një muaji.

Tani nëse shoh nga ajo perspektivë kam gabuar dhe ja do të përcjellë një mesazh, një mësim, deri te funksionarët e tjerë publik, unë do të kthejë paratë që teprojnë nga biznes klasi në krahasim me atë ekonomik…”, deklaroi para një muaji Donev për televizionin Tellma. 

Për këtë shkak, deklaratën e sotshme të Donev se nuk ka mundur që të kthej paratë në buxhet, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teo Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.