Do të vazhdojë dhurimi i plazmës së gjakut nga personat që e kanë kaluar kovidin

Фото: commons.wikimedia.org

Dhurimi i plazmës së gjakut në vend nuk shfuqizohet, thotë drejtori i Institutit të Mjekësisë Transfuzive, dr. Sadula Useini, i cili thekson se përdoret plazma e gjakut me titrin më të lartë të antitrupave nga pacientët e shëruar. Dhuruesit e plazmës shëruese mund të dhurojnë të paktën 28 ​​ditë pas largimit të të gjitha simptomave të sëmundjes.

 

Shkruan: Mirosllava Burns

 

Plazma e gjakut e pacientëve që e kanë kaluar Covid-19 për më shumë se një vit e gjysmë, është një nga metodat e përdorura për të shpëtuar jetën e të tjerëve të infektuar. Megjithatë, një njoftim i fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron ndryshim të mundshëm në këtë mënyrë të trajtimit. Në udhëzimin e saj të përditësuar për terapinë për kovidin më 7 dhjetor 2021, OBSH rekomandon që për pacientët e lehtë me kovid, plazma e gjakut nuk duhet të përdoret, ndërsa kjo metodë duhet të vazhdojë të përdoret vetëm në testimet klinike për pacientët e rëndë dhe kritikë me Covid-19.

Plazma konvalente është transfuzion i plazmës së gjakut nga dikush që është shëruar nga Covid-19. Provat aktuale tregojnë se plazma konvalente nuk përmirëson shkallën e mbijetesës dhe nuk redukton nevojën për të përdorur respiratorë, dhe nga ana tjetër kushton shuma të konsiderueshme parash. Një panel i pavarur ekspertësh, gjegjësisht, grupi për zhvillimin e rekomandimeve për trajtim, shqyrtoi të dhënat nga 16 studime të kontrolluara të rastësishme që përfshinin 16,236 pacientë me infeksion të lehtë, të rëndë dhe kritik nga kovidi. Është vërtetuar me siguri se plazma e gjakut nuk ka asnjë përfitim për pacientët e lehtë, por nuk ishte njëjtë për pacientët e rëndë dhe kritikë. Kështu që studimet klinike të rastësishme për këto nëngrupe duhet të vazhdojnë, thuhet në komunikatën e OBSH-së.

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, do të vazhdojë marrja e plazmës së gjakut nga pacientët e shëruar, e cila do t’u jepet si indikacion të sëmurëve dhe pacientëve të hospitalizuar. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Transfuzione, dr. Sadula Useini, për “Vërtetmatësin”, tha se Instituti i Mjekësisë Transfuzione ndjek rekomandimet e organeve përkatëse në fushën mjekësore, si AABB dhe Drejtorinë Evropiane për Cilësi.

Praktika e deritanishme në vend, sipas Useinit, ka qenë përdorimi i plazmës së gjakut me titrat më të lartë të antitrupave nga pacientët e shëruar. Instituti i Mjekësisë Transfuzive nuk është kompetent për të monitoruar rezultatet e përdorimit të plazmës tek pacientët, por ka raste që ka ndihmuar, të cilat janë shfaqur publikisht së bashku me apelet për dhurimin e plazmës konvalente.

Në vend dhurimi i plazmës së gjakut nuk është shfuqizuar, sepse ne kemi organe përkatëse, rekomandimet e të cilave i ndjekim. Kemi edhe aksione. Ne përdorim diagnostifikime që janë top në mjekësi dhe plazmë gjaku me titrin më të lartë të antitrupave, na tha dr. Useini.

Nga Ministria e Shëndetësisë, për “Vërtetmatësin” thonë se plazma e gjakut nuk përdoret prej kohësh në trajtimin rutinë të pacientëve me Covid-19. Megjithatë, një ose dy herë në javë, një klinikë e kërkon këtë produkt gjaku nga Instituti i Mjekësisë Transfuzive. Nga burimet tona në Institutin e Mjekësisë Transfuzione, të cilët nuk duan të identifikohen, mësojmë se ka pasur raste kur pacientët, një ditë pas aplikimit të plazmës së gjakut, kanë filluar të shfaqin simptoma të reduktuara të Covid-19. Por ky nuk është rregull i përgjithshëm, pasi për Covid-19 asgjë nuk është një rregull i përgjithshëm dhe trajtimin e këtij infeksioni.

 

KUSH MUND TË DHUROJË PLAZMË GJAKU?

Pacientët e shëruar nga koronavirusi mund të dhurojnë plazmë gjaku. Ata duhet të aplikojnë nëpërmjet formularit elektronik në faqen e internetit të Institutit të Mjekësisë Transfuzione.

Plazma konvalente mund të dhurohet nga një person që është shëruar nga infeksioni Covid-19 nëse plotëson kërkesat standarde të dhurimit të gjakut dhe kriteret shtesë. Ata duhet të kenë prova të dokumentuara laboratorike që janë diagnostikuar me Covid-19, test pozitiv diagnostik RT-PCR ose test pozitiv antitrupash anti-SARS-CoV-2, pavarësisht nëse kanë pasur simptoma ose kanë qenë asimptomatikë, ose të kenë test serologjik pozitiv për antitrupat anti-SARS-CoV-2 pas rikuperimit (IgG), përveç nëse nuk është kryer testimi diagnostifikues. Dhuruesit e plazmës shëruese mund të dhurojnë të paktën 28 ​​ditë, pasi zhdukjes së të gjitha simptomave. Mund të dhurojnë donatorë meshkuj ose femra që nuk kanë lindur, ose që janë negative ndaj antitrupave HLA. Të gjithë duhet të nënshkruajnë marrëveshje informative për dhurim.

Procedura e dhurimit të plazmës quhet plazmaferezë dhe kryhet me një ndarës shumë të sofistikuar të qelizave. Procedura zgjat nga 40 deri në 60 minuta dhe 300 deri në 600 ml plazma ekskretohen, dhe përbërësit e mbetur i kthehen dhuruesit. Plazma që dhurohet është pjesa e lëngshme e gjakut që zëvendësohet shpejt. Dhurues mund të jetë një person i moshës nga 18 deri në 60 vjeç me peshë trupore më shumë se 55 kg që plotëson kriteret e mësipërme. Para dhurimit kryhen analizat e nevojshme laboratorike si analiza e gjakut, analiza biokimike, grupi i gjakut me skrining antitrupash etj.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.


 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari